Kampanja zgjedhore, si dëshira e pinokiot

Opinione

Kampanja zgjedhore, si dëshira e pinokiot

Nga: Nexhat Bexheti Më: 5 tetor 2017 Në ora: 11:15
Nexhat Bexheti

Duke ndjekur shpalosjen e programeve nga kandidatët shqiptarë, për prefektë komune , më rikujton  dëshirën e  pinokiot  për tu  bë burrë.

Pushteti lokal është veriga kryesore e funksionimit të shtetit,pikërishtë lokalja është agregati  kryesor për furnizimin e gjeneratorit  qendror. Fuqia qëndron në duart e  prefektëve, po qe se ata janë të vetdishëm, dhe posedojnë potencial politik që  ta përdorin.Me pesë kryetarë të komunave munden të shpallin autonomi teritorialo-politike. Mandati i marun nga qytetarët duhet të materalizohet për kërkesa madhore. Popullata gjatë një të kaluare të afërt ka patur synim realizimin e objektivave të shprehura me forma demokratike të lejuara me konventat  e  OKB-së.

Zbehen kandidatët me kërkesa natyrale, kërkesat politike thua se nuk janë prezente,si.psh. kërkesat për decentralizim teritorial dhe fiskal. Autonomia e komunave duhet të jetë ofertë primare e kandidatëve politikishtë të shkathët. Opsionet politike janë  zavendësuar me opsionet e mbeturinave, ajrit dhe ujit, këto janë dhurata nga natyra e jo nga politika.Me këto kërkesa nuk indentifikohen shqiptarët, ne kemi kërkesa më të arsyeshme se të mbeturinave. Klasat politike shqiptare dekadën e fundit thuaj se kanë degres në programet politike, kur është fjala për kërkesat e populates, nëse bëjmë krahasim me opsionet e plasuara në  gjenezën e organizimit politik të shqiptarëve në periudhën fillestare të mvetsimit të shtetit.Politika duhet të drejtohet me kërkesa politike, avancimi i ideve për autonomin e pushtetit lokal, vetëm autonomia e pushtettit lokal,do ti zgjidhë me automatizëm anomalitë e sedimentuara me dekada, dhe nuk  do të kenë nevojë që të fajësojmë para ardhësit prefektë komune, sepse edhe i posa zgjedhuri  do të hecë nëpër hijen e të parit sepse i është e vizatuar rruga nga e cila duhet të hecë. Nuk janë bë ndryshime në pavarësinë e komunave, kështu edhe sikur të zgjedhim edhe gjeniun më të madhë të kohës,nuk do të ketë sukses,sepse nuk e lejon sistemi politik,komuna i ka duartë e lidhura.Zhvillimi ekonomik i komunave nuk ka shansë të përmirësohet kur pushteti qendror është deskriminatori kryesor. Prandaj mos të keqtrajtohet puna e deritashme e prefektëve, sepse edhe ata si të tjerët ia duan të mirën qytetit të vetë. Duhet që kampanja të fokusohet më shumë me kërkesa dhe trusni ndaj qeverisë për decentralizim.

Nga përvojat e kaluara mundemi të rekapitulojmë, se betejat politike i kemi humbur,nga sistemi deskriminues i pozitës  jo të barabartë shqiptarëve në shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat