Pa Albinin jeni kurrkushi! - Bota Sot
Pa Albinin jeni kurrkushi!

Opinione

E martë, 17 korrik 2018

Pa Albinin jeni kurrkushi!

Nga: Kimete Berisha Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 22:33
Kimete Berisha

Më së miri ka thënë Profeti Muhamed, ‘kërkoni armiqtë më të çmendur në mesin e më të afërmve tuaj, në mesin e grave e burrave t’u, në mesin e familjarëve e miqve t’u më të ngushtë’.

Se, nuk ka se si të tradhton i huaji e i largti, po të tradhton ai që e ke më së ngati e ai që i beson më së shumti.

Si në rastin e Dardan Gashit ashtu edhe në rastin e Aida Dërgutit, më shumë po më lë përshtypje spiunazhi dhe tradhtia sesa gjestet e tyre sepse ‘jam njeri dhe asgjë njerëzore nuk më është e huaj’, gabojnë njerëzit, s’ka njeri të pagabuar.

Çohet burri i botës, e shkel sofrën, e tradhton bukën që e han dhe i incizon njerëzit tinëz çka bëjnë ata e si festojnë brenda odës së tyre.

Ato të shtëna kanë qenë të shtëna ‘lumturie’ u thonë, se nuk po e mbroj askënd, ama as Juda më zi s’ka bërë, përveç që e ka tradhtu Krishtin në ‘Darkën e fshehtë’! 
Nuk spiunohet oda, sofra, buka, ajo që ndodh privatisht në një gazmend.

Tjetra, Aida Dërguti, as politikane, as e matur, euforike dhe naive, që shprehet lirshëm në grupin e viberit (thuajse viberi është kishë që ua ndalon priftërinjëve të jenë dëshmitarë), në mënyrën më të ultë të mundshme.

Veç me motër e me vëlla, eventualisht me ndonjë njeri shumë të pjekur e serioz (nëse ekziston ndonjë i tillë), mund të lëshohesh në biseda të besueshme, e ta thuash atë që mendon, se njerëzit të tradhtojnë, ta shkatërrojnë jetën për një fjalë goje, prandaj jeta është kaq ferr.

Kurrë mos thuaj diçka që nuk je në gjendje t’ia thuash njeriut në sy. Se, mirë kanë thënë fshatarët, kur goja jote s’ta ruan fshehtësinë, pse me ta ru goja e huaj’.

S’më intereson çka ka thënë Aida për Albinin (anipse duhet të jesh shumë e vrazhdtë, primitive ose shumë e dëshpëruar me dikë që ta quash ‘mut’.)
Plus, jam e bindur se i gjithë ‘ grupi i viberit’ pajtohen me Aidën vetë fakti se asnjëri prej atyre emrave që i pamë në sreen-shot nuk e kish qortuar, nuk kish reaguar dhe nuk ish distancuar nga ajo). Aida u ndje e lirë (para mediumit të viberit që t’i thotë Albinit ‘mut’. Grupi ishin të mësuar me ‘nofkën’ e Albinit.

Por mua po më intereson cili prej grupit të VV është kaq i poshtër që ua bën screen-shoot bisedave private dhe i përdorë ato.

As arniku dhe rivali më i madh i VV, nuk e konsideron Albinin ‘mut’, si Aida!

Jetë e poshtër. 
Na u tha goja, kurrë pas me kë me folë në besë.
Ka humb besimi me ka krejt!

Por Kimetja po ju thotë se pa Albinin jeni të humbur: ekstremistë, naivë dhe arrogantë, kurrë pa e heq mutin prej goje.

(Shqiptarët e kanë zanat, meshkujve u thonë ‘mut’, e femrave ‘shurra’). 
Hajr ishalla. 
Hala na me epitete të nevojtoreve e fekaleve. 
Kurrë nuk ditëm me tejkalu jashtëqitjen.

P.S. Përndryshe, sonte jam e disponuar me ndez zjarrin shkretishinnë kamin, me duart e mia, të ulem afër tij, në drita të qirinjëve, të dëgjoj muzikë paksa ‘të dhimbshme’ derisa do të flisja për letërsi epëe poetët e vdekur, dhe ndërkohë që kisha pi. I kisga ble 50-të gota dhe secilën gotë pasi e kisha zbrazë, e kisha thy, kur e kisha përplasë prej gurëve, me sa fuqi që kisha pas, bash si ata ‘bohemët’ e ktyneherit, dhe krejt kjo në shenjë lumturie.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test