Gazmendi e bëri gaz vehtën

Opinione

Gazmendi e bëri gaz vehtën

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 00:38
Binak Maxharraj

Një të merkuere që shkojë Adritatik Kelmendi në emisionin e tij te njohur "RUBIKON" e patë si musafir Kryetarin e posarizgjedhur të Komunës së Pejes z.Gazmend Muhaxherin.

Në emision u ba fjalë gjanë e gjatë për Komunën e Pejës,për zhvillimin e sajë ekonomik ,për arësimin dhe kuturën,për zhvillimin e infrastrukturës ne komunë,
për përmirësimin e jetes së qytetarëve te kësaj komune,u ba fjale, gjithashtue edhe për përspektivat se kah Kryetari i posazgjedhur i Pejes do ta drejtoj, do ta zhvilloj kete komunë me theks te posaçem ne zhvillimin e turizmit qe kjo komunë ka përspektive të mire.

Por ajo së çka mua më la përshtypje ishte biseda dhe qasja e  propblemit te demarkacionit,pasiqe vija e re e demarkacionit më së shumti e godet këtë komunë.Siç dihet me çështjen e demarkacionit vendi yne po ballafaqohet qe gadi tri vite.Qysh në vitin 2012 Qeveria e Hashim Thaqit epatë formu Komisionin për demarkacion
të vijes kufitare me Malin e Zi.Që ne fillim u ba nje gabim i madh ne mertimin e komisionit.Ky Komision duhet ta mbante titullin:Komisioni për vertetimin e vijes kufitare e,jo për percaktimin e ndonje vije te re siç bëri ky komision,sepse vija e kufirit ka qene e delimituar shume ma herte qe ne vitin 1945 dhe se nuk mund te ketë nje delimitim të dytë.

Ky Komision qe ishte ne krye me Murat Mehen(i cili shumë vite më pare ne shkrimet e tij dhe librat e tij konstatonte se kufiri me Malin e ZI është ne Çakorr dhe Kullë) punoi kundër ligjeve dhe Kushtetutes se Kosoves,ku thuhet se teritori i Republikes se Kosoves është i pakontestueshem dhe i pa prekshem.Komisioni ne fjale pasiqe e mbaroi punën doli me raportin e tij ku thuhej se Kosova nuk kufizohet me Malin e Zi as ne Çakorr e as ne Kullë,qe do te thote se kufiri kishte zbrite per 6 kilometra ne mbrendi te Kosovës.Kjo i pezmatoi banoret e Zones se Rugoves te cilët te parët reaguan për kete gje,por askush nuk degjonte.

Për kete problem,pra për përcaktimin e vijes se re te kufirit me Malin e Zi reaguan edhe ekspertet e pavaruar ne krye me Shpetim Bulliqin i cili ne "krye ne vete" me nje grup shokesh iu qasen vullnetarisht këtijproblemi me çrast e informuan opinionin se Kosova sipas Komisionit te Murat Mehes po humbë hiq ma pak se 82.000 hektar tok.Jehona mori dhene.Demarkacioni u ba çështje dite ne te gjitha nivelet, banë protesta ne rrugë por edhe ne Parlament që ky version te mos kaloj sepse Kosova nuk ka tok me i fal askujt.Kosova rreth kësaj çështje i humbi gadi tri vite te mira pa ndonje zgjidhje,për te cilën gjë ra ëdhe Qeveria Mustafa.

Me ardhjen e Qeveris se re ne krye te se cilës është Ramush Harajdinaj(njeri ndërë refuzuesit me te fort te Komisionit të Murat Mehës)që ne seancen e parë te Qeverisë e shkarkoi Komisionin e Murat Mehes i cili ishte i formuar kryesishtë nga qatibat e zyreve dhe e formoi Komisionin eri nga njërëz te dijes dhe te shkences nga Universiti i Prishtines ne krye me Shpetim Bulliqin. Komisoni është ne teren,ne vlug te punës dhe së shpejti pritet te dal me raportin e vete të cilin do te ia paraqesë qeveris.

I pyetur nga moderatori per çeshtjen e demarkacionit Kryetari i posarizgjedhur i Komunes se Pejes Gazmed Muhaxheri deklaroi haptas se Kosova nuk po humb teritor,se e përkrahë plotesishte Komisionin e mëparshem, tha turpshëm se i kamë pyet keta qatipat e mij te zyres se kadastres se ata i paskan dhane se Çakorri dhe Kulla sipas kriterit kadastral nuk i takojnë Kosovës. 

E dihet se kriteri kadastral nuk është dhe nuk mund te jete i vetmi kriter.Së kjo është e vertet Gazmend Muhaxheri thote se për këtë arsye Mali i Zi e asfaltoi rrugën 7 kilometrshe nga Çakorri deri te Ura e Kushishtës pa e pengu askush.Ne ktete menyre Gazmend Muhaxheri ne vend se ti del zor teritorit te Komunes se tij,ai ne kete emision u ba gazi dhe turpi i botës.

Pra,u binte instrumenteve ashtu siç i thoshte shefi i vet Isa Mustafa.Tashti shtrohen do pyetje mjaftë interesante qe Gazmend Muhaxheri nuk i ka dijtë,apo ska dashtë më i dijtë së:
-Si u ba që Mali i Zi ta lëvizë kufirin me Kosovën qysh ne vitin 2013,bile edhe duke e asfaltuar rrugn e"huaj" 6 km nga Çakorri deri te ura e Kuqishtes,kur  dihet se Mareveshja për demarkacionin midis ketyre dy shteteve është nenshkruar ne Vjene ne gushte te vitit 2015 nga Ministri i punve te jashtme te asaj kohe Hashim Thaqit dhe Skender Hysenit?!.
-Si është e mundshme që Mali i Zi te lëvizë kufirin për 6 klm ne mbrendi te Kosovës hala pa u Nenshkruar Mareveshja?!.Çka do te thotë kjo z.Muhaxheri,a nuk jane përzi këtu shumë kabllo me shumë tela ne drejtime te ndryshme e deri te manipulimet dhe keqpërdorimet ne emër tekufirit!!.
-Pse z.Muhaxheri nuk bahesh i sinqerte dhe te pranoje se kufiri tu ka rrasë gadi te dera e shtepis(Pejë) e ti nuk reagon fare,por iu bjen telave ashtu siq te thonë shefat e tu,a nuk është kjo marre!!.
-Pse z.Muhaxheri e pranon këtë vesion te Thaqit për demarkacionin kur te gjithë familja e jote dhe te gjidhe banoret e Zones ,popullata dhe deputetet e Kosoves jane kundër, së po u rrembehen tokat,kullosat,liqenet dhe po u mbesin edhe varret e te parëve andej kufirit dhe më këtë ti po bahesh marrja e vehtes dhe gazi i botës!!.
Dhe krejtë për ne fund po ti sjelli edhe dy fakte qe deshmojne se kufiri më Malin e Zi është i manipuluar:

Fakti i parë:
-Adem Muriqi është i asajë ane,është nga Koshutani i Rugovës.Ky njeri ishte ish pjesetarë i policisë kufitare qe nga viti 1974.Ai e ka kontrollu kufirin nga Çakorri deri ne Kullë te Zhlepit.Ai e thotë një gjë që së ka thanë askush deri me tani.Muriqi thotë së deri në vitin 2oo8 këtë ask rrugor deri ne Çakorr dhe Kullë,e kontrollonte policia e Kosovës.Pra,qe nga viti 2008 e këndëj Policia e Kosovës nuk ka pasë qasje ne keto dy aske rrugore,qe do te thotë së kufiri qysh ne ate kohe kishte levizë për 6 klm në mbrendi te Kosovës të cilën tani e kontrollonte dhe mirëmbante Policia e Malit te Zi.qe do te thote se sipas Muriqit dhe banoreve te zones qe ne kete vite ka nisë te funksionoj vija e re  e kufirit midis Kosovës dhe malit te Zi a mos është vallë kjo një rastesi apo koinçidencë,vetem nje zot e dinë.Këte më së miri i tregon koha.

Fakti i dytë:
Ky fakt është i lidhur pikërishtë me mua.Si njeri i asaj zone që jamë nje dite dikund veren e vitit 1986 unë me disa shok shkuam për vikend të Kulla e Zhlepit.Me vehte mor em birra por edhe nje qinq qe ta piqeshim atje naltë ne hellë.Zbarkuam ne nje ledinë te bukur . Mblodhem krande dhe dru e ndezëm zjarrin ofer nje hormoqi(breu) dhe filluam qe ta piqnim ne hell qingjin.Nga zjarri i ndezur shkonte fjolla fjolla tymi i cili u ngjitke naltë atyre majave.Kur papritmas nga pyelli del nje shumar malazias i cili memzi merrte frymë nga ecja e shpejte apo nga vrapimi neper pyell.U ndal,po na shikon quditëshëm të gjihtëve dhe na tha:
-Nga large e pash dymin dhe vrapova shpejtë se a mos po digjet mali dhe shtoi pak si i zemruar:Po pse bre burra e keni ndezë zjarrin e teritorin e Malit te ZI dhe ketu bash te ky hormoq qe mund te digjet.Pse nuk e ndezet zjarrin ne teritorin e Kosoves i cili është(bente me gisht) qe aty nja 20 metra më large nga këtu,qe atje pas atij guri te shenuem me nj X te kuq qe shenon kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi.Pasiqe i kërkuam falje,ai pak u zbydhë,u qetësu,ia dhamë disa birra por edhe një copë mishi te pjekur dhe shkoj duke na deshiru vikend të mire,por edhe me nje porosi qe heren tjetër zjarrin të Kulla ta ndezim ne teritorin e Kosovës.Kane kaluar shume vite por ai guri me ate X të madhe me te kuqe nuk është ma aty,është rrokullisë per 6 kilometra teposhtë.Këte gur e shperngulën Malazëzet ne krye vehte,pa e pyet askend,e shpëngulen teposhtë bile edhe shume më heret se sa te nenshkruhej Mareveshja per demarkacion,kurse keta qyqanat tane as që reaguan,nuk reaguan sepse ishin te zene më pune tjera ne hajni dhe korrupcion te te gjitha llojeve.

Ndaj te gjitha këtyre marifeqeve te fliqeta qe dikur do të ju delë tymi atehere nuk pak reagu fare as Gazmend Muhaxheri i cili mu për kete nga Gazment kalojë ne gaz të botës.
Komisioni i ri ne krye me Shpetim Bulliqin dhe njërëzit e tjere te dijes e shkencës po e vazhdon punën dhe së shpejti do te dalin me te vertetën,ata nuk jane zhurmagjijë siç i quan Presidenti Thaqi, ata nuk jane as rrugaq,ata jane njerez profesionist te zanatit, jane njërez te dalun nga ky popull,njërëz se jane betue se do ta nxjerrin te verteten,njerës që i dalin zot kësaj toke e cila është e pa prekshme,e pacenueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat