Duke punuar kundër; në maje të piramidës

Opinione

Duke punuar kundër; në maje të piramidës

Nga: Milazim Maraj Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:02
Milazim Maraj

“Gjirokastra i thyen rregullat e urbanizmit në botë, Nëse kudo në botë zënë, rrezikon të biesh në ndonjë kanal. Në Gjirokastër po të zësh rrezikon të biesh në kulm të ndonjë shtëpie” thotë në njërin nga romanet e tij kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare.

Kështu në vazhdimësi ndodhë në politikën shqiptare në të dy anët e kufirit.

Më punë dhe sakrificë arrihet qëllimi  dhe kjo quhet arritje  merituar. Por edhe më punë kundër qëllimit të përgjithshëm kombëtarë, arrihet qëllimi personal më interes të ulët dhe vlerësohet  i dëmshëm, amoral, tradhti etj.  Këto vlerësime nuk kanë efekt nëse nuk përcillen më paketën e domosdoshme të masave dhe ndëshkimit. Mos ndëshkimi stimulon kriminalitetin duke e ngritur në majën e piramidës dhe duke e bërë të vështir ndëshkimin e tij.

Kjo gjithnjë përcillet më harresën kolektive. Harresa apo pamundësia për të  identifikuar këto dukuri në atmosferë fushatash dhe me medie jo profesionale është rruga më e lehtë për të ardhur në pushtet, këta të pa merituar. Po të i kthehemi pak rifreskimit të memories tonë do të gjejmë:

Ardhjen në krye të piramidës shtetërore të njeriut që kërkonte takimin e kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova më përfaqësuesin e Rusisë Vitali Çurkin. Në kohën kur fëmijët tonë po helmoheshin nëpër shkolla, shqiptaret po torturoheshin dhe detyroheshin të i braktisin vendet e tyre të punës dhe shtëpitë e tyre, pra Serbia po realizonte projektin e vet të pastrimit etnik në Kosovë si pjesë në mozaikun e planit rus ky njeri fitonte tenderin për renovimin e parlamentit rus të cilin e kishte bombarduar vet kryetari i Rusisë. Njeriu që bisedat më Serbinë i kërkonte pa ndërmjetësime ndërkombëtare. Arriti të vije në postin e kryetarit të Kosovës edhe pse nuk qëndroj gjatë ky ishte një sinjal që nuk u lexua sa dhe si duhet nga kompetentet në Kosovë. Njeriu që Kosovën e donë  vend të pa inkuadruar sipas politikës së dikurshme të Titos.

Pra në bllokun e këtyre shteteve, fjalën kryesore e kishte Jugosllavia. Tani më që se nuk Jugosllavi do ta ketë Serbia. Duke shfrytëzuar tërbimin për pushtet qoftë edhe rrezikuar shtetin në njërën anë dhe inatet partiake në anën tjetër, erdhi  zv. kryeministër dhe ministër i jashtëm. As kush nuk njeh ndonjë aktivitet në interes kombëtar të shqiptarëve nga kjo figurë. Çdo veprim dhe deklarim i tij është pro rus. Ardhjen e tij në këtë post Qeveria e Kosovës nuk mund ta kishte arsyetuar edhe po të kishte ardhur nga Lista serbe. Ja disa nga aktivitetet e tij  të dëmshme, të cilat janë argumente të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga ky post:

Nuk ka vijë ndarëse të interesit të tij privat nga funksioni i tij politik. 

Nuk ka përcaktim kombëtarë ; në vitin 2007 ishte kundër pakos së Ahtisaarit dhe kërkonte dialog pa ndërmjetësime më Serbinë.

Kosovën nuk e shef në BE dhe Nato, por të pa inkuadruar. Kërkon marrëdhënie të mira me  Rusinë e cila punon pa ndërprerë dhe më çdo kusht kundërshton shtetësisë së Kosovës.

Për marrëdhëniet me Rusinë deklarohet së Kosova nuk zgjedh blloqe duke përjashtuar përcaktimin dhe interesin tonë kombëtar për marrëdhënie të përhershme dhe speciale më SHBA dhe BE.

Fton, Ivica  Daçiqin të bashkë qeverisin ne Mitrovicë si “zonë e lirë ekonomike”.

Kërkimi për pajtim më Serbinë kalon mbi interesat,varret, humbjet dhe dhembjet e shqiptarëve në Kosovë.

Ministri i jashtëm nuk e sheh të arsyeshme të reagoj ndaj  Rusisë “shtetit të tij” të preferuar që të lejoj garuesit nga Kosova të prezantohen më flamurin e shtetit të Kosovës në garat olimpike. Me këtë ministër Kosova rrezikon të ketë ndonjë projekt tjetër të nënshkruar si në rastin e demarkacionit. Ku pastaj nuk ka mundësi të ndryshohet asgjë dhe Kosova dëmtohet në çdo plan.

Praktika  në politikën shqiptare për të zgjedhur të dëmshmit, humbësit,të dobëtit, ata që ishin gjithmonë në anën e kundër të interesit shqiptarë, që punuan për Serbinë deri në qershor të vitit 1999,te inkriminuarit që gjysmën e orarit të punës e kalojnë në gjyq si të akuzuar, kurse gjysmën tjetër në institucione tona të larta si të zgjedhurit tonë, është e rrezikshme dhe ka potencial të përmasave të mëdha. Për këtë zgjedhje jo racionale vlen fjala e urtë popullore “zgjidh ujkun që të i ruaj mushkëritë”.

Gabimet politike filluan shumë më herët tani sa vijnë dhe shtohen duke bartur me vete pasojat, për të shtuar peshën, ngjashëm me ortekun e borës. Heshtja e intelektualëve të mirëfilltë si dhe reagimin i disa zërave të shterur për interesa të huaja serbe,ruse,turke të ISIS etj, për Kosovën dhe shqiptaret janë të kobshme. Reagimi i kompetentëve duhet të jetë i shpejt, i saktë dhe efikas pa u ndalur në interesa personale, grupore dhe tjera, por duke u koncentruar në interesin e përgjithshëm ku çdo qytetar do të gjejë interesin dhe arsyen për të qenë dhe për të berë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat