Kosova: Izolim të imponuar, apo vetëizolim...!

Opinione

Kosova: Izolim të imponuar, apo vetëizolim...!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 12 tetor 2017 Në ora: 20:59
Shefqet Avdimetaj

Me prononcimet e tij të fundit, Hashim Thaqi tregon "aftësitë "prej gënjështari dhe manipuluesi ordiner, që kurr nuk duhet ti besohet.

Është ky po i njëjti gënjështarë,që "formoi"ushtrinë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, "sjelli "liberalizimin e vizave, "punësoi" mbi 200.000 punëtorë etj, vështirë t'i numërohen gënjeshtrat këtij gënjështari patologjik.

Për sa i përket liberalizimit të vizave, ështe e ditur që nuk do ta kemi, edhe nëse bëhet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Pa luftuar korrupcionin që ka kapluar Kosovën, që nga koha kur udhëheqjen e muarën anëtarët e klanit Pronto(lepurushat e LPK-së), nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Pa e luftuar nepotizmin, që klani Pronto e instaloi si sistem në Kosovë,nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Si mund të presim liberalizim të vizave me 50% papunësi, kur sipas sondazheve të fundit 50% e të rinjëve dëshirojnë ta lëshojnë Kosovën?

Do ta kishim, që shum kohë liberalizimin e vizave,po tä donim Kosovën dhe popullin e Kosovës.

Sikur të mos vidhej cdo gjë që mund të vidhet, sot nuk dp të kishim këtë papunësi dhe varfëri...!

Po ti ruanim dhe shfrytëzonim me kujdes pasuritë e fituara me djersë,që trashëguam nga baballarët tanë,sot Kosova nuk do të ishte në kët gjendje ekonomike çfarë është.

Fabrikat u privatizuan (tjetërsuan) shumica nga politikanët dhe servilët e tyre, tokat bujqësore u privatizuan(tjetërsuan)nga politikanët dhe servilet e tyre.Kemi raste kur një ari tokë,në një kooperativë bujqësore, në Drenicë është shitur me "çmim"marramëndes, 14 euro/ari...! O TEMPORA O MORES...!

Në vend që bënin të pamundurën për të funksionalizuar fabrikat, këta kleptoman i përvetësuan.

Në vend që të ruhej toka bujqësore, si sytë e ballit(kemi 0,16/ari për kokë banori) këta e betonizuan, ose e përvetësuan, thjeshtë e vjedhën, çdo gjë që mund të futej në shërbim dhe të mirën e popullit.

Janë mu këta të klanit Pronto (sigurisht edhe të klanëve tjera) që në Kosovë instaluan sistemin udhëheqës të Kleptokracisë, me një Oklokrati(oklarki), dmth më udhëheqës amatorë, por të "zgjuar" për të vjedhur...!

Mos të gënjehemi, se nuk ka viza me këta analfabet të diplomuar, hajdut, gënjeshtar dhe amater politik.

Nuk ka viza me ata që vjedhen fondet e mërgitarëve,që i ishin dedikuar luftës sonë të shenjtë, kurse këta si "komandant"të Rognerit, pengonin, sabotonin dhe "luftonin" nga distanca.

Janë mu këta, që u munduan me mish e me shpirtë, që të themelohej gjykata speciale në Hagë(vetëm për shqiptarët) me shpresë që të shpëtojnë lëkurën e tyre prej hipokritëve.

Tani, si duket e kan kuptuar, se aty do shkojnë edhe vetë, dhe na dalin si kritikues të bashkësisë ndërkombëtare.

Këtyre ju konvenojnë situata jo stabile në vend, i kanë në skenarët e tyre. Por populli ynë është aq vigjilent,dhe nuk do të prishë raportet me bashkësinë ndërkombëtare, e posaqërisht me SHBA-të, Anglinë etj. Nuk do të bi pre e gënjështrave të tyre.

Janë forcat e NATO-s dhe aletaëve të tyre,kuptohet me ndihmën e UCK-së që na sollën lirinë në Kosovë dhe vitin e mrekullive, apo siç e quanin latinët Annus Mirablis...!

Në Kosovë, sipas mendimit tim, nuk bëhet fjalë për izolim të imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, por për izolim të vetëimponuar.

Vetëm me punë,sinqeritet ndaj shtetit dhe popullit, rrespektim të të mirave të shtetit,me luftë të ashpër kundër korrupcionit dhe nepotizmit dhe duke luftuar udhëheqësit kleptoman, mund të lirohemi nga vetëizolimi, si formë shum e rëndë,ngase cdo gjë që është e vetëimponuar, është e rëndë.

Pse BE, e lutë Norvegjinë që të antarësohet në BE?

Përgjegjja është shum e thjeshtë...! Ekonomi të zhvilluar,papunësija në nivel shum të ulët,ashtu edhe korrupcioni,nepotizmi etj.

Norvegjezët, shumica, e respektojnë dhe duan shtetin e tyre, i respektojnë ligjet në fuqi...!

Ne duhet ti kryejmë detyrat tona, Europa do ti kryej të vetat...!

Në asnjë moment nuk duhet të bëhemi pesimist, por optimist, kemi rininë, që Europa, na e ka lakmi.

Të bëjmë të pamundurën që ti ndalim në Kosovë, Kosova është e tyre, jo e kleptomanëve,dhe atyre, që për ta duan shtetësi shqiptare,vetëm e vetëm që të mund të dalin nga Kosova. Po, shtetësi shqiptare, për të gjithë, ky proces është i pandalshëm..!

Realizimi i këtij procesi bëhet me punë, në të dy anët e kufirit, e jo me fjalë boshe. Jo me patriotizëm falso...!

"Do të jemi nacionalist të mirë vetëm atëherë kur i dallojmë dhe luftojmë të metat e popullit tonë- vetëvetës"

Jemi mësuar më gënjeshtrat e tyre, sa që edhe po të na thonë të vërtetën, vështirë të ju besojmë.

Tagora thoshte "Edhe e vërteta tingëllon hidhur,kur del nga goja e një gënjështari"...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat