Në Shqipëri ka tokë, por nuk ka pronarë - fermerë - Ka “punë” por ajo nuk gjendet dhe nuk paguhet…!

Opinione

Në Shqipëri ka tokë, por nuk ka pronarë - fermerë - Ka “punë” por ajo nuk gjendet dhe nuk paguhet…!

Nga: Beqir Sina Më: 15 tetor 2017 Në ora: 21:08
Beqir Sina

Kjo histori me punën dhe punësimin është pjesë e nderuar është pjesa më e rëndësishme, e çdo populli, i cili e sheh lumturinë dhe  të ardhmen e tij,  te puna - punësimi, e shikon më shumë në formimin në botën rreth nesh. 

Mbasi, çdo njeri kur nuk e gjenë në vendin e tij - athere veçse merr rrugën e kurbetit fat keq- pra emigrimit të tij, për të gjetur një punë, një të ardhme më të mirë, ngaqë vendi i tij ja bën të pa mundur, ose ja bën jetën më të vështirë, “zi e ma zi” jetën e tij, dhe familjes së tij. 

Çerek shekulli më parë kur lulëzonte propoganda, vetëm kur lindte dhe pas perëndimit të diellit në Shqipëri, e shikoje se sa punohej dhe sa punë, kishte në atë vend. 

Mbasi, ky ishte dhe matësi më i mirë, dhe më i saktë për propogandë, që ka mbetur qysh në kohën e socializmit.

Diku punë me të vërtet dhe diku punë i thënçin, punë kotë fare ndonjëher sa për të marr një rrogë, sa për të ushqyer familjen.

Pra ishte një punë që shqiptarët bënin sikur punonin - ndërsa, shteti bënte sikur i paguante….sikur e shpërblente mundin e djerësën atyre puntorve, që lanë petkun duke punuar.

Po tash, mbasi ka mbi çerek shekulli që ai sistem ra, sepse degradoi shumë keq, a ka punë dhe të punësuar në Shqipëri,!?  A ka punë, por nuk ka  specialistë?

Faktikisht, sot  në Shqipëri, e para ka : “Tokë, por ja që toka, akoma nuk e ka të zotin e saj Pronarin e saj-

E dyta:  Në Shqipëri, ka tokë, por ska fermer, kush ta drejtojë dhe ska kush ta punojë. 

Në Shqipëri, ka fabrika, spitale,  industri, ka naftë, dhe ka liqene, det e lumenjë,  biznese, restorante e hotele, tregëti, që do të thotë ka se ku të punohet.

Ka punë! por nuk e gjenë dotë atë, dhe kur e gjenë ndonjë punë a e dini  sa paguhet puna atje, dhe sa e sigurt është puna atje!? 

Në Shqipëri, ka doktorë, inxhinier, gazetarë, shkrimtar, sportistë, profesor dhe mësues, policë dhe njerëz të tjer të administartës shtetrore, por a e dini  sa puguhen ata nga shteti, apo nga pronari !?

Shqipëria, sot sipas statistikave, llogaritet ndër vendet me pagat më të ulta në Europë, ku mesatarja nuk i kalon të 300 - 350 Euro në muaj, për njeri, dhe nivelin e papunësisë është nga më të ultat në botë, ndoshta.

Në Shqipëri, më e keqja është se edhe në se gjen një punë, ti duhet të paguash diçka, që të gjesh një punë me anë të ndonjë sekseri apo deputetit të zonës e ndonjë pushtetari, që të futesh në një punë, që mundësisht të jesh edhe anëtar dhe ke votuar për partinë Socialiste, e cila është në pushtet.

Në Shqipëri, Kryeministri i vendit thotë : “Ka vende pune, por janë për specialistë shumë të kualifikuar! E thënë,  më shkoqur "Punë ka por nuk ka specialistë!!!!”.

Kjo thënje e tij, është e papranueshme dhe s’mund ta “kapërdijë” as edhe një shqiptar, sot, i majtë apo i djathtë edhe i pavarur. 

Ajo është aqsa absatrakte, në thënje edhe e pa besueshme, aqsa vjen edhe porpogandistike, por dhe për të qeshur me këtë Kryeministër, që ka Shqipëria sot.

Saqë, çdo doktorë, inxhinier, gazetar, shkrimtar, sportistë, profesor dhe mësues, bujk, minator apo punonjës i naftës, që ka mbaruar një shkollë, dhe kërkon punë, duke emigruar, nga që është e papunë në Shqipëri, do të vinte buzën në gaz, dhe do të qeshte e tallej me Kryeministrin e Shqipërisë, prej këtij konstatimi sa naiv, aq edhe propagandistik, që është ai.

Por, zoti Kryeministër, a e dini ju! që të kesh specialista dhe natyrishtë që Shqipëria, ka plotë, të till, dhe, ndoshta më shumë se çdo vend i botës, për nga numëri i popullsisë, duhet të kesh jo vetëm  punë për njerëzit e tu, por edhe duhet ti paguash ata, ti sigurosh ata.

Dhe, ta dishë se sa për punësimin dhe punën në Shqipëri, nuk e kanë fajin punonjësit potencialë, por politikat e tua të rritjes së fuqisë punuese, dhe të mashtrimit me punësimin , kur ti përdor në fushata.

Ju zoti Kryeministër e rritët punësimin vetëm për katër vjet, dhe atë duke mbjellur drogën, në të gjithë vendin. Sepse, nëse kur e more pushtetin ishte lufta vetëm me Lazaratin,  ti ishe ai që për 4 vjet e bëre Lazart gjithë Shqipërinë.

Zoti Kryeministër, je vendi që ke bër më pak investime të mëdha, për katër vjet, prej se kur ke ardhë pushtet për të punësuar specialistët të zotë! dhe, me shkollë!

Aty ku nuk ka më investime, nuk ka punë ! si në asnjë vend të botës, me kaq shumë mundësi e resurse, por që fatkeqësisht nga kjo keqeverisjet është lënë kështu si është.....!

Dhe, fajin për këtë nuk e ka vendi as e kan shqiptarët ( specialistët,)  që ti nuk i ke aty  se përse, ata vetëm ikin dhe ikin nga Shqipëria, dhe, janë bisnesmen, afaristë, ekonomistë, doktorë, inxhinier, gazetar, shkrimtar, sportistë, profesor dhe mësues, bujq, minator apo punonjës të naftës, në Europë, Australi, Amerikë, e Kanada, madje edhe të suksesshëm dhe kan arritje atje ku shkojnë.

Kryeministër, fajin e ke ti, e ka qeveria yte, e ka ai korrupsioni, krimi i organizuar, dhe keqqeverisja, droga që ka mbuluar vendin dhe pasiguria për të jetuar në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat