...dhe gazetari

Opinione

...dhe gazetari

Nga: Enver Visoka Më: 14 tetor 2017 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

E tmerrshme. "Kënga prej akulli dhe zjarri". Fundi; posti në pushtet e jo froni mbretërore. Kah po ecë shoqëria. Çfarë po ndodhë me gazetarë në lojën për pushtet. Dhe cilat do të jenë pasojat...

Njeriu i vogël pret. Hanë thonjët e vet dhe jep votën. Nepotizmi, korrupsioni, papërgjegjësia marrin krehë të zezë dhe çdo gjë ngulfasin në errësirë. Nata prodhon ëndrra të mira për braktisjen e vendit në kërkim të njëtoke të re. Dhe kështu vazhdon përtrirja apo mbushja e kantonjerëve perëndimorë me refugjatë nga një vend i vlerësuar si i sigurtë dhe me prespektivë të mirë për zhvillim. Po, për zhvillim, për ata që kanë kapitalin, ndikojnë apo drejtojnë poltikën dhe bëjnë lojën vetë, ashtu si ata dojnë të dhe t´ju teket. Nuk është për ´u çuditur. Kjo nduk ndodhë vetëm në Kosovën e vogël. Është një plagë që djeg, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të zbutet nga gazetari me maskë. Ai nuk mund ta demaskojë shoqërinë. Ai nuk e ka marrë mbi veti përgjegjësinë. Pra pse nuk mund ta bëjë këtë?!

Ai synim e ka ta përvëtesojë publikun e pastaj të kalojë në politikë, të merrë votë dhe pushtet. Pra, ëndërra e tij, përfundimisht nuk është ndryshimi i shoqërisë por përfitimi, ngjitja dhe ngritja në karrierën politike. Pa dashur në këto çaste me bie ndërmend ndërgjegja e gazetarit të "Bild"-it Günter Wallraf, heroit të madh të gazetarisë. Dhe pyes se cili nga gazetarët tanë do të ishte në gjendje të zhveshej nga krenaria, ta lë luksin, të ndrrojë identitetin,të kalojë në rrathët e ulët të shoqërisë, me një qëllim të vetëm që ta demaskojë shoqërinë. Günter Wallraf qysh në vitin 1985 shkroi librin "Ganz unten" (Krejte poshtë). Ndërroi identitet. Ngjiti perikë dhe mustaqe të zezë. Zgjodhi emrin Ali. Kaloi me shpirt e me gjak në qenien e një turku dhe punoi si punëtor krahu gjithkah dhe gjithkund. Të gjitha keqtrajtimet që iu bën i barti në librin e sipër përmendur, i cili në atë kohë u shit jo më pak se në 7 milion ekzemplarë dhe u bë i njohur në të gjithë botën.

Mbrëmë, pas sa viteve, në një dokumentar teliviziv,të njëjtën rrugë kishte ndjekur redaktori i të njëjtës gazetë, i cili në rrobat e punëtorit duronte nga punëdhënësi malltretimet në punën e kamionngarësit me mall të rrezikshëm për jetë. Porosia ishte e qartë: Kur është në pyetje sipërmarrësi i madh apo titani, me njeriun e vogël mund të bëhet çfarëdo. Mund të shkelen normat morale e pse jo edhe ato juridike... Çdo gjë bie ne ujë kur janë në pyetje ata që kanë paranë (kuptohet) dhe fuqinë,pra titanët... Gazetarja tjetër, kishte hyrë "në punë" si pastruese dhe përballonte tmerrin e tmerreve. Për një orë (që paguhej 8 euro) kërkohej nga ajo të pastrohej një kat i një shkolle, duke mos i përjashtuar as tualetet. Nuk ishte punë që kryhej vetëm për një orë. Drejtoresha e shkollës, pa e ditur se kë e ka brenda si pastruese, gënjente gazetarin tjetër që i shtronte pyetjet për mbiorët e punëtorëve. Ajo thoshte prerë se ato paguhen. Kjo ishte hipokrizia që nxerrej para publikut. E vetmja rrugë të nxirret e vërteta në sipërfaqe është vetësakrifica e heronjve gazetarë të vërtetë.

Me fjalën publike nuk bëhet lojë. Të hiqet dorë nga hipokrizia. Të shpëtohet njeriun "krejt posht" para se vetë të bihet aty. Të heqet dorë nga lojërat politike të interesave klanore. Ajo nuk është punë e gazetarit të hyjë aty... Apo duhet të mashtrohet dikush duke thirrur: Terroristi, dhunuesi, mashtruesi, vrasësi etj, etj... është aty apo këtu... Unë do të shihem mirë nga ndërkombëtarët... O njeri nuk ka rëndësi se si do të shihesh ti para ndërkombëtarëve. Ata shkojnë dhe vijnë. Ti mbetesh aty. "Ti duhet ta marrësh mbi vete përgjegjësinë"(B.Brecht). Je i pavarur në tokën tënde. Zhvilloje atë që të kemi frute të mira. More vesh! Politikëbëresit janë ata që janë të varur. Dhe tek e fundit nuk pritet aq shumë nga ata që kanë frutin e fikut në dorë derisa shumica mirret me gjethet e tij pa e kuptuar se druri i fikut është i vjelur. Pra i vjelur!..

Lufto dhe mbroi ata që kanë mbetur nën degët e fikut në pikë të errësirës nëse do që e nesërmja të takoj ty, se se po u hapën së tepërmi gërshëret e shoqërisë (në të varfër dhe super të pasur) atëherë vaj halli, aty do ta kesh (apo e kemi) Europën dhe Azinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat