Grekët me cilët fqinjë shkojnë mirë!?

Opinione

Grekët me cilët fqinjë shkojnë mirë!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:05
Fatmir Lohja

Tek  Zëri Amerikës, pashë një intervistë të ministririt tonë të jashtëm . Spikeres dhe djaloshit,me flokë të rëna, u kishte mbetur në gojë fjala “çështje”, si disave “ do më thënë “ dhe nuk thonë asgjë. Çështjet me grekët qenkan edhe të vjetra edhe të reja,për toka , për ujra,për ajër, ….Çështje, çështje, që u cituan pambarimisht si çështje, dhe në fakt nuk janë çështje, konkretisht as nuk u vunë në sira, e as nuk u shpjegua se  si do të zgjidhen të ashtuqiajturat  “çështjet” ? Meqë nuk mora vesh asgjë nga intervista, për “çështjet” me Greqinë, i bëra pyetje vetes: Grekët me ke fqinjë shkojnë mirë!?

Me Republikën e Shqipërisë, nga kronikat shohim se  politikanët grekë hapin sherre çdo ditë. Nga njëherë, të krijohet përshtypja,se ata,më shumë ndjekin mediat shqiptare se të tyret. Ne, shqiptarëve, na vjen mirë, kur fqinjët tanë mitik,interesohen për ne. Edhe ne duam që Greqia të përparojë çdo ditë.Kur hapin sherre kot, me shpirtë u themi: ”Paçi faqen e zezë!”Në “çështjet”, që nuk janë aspak “çështje, ”por vetem teka të politikanëve grekë, ne nuk i përzimë as me popullin grek,as arvanitasit, as me etnitë tjera që bashkëjetojnë në Greqi.

Maqedoninë, po e pengojnë me  dekada, për t’u integruar në Europë. Janë kapur me emrin Maqedoni. Herodoti,që grekërit e mbajnë si babain e lëndës së historisë, përpara rreth 2500 viteve, i shpjegon ndryshe, pretendimet e plitikanë  të sotshëm,grekë. ”Helenët janë një popullsi e vogël rreth Athinës, në jug jetojnë  trimat spartanë,në perëndim banojnë joniadët dhe dorianët, thrakasit e maqedonasi gjenden në veri. Gadishulli Ilirik, banohet kryesisht me Ilirë. Në gadishull, sillen si popullsi nomade pellazgët dhe vllehët. Për Filipin e Maqedonisë, pra për te atin e Aleksandrit, të madh, thotë se e di mirë, që përpara katër brezave është ilir.

Këto të verteta shkencore, që vinë nga historia, politikanët grekë ai i lexojnë? Shkupi, në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe në fillim te njëzetit, ka qënë qëndra më e madhe e qytetarisë, shqiptare. As na ka shkuar ndonjëherë ndërmend, t’u themi maqedonasve, që të vënë këtë emër apo atë emër, pse nuk duam ne. Eshtë e vërtetë,që maqedonasit e sotëm flasin bullgarisht. Gjuha maqedonishte, siç dihet, ka humbur me Aleksandrin e Madh. Helenët çfarë lidhje kanë me maqedonasit, do të pyeste me të drejtë Herodoti, babi i historisë.

Me Turqinë janë gati për t’u kacafytyr,me shkak e pashkak,ndonëse b…. nuk u a mban. Në një ditë të bukur vere, të dy aletatët në Nato,vunë në dispozicion të ushtrive të  tyre, armatimin bashkëkohor. Dhe pse? Në një ishull, të vogël, në detin Egje, jetojnë një çift kaprojsh, qe na qënkan veteshpallur Helenë. Kësaj i thonë:” O pikë e zezë, nga po më vjen sherri I keq.”

Thuhet se grekërit shkojnë mirë me serbët. Serbia me Greqinë nuk ndajnë kufij as tokësor e as detar,se po të kishin,jam mese I bindur,se  do t’u nxirrnin sytë edhe atyre me “çështje” pas “çështjesh”.Kjo është arsyeja,që grekërit nuk hapin “qështje”, as me Republikën e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, …...Me serbët krushqinë  e lidh  Kisha Ortodokse,mund të arsyetoj dikush.Kisha Ortodokse është edhe në Maqedoni, edhe në Jugun e Shqipërise deri në Shkumbin dhe “çështje” hapen përsëri. Aktualisht, Kryetari Kishes Autoqefale Shqiptare është grek dhe nuk po i zbut gjakrat e politikanëve bashkëkombas.

Historia e sotme po tregon se grekërit luftën me Maqedoninë dhe Shqipërinë, po e përballojnë vetë. Nuk kanë nevojë për ndihmë. Situata ndryshon,kur nxehet ujku i Bosforit. Vijnë tek ne shqiptarët, qe jemi komshijë mitik, e qarraviten për ndihmë, pa i përmendur “çeshtjet”, deri sa të kalojë hidhërimi i komshisë së madh.

Fatkeqësisht, kam përshtypjen, se politika mjerane e Greqisë, vonë ka për t’u shëruar nga “çeshtjet” me komshijtë. Përgjegjësi kanë edhe politkanët tanë, që shkojnë në samite, pa u përgatitur, për të mos thënë ndonjë fjale më të rëndë, që nuk e lejon etika e publicistikes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat