Sa duhet që Kosova të presë, që të nderrohen të pafytëret?

Opinione

Sa duhet që Kosova të presë, që të nderrohen të pafytëret?

Nga: Hafiz Shala Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:12
Hafiz Shala

"Marrom zot më të parin se vijnë shpejtë të tjerët mas meje, e harrohet emri im" (thënje e nji plaku -thënje origjinale që përdorej shpesh her në Kosovë)

Se, paftyrësia,loja me popullin e pushtetin,negociata të turlifarëlloji pa u hamëndë se bisedohet për Kosovën dhe të ardhmen e sajë, dorëlirë në coptimin e teritorit të Kosovës sikur kjo të ishte ma madhe se Kina, kryeneqësia dhe kapadahilleku, janë vetëm disa nga tiparet, që e karakterizojnë këtë grupë vakabondash që erdhën në pushtet në mënyra ma bastarde që i karakterizojnë shtete mafioze e kriminale ngjajshëm sikur kartelet e drogës në Meksikë, MS-13 në Chikago, ku as shteti ma i i fortë ta zemë SHBA-nuk po munndë ti dalë ne krye.

Reagimet e përditshme(ma shumë nga opinionistet,shoqëria civile,gazetarët hulumtues),por,jo edhe populli që sillet sikur të ishte i hipnotizuar që asnji hap nuk ndërmori qoftë edhe reagime simbolike, ndaj të gjitha këtyre të këqijave që po jau nxinë jetën e përditshme dhe të ardhmen e tyre (fjala është për reagimet ndaj udhëheqjes së deritanishme dhe aktuale me forma dhe metoda demokratike pa dhunë që ti tregojmë botës se edhe ne dijmë dhe jemi të gatshëm të reagojmë, përndryshe po identifikohem me krimin, korrupcionin,nepotizmin dhe me të gjithë izmat famëkeqinjë).

Tani,ti kthehem thënjes së plakut.

Po del si vërtetë se të koritem i pari dhe tjerët vijnë shpejtë e harrohet emri im.Por,fatëkeqesishtë,ata i ndërrojnë postete prej njerit në tjetrin dhe ata që po vijnë pas tyre, janë të njëjtit mentalitet ose pjesë e klanit, të cilët e vazhdojnë me të njëjtin sistem vetëm më të avansuar në masë dhe në forma ma perfide duke u shitur si ma të aftë,ma të organizuar dhe ma të sofistikuar.

Të kërkoshë që të shkarkohet Kryeministri aktual pa e kërkue përgjegjësinë nga i pari shtetit që e solli Kosovën në këtë gjendje, është e pandershme, joracionale dhe e padrejtë. Jo pse Kryeministri është  i pafajshëm, sepse edhe ai ka hy në mal pa sakicë siç thotë populli, por Kryetari i shteti në bazë të të bëmave të tij, kundra interesave të shtetit, duhet të largohet o me hatër o me dhunë(me shkarkim) që të hapet rrugë për të tjerët dhe kështu Kosova, njiherë e përgjithëmonë të pastrohet dhe vërtetë të fillojë nji nismë e re, por jo si nisma e Kadri SHIK-ut udhëheqës i eskortës vrastare i cili sillet sikur nuk bëhet  fjalë për të dhe klanin"Pronto" të akuzuar për krime.

Ramush Haradinaj ishte në luftë dhe familja e tijë dha për Kosovën por kjo nuk i jep kurfar të drejte që të sillet sikur miliarder i dehur dhe dorëlirë në krijimin e kabinetit Qeveritar, ku numri i këshilltarve dhe i zavëndësministrave,e tejkalonë besojë edhe Sekretarit të Shtetit të SHBA- Tillerson(le të jetë numër i hiperbolizuar) por vërtetë numër enormë.

Hashim Thaqi,ja la këmbët e arushes në dorë, por kjo nuk e shfajesonë nga gabimet trashanike, që derisa ishte në opozitë përdori forma të cilat nxiten masen kur është fjala për Demarkacionin me Malin e Zi që duel në mbrojtje të tërësisë teritoriale të Kosovës që ishte për tu përshëndetur dhe përkrahur(mbledhja e 250 mijë nënshkrimeve,perdorja e gazit lotësjellës,demonstrata e qytetarve,vizitat në teren dhe bisedimet me popullatën e Rugovës,bindshëm i mobilizojë masat që po të shkohej ma largë,ka egzistue mundësia që të vijë deri te reagimet e pakontrolluara dhe gjendja të komplikohet edhe më shumë.

Sikur të mbetej ai Ramushi i liruar nga Haga dhe mos të binte pre e kurthave dhelperake të Hashim Thaqit, që i organizoje pritje "madhështore" në aeroportin e Prishtinës,populli do ta donte si shpëtimtar të Kosovës, sepse ishte momenti që ky ta merr këtë barrë.Por,fatëkeqësishtë,u mashtrue shumë keq ndoshta edhe nga dëshira që të ndihmojë në proceset nëpër të cilat po kalonë Kosova, por doli krejtësishtë ndryshe dhe  u mashtrue bashkë me popullin.

Njiherë gabove, mundë të të falet, por së dyti e treti? Tani duhet këqyrë se çka është ky fenomem. Dëshira e pakontrolluar për pushtet, dëshira për të ndryshue diçka për të mirë anipse sipas rezultateve të zgjedhjeve, mënyra e formimit të Qeverisë me minoritete dhe atë ekstrime si Lista serbe, është larg çdo mendje se mundë të ndodhë diçka progresive për Kosovën.

Prandaj,Ramush gabove shumë e aq shumë sa që eshtë e pamundur të dalesh faqebardhë nga ky labirinth të cilit i kontribuove edhe ti vetë nga i cili nuk ka kurfar alternative të ta riktheshë në të mirë.

Perderisa udhëheqja aktuale politike,sulmojnë njëritjetrin, Mitrovica përditë e ma shumë po tregohet si pjesë e ndarë e Kosovës në të cilën nuk ka kurfar shenjave as simbolike se është pjesë e Kosovës kur aty hyjnë e dalin udhëheqës të Serbisë pa e pyetur askendë, duke zhvilluar aktivitete subverzive politike me nocionin ma të theksuar nacional -shovenistë, duke paralajmëruar po qe se rrezikohen sërbet e Kosovës të kërcënojnë edhe me luftë.

President ti ndarës dhe falës i kësajë pjese të Kosovës bashkë me Kryeparlamentarin që dhe falje të pjesës së kufirit me Malin e Zi, krye në vete, pse rrinë duarkryq e nuk ndërmerrë masa në bazë të Kushtetutes, për mbrojtjen e sovranitetit siç po trumbetonë e që ne faktë nuk e ka. Deputët të Kosovës përderisa kacafyteni në mes veti për ta shkatërrue njëritjetrin, a nuk ndiheni përgjegjës dhe nuk kërkoni që ajo armatë ministrash, zëvendësministrash, këshilltar e udhëheqës partiak që shesin patriotizëm te dushku, të dalin në teren, të reagojnë sipas detyrave zyrtare dhe ti informojne organet ndërkombëtare se Kosova po kërcenohet, po shantazhohet dhe nënçmohet e pengohet në çdo formë dhe mënyrë nga ana e Serbisë, deri të tërhjekja e njohjeve si rezultat i pasivitetit, mos gadishnerisë, marrja me punë dytësore dhe të parëndësishme në krahasim me këto që po e çshtetëzojnë Kosovën.

Shtrohet pyetja : ku janë garantuesit ndërkombëtar të Kosovës për integritetin dhe tërësinë teritoriale? Ku është sovraniteti i Kosovës? Pse të vazhdohet me bisedime me nji shtet armik si Serbia, e cila me kryeneqësinë e sajë e trimeruar nga Rusia, as që respektonë kurfar marrveshje.

Kjo është paqartësia e të ardhmes së Kosovës, ma e komplikuar ndonjëhere gjatë historisë se sajë të bujshme e të përgjakshme, sikur fëmijë jetim e në anë tjetër pushtetar rrahagjoksa, që lavderohen dhe e mashtrojnë popullin se Kosova ka krijuar progres.Ne çka?

Prandaj, thënja e plakut i cili siq i spjegonte fqiut të tijë se tërë natën ishte lutur që të marrohet i pari se shpejtë vijnë të tjeret pas tijë dhe do të harrohet emri i tijë po del si e vertetë.

Sa duhet Kosova të presë që të nderrohen të pafytëret?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat