Pse heshtin Tirana e Prishtina në 5 vjetorin e heqjes së Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë?

Opinione

Pse heshtin Tirana e Prishtina në 5 vjetorin e heqjes së Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë?

Nga: Refik Hasani Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:39
Refik HASANI

A thua edhe sa kohë do  heshtin Tirana e Prishtina pas  heqjes së Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë. Nëse heshtin këto dy qendra sigurisht Beogradi nuk do të ndryshoj mendjen për të kthyer lapidarin në vendin e vetë.

Më datën 20 Janar 2013 është hequr dhunshëm Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës  në Preshevë nga forca policore të armatosura deri në dhëmbë. Me rastin e pesë vjetorit të heqjes së lapidarit, me këtë datë ia vlen të ndezën qirinj dhe të vizitohet nga liderë institucional të Prishtinës dhe Tiranës. Ndezja e qirinjve duhet të jap dhe të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët se aty ku ishte vendosur lapidari do të duhej të kthehet. Kurdo qoftë por ai Lapidar duhet të kthehet sepse e ka vendin aty, dhe se vendi ku ai duhet të qëndroj është tokë shqiptare e mbetur padrejtësisht  nën administrimin e Serbisë. Simbolika është në këtë datë të heqjes së dhunshme të lapidarit të ndezen  qirinjë në të gjitha hapsirat tona etnike Shqiptare. Qirinjë të ndezën edhe nga njerëz që do të shkojn në Preshevë në mënyra  të organizuar ku do  të vendosin lule të freskta  dhe të ndezin qirinjë para objektit të Komunës së Preshevës. Respektimi  me një minutë heshtje duke qëndruar  gatitu para këtij vendi  në vendin ku ishte vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës është obligim moral,institucional,Kombëtarë dhe Kushtetues.  Në këtë ditë kjo hapsirë para objektit të Komunës së  Preshevë do të duhej vizituar edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Ky vend i shenjët dhe i bekuar tani ka mbetur që të vizitohet edhe nga gazetarë e punëtorë shkencor e hulumtues të instituteve por edhe anëtarë të Akademisë së Shkencave.

Simbolika e 20 Janarit,është tepër e madhe në  pesë  vjetorin e heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimenzionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të lartë  do prodhonte efekte pozitive, do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale  për  struktura  institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e ksaj Krahine. Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës  dhe hapasira tjera etnike Shqiptare. Vizita, si veprim  do të kontribonte që sa më shumë opinioni i gjërë Shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e  diskriminimit  që janë duke u bërë ksaj Krahine.

Liderët institucional  e politik as në pesë vjetorin nuk e vizitojn  vendin e lapidarit. Tirana e Prishtina  vazhdojn heshtjen  që tash e pesë  vjetë,  asgjë nuk kan ndërmarrë as në kuptimin deklarativë apo ndonjë kushtëzim që ky lapidarë të kthehet aty ku e ka vendin.

Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet, ndjenjat dhe  në  gjitha  zemrat  tona  Shqiptare  që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e ksaj Krahine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat