Kush prej kujt kërkon ndihmë nga votuesit maqedonas: ASH-ja-Besa apo BDI-LSDM-ë?

Opinione

Kush prej kujt kërkon ndihmë nga votuesit maqedonas: ASH-ja-Besa apo BDI-LSDM-ë?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:03
Sulejman Mehazi

Çështë kjo marrëzi e trilluar, Zijadin Sela e Bilall Kasami kërkojnë ndihmë prej VMRO-së, padhavrat e partisë 15 vjeçare në pushtet.

Sikur të kishin koalicionuar me VMRO-në atëherë s'kishte nevojë të bashkoheshin Aleanca Shqiptare dhe Besa, që e ka kuptimin e forcave të përbashkëta shqiptare kundër dy partive tjera shqiptare-maqedonase.

Pra kush prej kujt kërkon ndihmë prej votuesve maqedonas: ASH-ja-Besa apo BDI-LSDM-ë, na tregoni nëse jeni të sinqertë?

Pastaj miq të dashur, kujdes, politikanët e thuan përherë të kundërtën, mund edhe vet BDI-ja tinëzisht të bashkëpunojë me VMRO-në; duam apo s'duam ta pranojmë, Ali Ahmeti në situata të vështira di të jap gola politike, qendërsulmues i spikatur është gjatë zgjedhjeve, qoft parlamentare e lokale, këtë e ka dëshmuar gjatë zgjedhjeve që nga 2002 e këndej.

Kurrgjë s'punojnë, a sa lehtësisht i marrin votat këta të BDI-së, 5000 vota avanson kandidatja e BDI-së në Tetovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat