Hashim jep dorëheqje!

Opinione

Hashim jep dorëheqje!

Nga: Sinan Kastrati Më: 14 tetor 2017 Në ora: 12:34
Sinan Kastrati

Nganjëherë fjalët nga gjuhët e huaja i përdorim më shumë për tu treguar të tjerëve se vetën ne ”flasim” me gjuhë akademike.

Prandaj unë nuk ”e përdora” fjalën ”Nostalgji” por fjalën ”Mallë”.

Dhe vërtetë më ka marrë malli për të kaluarën e lavdishme e për poetët e dashur, për atdhte e mëmdhe e për ”vendlindje”. Kjo fjalë, ”vendlindja” sikur është zbehur këto 20 vjetët e fundit pasi që ”komandantët” e uçk-së e zaptuan dhe aq shumë e përdorën për përfitime personale, për para (dollarë, marka, të prishur në lekë), saqë më nuk ”dëshiroj ta përdori edhe aty ku e ka vendin.

Thjeshtë nuk më pëlqeu fjala ”nostalgji” prandaj e përdora fjalën ”mallë”, mallin për atdheun e për të kaluarën, për ”Motin e madhë”, tamam sikur rilindasit dhe shkrimtarët e poetët e Veriut.

Ah ky Veriu

Dikur kishim Veriun e Shqipërisë me Shkodrën si kryeqendër, kryeqytet dhe mburreshim me buurat e të bamat e tyre e tash kemi edhe Veriun e Kosovës e Mitrovicën e Veriut e dikur e kishim Mitrovicën e Titos, jo shumë vjetë

Mitrovica e Titos

Nga muaji Shkurt- Qershor të vitit 1982 (si ushtar i APJ-së), isha i izoluar në Tuzëll të Bosnjës e Hercegovinës.

Atje mora vesh se u vranë Vëllezërit Gërvalla e K. Zeka.

Mitrovicës ia kishin ndërruar emrin, ose më mirë me thënë, ia kishin shtua, ”e Titos”, Mitrovica e Titos, ndërsa tash, ”komandantët e uçk-së” a shtuan Mitrovica e Veriut”

Ndërsa në Kosovë, me gjithë masat e shtuara, rritjën e numrit të policëve nga e tërë Jugosllavia, situata nuk përmirsohej. E kam fjalën për vitin 1981, 1982 e këndej. Në Mitrovicë hiqej pllakata ku shkruante Mitrovica e Titos dhe Titova Mitrovica (serb. Shën. I auit) e në vend të saj shkruhëj edhe parulla ”T M” , që do të thotë: Tahir Meha, një luftëtar nga Prekazi i Drenicës, në vend të Titova Mitrovica.

E mua më pyesnin çdo ditë e nganjëherë edhe natën vonë dy kapitenë të sigurimit të armatës jugosllave, Muharem Efendiq, boshnjak dhe Drlic, serb për situan pas demostratave në Kosovë e në Shqipëri.

Tri apo katër erdhi edhe Shefi i Sherbimit të Sigurimit Shtetëror të APJ-së nënkoloneli Aleksander Vasiljevic, ish gjenerali i mëvomnshëm, të cilin, pas 10 vjetëve, më 1992, e pash në televizionin suedez kur e burgosi Alia Izetbegovic në aeroportin e Sarajevës.

Ai më pyeste për Major Ahmet Krasnniqin … dhe kishte fjalë të mira për ushtarin Fadil Alia, një spiun i Drenicës, që shërbente në Doboj e më vonë në Sarajevë për me dalur te parulla ”Tahir Meha” në vend të Titova Mitrovica dhe Sadik Blakajn e të tjerë .

Po këto janë të shkuara e të (pa)harruara.

Rindja e së shtunës

Aso kohe punonim pesë ditë në javë, edhe të shtuneve. Vetëm të dielave kishim pushim pushim. Ditën e shtunë e pritshim më me qef sepse Rilindja ishte më e pasur me shkrime nga letërsia, kultura, historia … Ndodhte që atë ditë dilte edhe ”Shkëndija” e ”Fjala”, ”Thumbi” e revistat tjera me plotë materjale të bollshme e me pena tashme të verifikuara nga arti e kultura, letërsia, kultura e tradita. Nuk po i përmendi se zënë shumë vend por nuk kam qare pa e përmend Ali Hadrin, Ali Sutajn, Ramiz Kelmendin, Hasan Mekulin etj.

Dhe kjo është një arsye më shumë që edhe tash, unë shkruaj më shumë të shtuneve dhe të dielave.

Kalendari

Në fund të dhjetorit shumica e revistave kishin edhe kalendarin për vitin e ardhshëm dhe unë merrja më tepër revista se sa më duheshin e pastaj iu shprëndaja të afërmeve nga një falas, axhallarëve, bacës dul, Bali, Hel e nipave të axhës Ban.

Njëherë Zeqa, vëllai im, ndjesë pastë kur mi pas ni krah me revista e gazetën Rilindje, më tha: -Sinan, ma jep edhe mua një kalendar !

-pse i thash Zeqë, çka po të duhët? . Êshtë një kalendar verrë në odë. - Deshta me e vjerrë edhe unë një në aher, te ballicat .

Po të mos ishin komandantët?

Lexo e (mos)beso!

Dhe fillova të lexoj shkrimet e Vehbi Kajtazit që si dukët edhe iu pau sherrin tash, dje.

Hyra në Google dhe gjeta disa nga ato që më interesonin dhe u ndala te shkrimi ”Po të mos ishin komandantët ?”

Shkrim interesant. Shumë përmbajtësor dhe i kuptueshëm. Edhe ”heronjët” ishin të njohur për lexuesin dhe ”publikun” kosovar, gati gobava. Veç që s`e shkruajta ”për publikun e Cirkut Shqiptar”.

Ushtarë dhe ushtare shpesh bënin seks

U mundova ta lexoj sikur kur kur isha i vogël e mësuesit na detyronin mësuesit me i mësua vjershat përmendësh 12, 13 strofa. Shpesh na zinte gjumi e flenim me libër ner jastak.

Vehbiu nuk i harron ”eprorët” ushtarak dhe hyzmeqarët e tyre, komandant Eminin e Fadilin por e ”tepron” që e përmend Sabit Gecin … Bedri Islamin e Hashim Thaqin, që veç kanë fillua me iu shplu këmbët, sepse Hashimin e kanë k`thye me shpinë për toke.

Dy gjëra që më prekën e nuk do ti harroj nga ky tregim i para dy decenieve që na e kujton Vehbiu është, kur ai e pyet Emin Sopën: -Çka po ruani këtu ? - ”I ruajmë gazetarët mos me shku në zonat e UÇK-së e për të ardhur te e vërteta tjetër e hidhur por e vërtetë: -Atje, në Cahan, në Shqipëri kishte burg (burgje, shë. imi) dhe ushtarët e ushtaret bënin seks.

Tregimi është i gjatë, fatkeqësisht dhe i vërtetë edhe për faktin ”e fatin” e Vehbiut të cilin dje e rrahën në qendër të Prishtinës.

Po në Kosovë e kishte burgje dhe shtëpi publike ?

Premtimet poshtëruese të Hashimit

E tash, u fol e u përfol për viza (VIZAT), kush tjetër pos Hashimit e tash edhe Ramushi. Për Ramushuin, është ”gjynah” me folur sepse ai i ngrati këtë ditë e ka pritur, me u ”bâ kryemisnistër” i Kosovës.

Hashimi tash ka fillua me qit shkelma gjoja ndërkombëtarët janë fajtorë për ”liberalizimin e vizave”.

Po a nuk ishte Hashimi që në fushatën para zgjedhësve, në dhjetor 2014 që iu ”bënte be” elektoratit të Drenicës dhe asaj të Kosovës se brenda 14 muajve, kosovarët do të lëvizin lirshëm kah të don ?

A nuk ishte Hashimi ai i cili thonte ”se luaj K … e me amerikanët” ?

A ishte Hashimi që na tha, disa herë se do ta bëjë ”ushtrinë” e Kosovës, sivjet dhe a ishte Hashimi më në fund që edhe injorimin e ambasadorit britanez, kur ai ”fliste” e quajti fëmijëror e të fruastruar?

Dhe shpresat e paska humbur Hasha dhe përsëri e k`theu kryt kah ”nëna Shqipëri”. Nga ta kërkoi ndihmë sikurse më 1997, 98, 1999 kur ishte Fatos Nano e më vonë.

Hashim, Britania e Madhe dhe kryeministri Bler janë shteti më mik në botë për shqiptarët. Sipas dokumenteve, është Toni Bler i cili më shumë se Bill Klinton ka këmngul që edhe me këmbësori të hyjnë në Serbi e ta ndalin katastrofën humanitare të shqiptarëve. Këtë nuk e bërë ti e as ”Shqipëria nënë”. Sa për ty e komandantët e uck-në tënde ¨, Serbia na mbyti në dtin Adriatik e Jon.

Nëse ti ke qëllim me e mbrojtur B … tënde, dhe disa ”miq”, vëllezërit e akraba tu, të besoj por mos u lodhë me na shit Dushk për Gogla (Dushk në në vend të duhanit e gogla, në vend të arrave) se më askush nuk të beson.

Hashim, me ty, Kosova nuk do të ketë ushtri (e as viza) ose do të ketë ushtri të pdk-së!

Ti nuk e ke çliruar Kosovën e as nuk i ke pri luftës!

Kosova nuk është shtet i pavarur e as nuk ka sovranitet, sëpakut në disa pjesë të saj.

Në fund, një këshillë: Për të mirën e vendit, popullit dhe të ardhmes, Hashim, dorëhiqu sepse kështu e ndihmon vendin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat