Sa shumë e donim simbolin e lirisë Adem Demaçin!? - Bota Sot
Sa shumë e donim simbolin e lirisë Adem Demaçin!?

Opinione

E premte, 15 dhjetor 2017

Sa shumë e donim simbolin e lirisë Adem Demaçin!?

Nga: Xhafer Leci Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 22:54
Nga e majta: Xhafer Leci dhe Adem Demaçi me disa shokë tjerë. Foto nga një tubim me bashkëatdhetarë me 1990 në Bernahausen afër Stuttgartit

Sa shumë e donin Bacën Adem Demaçin të gjithë shqiptarët anë e kënd botës, por edhe ndër të huajt kishte që e donin dhe respektonin!! Pse p.sh. Mandela i Afrikës së Jugut e bëri bashkimin e të gjitha racave, e të mos flasim të subjekteve politike në vendin e tij dhe sot Mandelen e donë, jo vetëm vendi i tij, që e zgjodhi për kryetar të Afrikës së Jugut, por e gjithë bota. Sa e dhembshme është që "Mandela" shqiptar, ose Adem Demaçi, nuk arriti ta shfrytëzojë rastin historik që ia ofroi populli shqiptar, për ta luajtur rolin e faktorit bashkues, qetësues, udhëzues, forcues dhe koheziv brenda faktorit politik shqiptar të Kosovës? Ta ruaj autoritetin e fituar me aq shumë gjak, mund dhe sacrifica, me aq shumë vjet të venitura nëpër kazamatet serbosllave? Dhe vetvetiu shtrohet pyetja: kush e ka fajin për këtë dështim të tij politik?

Askujt dhe kurrë nuk i ka shkuar ndërmend se Adem Demaçi, me apo pa vetëdije, një ditë mund ta luaj rolin e përçarësit mbrenda politikës shqiptare në Kosovë!? Si dhe pse ndodhi ky dështim i tij, shumëkush pyet, por edhe më vështirë e kanë ta kuptojnë këtë, hidhur për të dhe gjithë shqiptarët. Shumë prej nesh kemi menduar se Demaçi do të veprojë si jashtëpartiak, se do të bëhej avokat i interesave të popullit të vet, të cilit ia dhuroi jetën e tij qysh në moshë të re. Kemi menduar se ai pas daljes nga burgu, do të dijë ta vëjë në shërbim potencialin e tij politik, autoritetin e fituar me sacrifica, se do të angazhohet për afrimin e subjekteve politike, për pengimin e konfliteve brenda politikës shqiptare, por edhe për kapërcimin e problemeve personale midis politikanëve tanë, siç veproi Prof. Anton Çetta, etj.

Nga një lëvizje shumëvjeçare, doli pra "Mandela ynë", i cili udhëhoqi grupe ilegale, të cilat vepronin dhe e luftonin regjimin ish-jugosllav, për shkak se pa drejtësisht na kishin ndarë nga shteti amë Shqipëria, na i kishin cunguar të gjitha të drejtat politike dhe kombëtare. Dhe pikërisht në fillim të viteve `90-ta, filluam kolektivisht si popull të veprojmë në mënyrë më të organizuar, se asnjëherë më parë në historinë tonë, t’i bëjmë rezistencë legale regjimit kriminal të Beogradit. Kuptohet, pa e përjashtuar luftën. Siç thuhej, që së pari duhet të shterren të gjitha mundësitë dialoguese dhe poqëse kjo nuk jep rezultate, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse forcës t’i përgjigjemi me forcë.

Asnjëherë historia nuk mban mend organizime të shqiptarëve të Kosovës më të fuqishme se ato të viteve 1989/90, kur të gjithë ishim unikë me një zë dhe me një mendje. Ishte kohë kur në Kosovë tuboheshin me qindra mijëra njerëz për pajtimin e gjaqeve, të udhëhequr nga i pa harruari Anton Çetta. Jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë, jepnim shembullin se ishim një popull unik, që punonim për çështjen tonë madhore kombëtare, për pavarsinë e Kosovës, për lirinë dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve.

Mjerisht, më 1995/96 filluan difektet dhe përçarjet e panevojshme dhe shumë të dëmshme brenda organizimeve tona politike, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe në viset tjera të Shqipnisë Etnike. Grupet ish-ilegale filluan përsëri të punonin në ilegalitet, por kësaj radhe, mjerisht, jo më vetëm kundër regjimit okupues të Beogradit, por edhe kundër institucioneve legale të Republikës së Kosovës, ku edhe vetë ishin të kyçur.
“Adem Demaçi, Mandela shqiptarë” 

Për ceremoninë e varrimit të Nelson Mandela, Gazeta gjermane “Stuttgarter Zeitung”
Muarën pjesë mbi 4500 musafirë nderi dhe mbi 400 personalitete nga e gjithë bota.

Linku: https://www.stuttgarter-zeitung.de/inhalt.trauerfeier-fuer-nelson-mandela-4500-ehrengaeste-nehmen-abschied.66f25db2-ec15-4925-86ad-6f5b703719d8.html

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test