Marko Gjuriq me ide shoveniste, si “koka” boshe, çetnike e Sllobodan Millosheviqit

Opinione

Marko Gjuriq me ide shoveniste, si “koka” boshe, çetnike e Sllobodan Millosheviqit

Nga: Ragip Guraziu Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 09:22
Ragip Guraziu

Deklarata të tillë të zyrtarëve serbë janë dëgjuar me mijëra herë. Por se a ekziston një rrezik i tillë për Kosovën, jo kurrë e kurrës, sepse Serbia po dëshmon se është në rrugën e kasapit të Ballkanit dhe me idetë e tij shoveniste, çetnike e kriminale, ndaj Kosovës tani kur serbet janë në dijeni se territori i Kosovës është i garantuar dhe këtë e dinë ata vetë, se se territori i Kosovës është i garantuar nga Amerika dhe BE-ja, KFOR-i dhe NATO. Dhe 120 shtete botërore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Serbia le ta dijë se territori i Kosovës është i garantuar”

Zyrtari serb Marko Gjuriq në një deklaratë për media ka thënë që janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën, për atë pjesë territori që ata e konsiderojnë si të veten.

“Një zyrtar i lartë si ai që e përfaqëson politikën serbe, e tregon nivelin e një politikne që të bën me u irritu me të dhe vetë Serbinë. Po të udhëheqej Serbia prej njerzëve të denjë me politika të pastërta, me qëllimet që ta bindë botën se ky shtet është distancuar nga politikat Millosheviqiane, dhe pretendimet e saja janë rrugëtimi drejtë BE, në marrëdhënie të mira me fqinjët dhe regjionin. Në këtë mënyrë do e arsyetonte angazhimin e Amerikës dhe BE që pë mundohen me i ndihmuar në çdo mënyrë,  si atë ekonomike financiare ashtu edhe ndihma tjera që po i bëhen për mirëqenien e saj shtetërore”.

“Gjuriq dhe të tjerë serbë që sot e udhëheqin Serbinë, duhen ta dijnë se territori i Kosovës është i garantuar dhe i pa cenushëm nga KFOR-i dhe NATO. 

Po tentuan edhe njëherë ta sulmojnë territorin e Kosovës, duhet ta kenë të qartë apo të bëjnë pyetje se a do të ketë më Serbi. Dihet mirë dhe e tërë bota i ka të qarta sulmet që në baza humanitare Amerika me BE dhe me NATO-në, i dulën në ndihmë një populli të lashtë në këtë rast shqipëtarëve,  që iu cënua egzistimi i saj si etni në territoret e veta shekullore. Prandaj Serbia duhet t’i bëj llogaritë e saja ma precize dhe ta kuptoj mirë se me kënd kanë punë tani, dhe të tregojnë sens të civilizimit dhe të qytetërimit të tyre dhe ta lëshojnë rrugën e tyre vrastare, jo civilizuese”

Qeveria e Kosovës, me institucionet tjera shtetërore, duhet kryer detrat shtepiake, per tjera ka kush ‘’kullet’’… sa i perket Serbisë?!

Ata të cilët keqpërdoren asetët kombëtare si: pronat shoqërore, ndërmarrjet publike dhe shoqërore si dhe asetet tjera shtetërore, të cilat e kanë ngulfatur zhvillimin e lirë dhe konkurent në vend”,herdo kur do përgjigjen por mund të ndodhë mu tani po nga kjo Gjykatë Speciale për Kosovën. Partitë tona politike po ballafaqohen me shumë sfida, e njëra ndër to është 'fenomeni' profilizim. Deri më tani nuk mund të thuhet se po veprojnë në nivel të duhur, derisa nuk kanë arritur të përmbushin misionin e tyre në profilizimin e partive politike. 

Çdo parti politike identifikohet me liderët e partisë. Mirëpo mungesa e profilizimit të partive dhe besueshmëria e votuesve të liderëve politikë se i zgjedhin njerëzit e duhur për t'i çuar proceset përpara ende nuk është dëshmuar në praktikë. Profilizimet e partive duhen të jenë të qarta. Demokracia e ka këtë. Të gjitha partitë politike synojnë diçka tjetër, por veprojnë diç tjetër! Edhe reformimi që do të ndodhë në aspektin programor dhe në aspektin e profilizimit si parti politike, edhe në aspektin e krijimit e vlerave nga kuadrovike e deri tek ato profesionale, zotohen se përfaqësojnë demokracinë e madhe. Jo gjithmonë reformat shoqërore kanë rezultate e përnjëhershme dhe ky avaz po vazhdon edhe te subjektet politike të sapoformuara.

Duhet të gjithë ta kuptonim se qytetari i Kosovës është i interesuar të ndodhin ndryshime pozitive dhe në të ardhmen e proceseve t'u prinë njerëzit e dëshmuar kombëtarisht në të kaluarën dhe sot të angazhuar në ndërtimin e rendit demokratik. Si e djathta, si qendra ose si e majta, në gjirin e vet duhet të angazhojnë njerëz që luajnë rolin e rëndësishëm. Të jenë personalitete që kanë bërë ndryshime në të kaluarën e afërt për çlirimin e Kosovës. Me shpalljen e Kosovës shtet është shtuar edhe respekti i ndërkombëtarëve si ndaj institucioneve ashtu edhe ndaj partive politike. Dhe, me forcimin e identitetit të vet politik dhe angazhimin e të gjithëve, subjekteve politike dhe institucioneve tona, do të forcohet dhe identiteti shtetëror i Kosovës.

Dikush po mundohet të marrë primatin e të parit në Kosovës, por po dështon në hapat e parë dhe kryengul e teposhtë!

Atë që duhet ta bëjë Qeveria dhe institucionet tona shtetërore të Kosovës, po e deklaron dikush tjetër dhe po e zbulon mentalitetin politik të jetë të dobët të institucioneve tona të shtetit të Kosovës, duke na sugjeruar se nuk jemi askah hiç?!

Kosova e lë përshtypjen se në disa politika të brendshme, nuk është në gjendje të nxjerr vendime dhe për disa gjëra shumë të thjeshta në uniformizmin e tyre si të mvetësishme, apo të luaj rrolin e saj si shtet i pavarur, duke dhënë mëdyshje ndaj skemave të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësitë e shteti ligjor dhe kushtetues të Kosovës.

Gjithashtu, duke u nisur nga pjesa më e rrafshët e të vërtetës së prezentimit, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, i pranuar nga 112 shtete të botës, duhet ta tregojë rrolin dhe fuqinë e saj në funksion të shtetit dhe Kushtetutës së saj, që të shpreh gatishmërinë e vet, duke mos heqë dorë nga lënda e vet origjinale dhe si fatlume për të marrë vendime serioze në favor të shtetit të vet.

Apo, Kosova e ka pasë fatin e saj të mirë , apo të keq në gjirin e Ballkanit perëndimor, në të cilën do të përballojë laramaninë e rrymave dhe ernave të ndryshme politike e strategjike, për të mbetë në ekzistencën e vet, por nga do që të nisemi, është fat i madh që Kosova të radhitet sot në mes shtetëve të lira demokratike të botës, e cila në rrugën e saj të mundimshme në integrimet europiane, ka mbështetje të veqantë nga SHBA-të, dhe aleatët e saj.

Atëherë, lëvizjet e politikës së Kosovës nuk do të ngathtësohen, por do të përputhën me vertetësinë reale të politikës së brendshme dhe reflektimit të saj nga jashta, si çështje që përcaktojnë rrolin e një shteti demokratik dhe sovran, njëherazi, duke shfrytëzuar të drejtën e saj sipas Kushtetutës dhe ligjëve që përcakton  ky legjislativ i vendit, pa i cënuar të drejtat e asnjërit minoritet në vend dhe as ato fqinjësore. Megjithatë, në gjitha rrjedhat e rëndësishme të politikës dhe strategjive të shtetit të Kosovës, si nga politika e jashtme, poashtu edhe e brendshme, është prezente përzierja e dhelpërisë politike e shtetit të Serbisë, e cila ditë përditë e më shumë po i nxitë dhe po i frynë tensionet politike në mes Kosovës dhe Serbisë, duke e mos përjashtuar edhe destabilizimin e rajonit.

Politika e Serbisë, as sot nuk na jep një signal të dukshëm, se periudha e kohës mesjetare e tyre ka kaluar, e cila mund ti ndanë nga hapi i fundit i luftrave dhe gjenocidit që shkakëtuan ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë ( por jo edhe të shpëtojnë aq lehtë nga dënimet e drejtësisë), apo të dallohen me përpjekjet e tyre për të gjetë një modul tjetër, që udhëheqët me një formulë ndryshe,  që i përketë kohës bashkëkohore, në shërbim të paqes njerëzore dhe stabilitetit mbarë qytetarë.

Qëllimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës janë të njohura, por qëllimet e shtetit të Kosovës duhet të jenë të qarta dhe kompakte ndajë predentimëve dhe shantazheve të mundshme, që paraqet dhe disponon fqinji i saj Serbia, me politikat e dukshme dhe ato të padukshme, që ka në agjendat e veta për Kosovën dhe shtetin e saj, së cilës po i kontribuon edhe putinizmi i Rusisë.

Kosova dhe shteti i saj ka nevojë dhe duhet hapur dyert për miqë dhe aleatët e saj perëndimor, që kanë treguar edhe më herët qëndrimet e tyre dhe e kanë mbështetur Kosovën në situata të rënda, poashtu edhe sot të pranojmë këshillat e tyre, por në anën tjetër shteti i Kosovës, duhet të ruaj interesat e veta shtetërore dhe ti shfrytëzojë kopetencat e veta që ka në bazë të Kushtetutës së vet, si një shtet sovran dhe i pavarur dhe në marrjen vendimeve që i takojnë.

Deklarata të tillë të zyrtarëve serbë janë dëgjuar me mijëra herë. Por se a ekziston një rrezik i tillë për Kosovën, jo kurrë e kurrës, sepse Serbia po dëshmon se është në rrugën e kasapit të Ballkanit, dhe me idetë e tij shoveniste, çetnike e kriminale, ndaj Kosovës tani kur serbet janë në dijeni se territori i Kosovës është i garantuar dhe këtë e dinë ata vetë, se se territori i Kosovës është i garantuar nga Amerika dhe BE-ja, KFOR-i dhe NATO. Dhe 120 shtete botërore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat