Ibrahim Kelmendi, i besuar i UDB-së Jugosllave i urryer nga shqiptarët

Opinione

Ibrahim Kelmendi, i besuar i UDB-së Jugosllave i urryer nga shqiptarët

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 2 dhjetor 2017 Në ora: 23:13
Kolonel Ahmet Krasniqi, Ibrahim Kelmendi

Ky vrasës i Kolonel Ahmet Krasniqit, pasi po thotë se ai ka pas dëshirë me e pas vra ai për  të plotësuar atë që nuk paska pas mundësi në atë kohë me e ba, tani del del e trumbeton se na qenka themelues i LPK-së që do të thotë se UÇK-ja na paska qenë  pjellë e pavaktë e LPK-së dhe e ideologjise marksiste-leniniste-enveriste.

Dhe, po të ndalesh mu këtu mjaftonë që të kuptosh se kush paskan qen këta "atdhedashës" që po dojkan me na e mbrojtë Kosovën nga shkau siç shpreheshin gjithmonë duke i keq-përdorur emocionet e popullit për vuajtjet dhe gadishmërinë për tu sakrifikuar për atdhe.

Si mundë të organizohet nji hap aq i madhë kur është në pyetje formimi formacioneve ushtarake pa oficer kariere të artit ushtarak për çka kryhen akademi të kësajë lamie.
Ky merr guximin të fletë për nji oficer kariere me akademi të kryer ushtarake në Beograd në kohën kur ishim pjesë e asaj ngrehine afrtificiale që shkolloheshim ne të gjitha universitetet, fakultetet e drejtimeve të ndryshme që nuk i kishim në Kosovë deri në hapjen e Universitetit të Kosovës.

Diç për akuzat e LPK-istave marksista leninista, e enverista se ky na paska qenë njeri i shitur dhe serbofil etj.

Kolonel Ahmet Krasniqi nip i atdhetari, tribunit dhe nacionalistit Aziz Zhilivoda, i cili i mbeshtetur për muri nga fqinjët serb nga zulumi që ja kishin shtrue, me dorën e vetë vrau 15 nga ata dhe u largue për në Shqipëri.

Tani, këta LPK-istat marksisto-leninisto-enverista, thurin tregime për personalitetin e Kolonel Ahmet Krasniqit, me denigrimet dhe nënçmimet dhe shpifjet ndër ma të ulta.
I ofruan opinionit të pa informuar mirë ose të deziformuar shpifje të llojllojshme.

Ahmet Krasniqi, na u paska martue me serbe që është e vërtetë dhe shkina po i folka të veshi.
Të shkojmë radhazi:
Ideologu, vizionari, nacionalisti, intelektuali dhe heroi Metush Krasniqi, icili e ka permendoren e ngritur në Fushë Kosovë si udhëheqës i grupeve të vërteta për çlirimin e Kosovës,mori inicitivën që nji numër i shqiptarve të dërgohen në akademinë ushtarake të Beogradit me pregatitje të ndryshme të artit ushtarak që nji ditë kur të jemi të gatshëm dhe të organizuar mirë,ta ndermmarim hapin për ta çlirue Kosovën dhe për ta formue shtetin e qendrueshëm i prirur nga veprimet e horoit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, që shkojë në Turqi,u shkollue,u aftësue dhe u kthye në atdhe në kalanë e Krujes historike e heroike, ku organizojë kryengritje të sukseshme ndaj forcave ushtarake të Perandorisë Otomane turke.

Pra,heroi Metush Krasniqi i dha detyrë Ahmet Krasniqit që të shkojë në Beograd, por nji nip i Aziz Zhilivodës, që është në dosjet UDB-së Jugosllave, nuk kishte as shansen minimale që të pranohet për tu shkolluar në akademi ushtarake.

Metushi i dha nji detyrë të rëndë dhe të papërbiheshme për çdo shqiptar, se duhej të martohej me serbe dhe keshtu do ta hjekë çdo dyshim dhe do të pranohej.
Para se të fillojë reagimin Azizi, Metushi i thotë se kjo është detyrë me interes kombëtar dhe duhet të zbatohet  dhe ashtu u bë.

Kolonel Ahmet Krasniqi ishte ndër studentët ma të suksesshëm ku edhe e përfundojë akademin dhe fillojë shërbimet sipas direktivave të Shtabit Suprem Ushtarak Jugosllav.
Kur fillojë lufta në Kroaci, Ahmeti ishte Komadant i Garnizonit të Gospiqit dhe në marrveshje me Shtabin e ushtrisë Kroate, ky e pregatiti dorzimin e kazermes me të gjithë armatimin që e posedonte e ishte shumë i madhë, ndërmori hapin duke i zëvendësuar të gjitha rojet e garnizonit nga serbët e të tjerët me ushtar shqiptar për çka udhëhqja krotae e dekorojë me mirnjohje për kontribut shumë të çmuar.

Kur, Serbia e Millosheviqit e suprimojë Autonominë e Kosovës me 1989, filluan lëvizjet politiko ushtarake në diskrecione nën udhëheqjen Presidentit Rugova, duke i formuar Forcat e para ushtarake me emrin FARK(Forcat Ushtarke të Kosovës) ku u lajmruan oficer shqiptar nga të gjitha vendet e posaçërishtë në diasporë të cilët ishin larguar pasi fillojë arrestimi dhe burgosja, kështu që gjetën shpëtimin në botën e jashtme deri te nji organizim apo thirrje për ti shërbyer atdheut që vërtetë u lajmeruan në numër të madh.
Kolonel Ahmet Krasniqi, emrohet Ministër i parë i Forcave Ushtarake të Kosoves.

Ai, mblodhi oficer të të gjitha gjinive dhe shërbimeve dhe fillojë të veprojë në bazë të rregullave dhe ligjeve ushtarake.
Ndër ta ishte kolonel Tahir Zemaj i cili dha betimin para Ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi bashkë me garnizonin e  formuar e që fillojë stervitjet të cilat e dhanë rezultatin në luftën e Koshares e të Loxhes.

Formohet i ashtuquajtur Shtabi i UQK-së me në krye udhehqesinë politik Hashim Thaqi nga e ashtuquajtura UQK e LPK-se që në çdo mënyrë e sabotojë FAR-kun, e sabotojë dhe nuk e njeh Ministrin e Republikës së Kosovës Kolonenel Ahmet Krasniqin, e kercënojë se para do të luftojë kundër teje se sa Millosheviqit dhe deri te organizimi i vrasjes së tij, në kryeqytetin shqiptar Tiranën.

Në diasporën shqiptare gjithkundë në botë fillojë organizimi i fondeve në përkrahje të luftës së UÇK-së, duke qenë të sigurtë se bëhet fjalë për nji ushtri, pasi ishte arritur marrvëshja anipse e imponuar nga LPK-istat marksist,leninist,enveriste që mos të fillojë lufta vllavrasese në mes të shqiptarve që FAR-ku dhe UÇK-ja të jetë nji ushtri.
Gjërat morën kahjen e kundërtë dhe fillojë sabotimi i pjestarve të FRK-ut, si në armatim po ashtu edhe në shtabin komandues.

Nga urrejtja dhe lakmia për pushtet, fillojë eliminimi fizikë i ushtarve të FAR-kut dhe fillojë likuidimi i personaliteteve politike, intelektualve, oficerve dhe kundërshtarve politiko-ushtarak.

Vrasjet "enigmatike" që besojë se ndonjë gjykatë do ti hetojë, ndoshta Gjykata Speciale ose nji ditë nji gjykatë e re, pasi të çkapet shteti nga grupet kriminale që mbajnë nën kontrolle të gjitha institucionet posaçërishtë gjyqësinë, prokurorinë organet ndjekse e tjera do të zbulohen të gjitha ato vrasje që ndodhen nën preteksin "spiun të Serbisë" e që në të vërtetë ata i kishin të gjitha informata se udheheqja e UÇK-së e krahut të LPK-së ishin vërtetë bashkëpunëtorë të Sebisë, si në shërbimet ushtarake, shërbimet e punve të brendshme - policisë dhe shërbimet e tjera administrative.

Pse i vranë "spiunet e Serbisë" e nuk priten që të gjykohen dhe populli ta dijë të vërteten.

Jo,sepse do të zbuloheshin anipse këta vetë u zbuluan zyrtarishtë se janë bashkëpunëtor të Serbisë, duke bërë koncesione politike në dëmë të Kosovës, duke falë territore me nënshkrimin e tyre, duke pranue diktate të Qeverisë së Serbisë, sepse ajo i ka nën kontrollë, pasi i pisedonë dosjet e tyre.

Hashim Thaqi me bashkëkpunëtor e tij, pas vdekjes së Rugoves erdhi në pushtet pasi për se gjalli nuk i kishte as shanset minimale posaçërishtë i ashtuquajtur " krahu i luftës" të vinte në pushtet dhe përsëri fillonë gjuetia në kuadrot e afta dhe intelektual që ti eliminojnë fizikishtë, pasi populli i votonte dhe i përkrahte.

Këto janë vetë nji minimum i asajë që ka ndodhë por që na u hakmurrë dhe po na hakmerret në rrugtimin e Kosovës drejt formimit të shtetit ligjor, demokratik dhe funkcional.
Se "çlrimtarët" e kthyen Kosovën në Republikë të Banave, këtu dilemë nuk ka. Se karierizmi dhe epshet çfrenuese për pushtet në dëmë të shtetit dhe popullit, nuk ka askush ti frenojë, se Qeveria formohet prej partive me ma pakë deputet ose me minimum të votave të popullit nuk çonë peshë, se Parlamenti sillet sikur të ishte grumbull njerëzish që nuk i përgjigjen as popullit rregullave demokratike parlamentare, se Presidenca është shënderruemne në nji organizatë bamëmirese që shperndanë dekorata sipas dëshirës pa kurrfar kriteri se qeveria është bërë punëdhënësi ma i madhë i shtetit me nji kabinet të nji armate ministrash e zëvendës ministrash që as Kina me dy miliard banor nuk i ka dhe shumë çka ka të numrohet.

Pra, ti Ibrahim Kelmendi, je nji prototip i gjithë kësajë që e ceka ndërsa Kolonel Ahmet Krasniqi do të prehet i qetë, faqe bardhë e hero i popullit të vetë, ndërsa ti do mbetesh i urryer nga kombi të cilit fatëkeqësishtë i takonë si organizator i vrasjeve fytyrave, intektualve paritve shqiptare.

Në histori edhe mundesh me hy për shumë çka, por si do të dalish, ti do ta kuptoshë mase miri.

Gjaku i atyre që ja u muarët jetën në mënyrën ma mizore, nuk do të ju lënë të qetë as mbi dhe as nën dhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat