Shqipëria ka nevojë për ligj antisosors!

Opinione

Shqipëria ka nevojë për ligj antisosors!

Nga: Enver Bytyçi Më: 23 tetor 2017 Në ora: 11:59
Enver Bytyçi

Georg Soros duhet larguar nga Shqipëria. Nëse politika shqiptare nuk është e komprementuar dhe e blerë nga Soros, atëherë ajo do të duhet ta çlirojë vendin nga rreziku më i madh i kohës së sotme, ndikimi i politikave shqiptare nga miliardieri Georg Soros.

Soros ka vendosur që 18 miliard dollarë të pasurisë së tij t'ia kalojë Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Fondacionit Soros). Nëse bëjmë një llogari, atëherë na del se nga kjo shumë, diku te 200 milion dollarë do të përdoren në Shqipëri. Milosheviçi investoi në vitin 1997 dhjetë herë më pak se shuma e Soros dhe i shkatërroi institucionet shtetërore të vendit tonë. Po me 200 milionë çfarë mund të bëjë Sorosi?

Kanabizimi i vendit ishte projekt i SOROS dhe Edi Ramës. Përmes kanabizimit ata bënë të mundur rikonfirmimin e Ramës në pushtet, dmth, vazhdimësinë e prezencës së Soros në vendin tonë, ndikimin e tij në të ardhmen me një forcë të papërballueshme. Nëse kanabizimi merr fund si rezultat i presionit ndërkombëar, atëherë SOROS-si do ta çojë Shqipërinë në një krizë të thellë ekonomike, financiare dhe sociale. Krizat i shërbejnë atij për të zhvleftësuar asetet kombëtare dhe për t'i blerë me çmime qesharake.

Sorosi është kërcënim për vendin tonë. Ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë. Por është interesant se askush nuk shqetësohet për këtë, përveç një organizate antisoros e drejtuar nga Altin Goxhaj. Nuk ka vëmendje nga opozita demokratike, ndërsa mazhoranca ushtron qeverisjen bazuar në filozofinë dhe ekspertizën e Sorosit.

Vende të fuqishme, si Hungaria, e kanë kundërshtuar ashpër prezencën dhe ndikimin e Georg Soros në jetën politike, ekonomike, kulturore e sociale të vendit të tyre. Sorosistët e Europës dhe të mbarë globit e kanë sulmuar ashpër kryeministrin hungarez, Orban, pse ky i fundit ka kundërshtuar politikat proteksioniste të një milardieri të shfaqur si filantrop. Për të vetmen çeshtje kam qenë dhe mbetem përkrahës gjithashtu i Vladimrt Putin. Kreu i Kremlinit ishte i pari lider që i vuri "kufirin te thana", spekullatorit Soros. Ndërsa ditët e fundit i ashpër është treguar me prezencën e Sorosit në Austri kandidati për kancelar, Sebastian Kurz. Ai e shpalli vitin 2017 si vitin e luftës kundër Soros dhe u shfaq tejet i shqetësuar për faktin se milardieri amerikan ka vënë në dispozicion të destabilizimit të vendeve europiane miliarda dollarë.

Madje paralajmëroi se  “Spektri i Sorosit është sfida më e madhe që njerëzimi po përballet në 2017-ën. Është një kallamar vampir që ka mbërthyer të gjithë njerëzimin dhe që injektton në mënyrë të vazhdueshme gjakun e tij ndaj çdo gjëje që ka aromë parash, duke i përdorur këto para për të korruptuar, politikanë, gazetarë dhe anëtarë të sektorit publik në mënyrë që të krijojë një botë sipas versionit të tij.”- ka deklaruar Kurz.

Kur do të deklarohet kreu i opozitës shqiptare hapur dhe me vendosmëri kundër Sorosit dhe fondacionit të tij?! Qëndrimi ndaj prezencës së Sorosit dhe fondacionit me emrin e tij është vijë demarkacioni e cila ndan filozofinë e qeverisjes së Rilindjes nga qeverisja që duhet të sjellë opozita shqiptare. Prandaj Lulzim Basha duhet të deklarohet sa më parë, pa pasur frikë se do të devijojë vëmendjen nga lufta kundër krimit të organizuar dhe ortakut të këtij krimi, qeverisë dhe kryeministrit te Shqipërisë. Në fund të fundit situata në të cilën ndodhet Shqipëria është projekt i Sorosit ndëkohë që Sorosi duhet rrëzuar e përzënë, si kusht për rënien e perandorisë së tij në Shqipëri të drejtuar nga kryeministri Rama!

Ligjet që janë miratuar nga Rilindja janë kryesisht ligje të diktuara nga Sorosi! Prandaj opozita shqiptare dhe zoti Basha duhet të deklarohen për një ligj antisoros, i ngjajshëm me ligjin antimafia!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat