Zoti Trump, Jerusalemi është vija e kuqe e myslimanëve!

Opinione

Zoti Trump, Jerusalemi është vija e kuqe e myslimanëve!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:01
Sherif Ramabaja

Pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti Trump, kryetari i Turqisë Erdogani reagoi fuqishëm duke ia tërhequr vërejtjen kryetarit të SHBA - së. “Jerusalemi është vijë e kuqe e Muslimanizmit “. Si reagim të shpejtë Erdogani kishte thirrur në Stamboll, për të mërkurën  e javës së ardhshme, Samitin e Konferencës Islamike që numëron 57 shtete.

 Erdogani me këtë rast, po përpiqet që ta marr timonin drejtues në duart e tij e jo dikush tjetër nga  shtetet Arabe dhe ta luaj rolin e avokatit dhe dominuesit në cështjen e Jerusalemit. Këtë javë, pikërisht të mërkurën, një reagim ndaj vendimit të presidentit Trump Erdogani e bëri, në takimin me mbretin e Jordanisë në Turqi.

 Të enjtën Erdogani kishte telefonuar me Papën Franciskus, presidentin rus Putin, kryetarin Pakistanez Hussain dhe me një numër qeveritarësh Europian duke kritikuar një hap të tillë të presidentit Trump.

Në këshillimet me ta, Erdogani kishte nënvizuar se kjo nuk është  vetëm detyrë e muslimanëve po edhe e gjithe  njerëzimit që ta kundërshtojnë një vendim të tillë. Erdogani nuk është se vetëm tash po interesohet për krizën që u shfaq rreth Jerusalemit, po ai angazhohej edhe në rripin e Gazës, me ndihmat humanitare, duke treguar solidaritet me vëllazërinë muslimane dhe duke qëndruar afër organizatës ekstrmiste palestineze Hamas.

Erdogani përpiqet të përfitoi nga kriza e Jerusalemit

 Në Mai të këtij viti organizata e mbrojtjes zivile „ Afad “ kishte shtypur një broshurë ku Erdogani proklamohej se ndihmon fëmijët e rripit të Gazës me biçikleta. Pas fëmijëve në një transparent shihej fotoja e presidenti Erdogan në mes të flamurit turk dhe palestinez ku shkruhej “ Udhëheqësi i botës islame Recep Tayyip Erdogan “

 Erdogani mundohet  të përfitoj nga kriza e Jerusalemit dhe nje rol te tillë e luan ngase temat aktuale të pakëndshme në Turqi jan zhdukur nga rendi i ditës. Inflacioni i rritur dhe  më i larti i viteve të fundit ka arritur në  14 % . Akuzat nga opozita për fshejhen e tatimit nga Erdogani dhe familjarët e tij kan qenë aktuale kohën e fundit. Demantimi nga shumë institucione për rritje të fryrë ekonomike jan temat për të cilat Erdogani kërkon ta largoi vëmendjen e qytetarëve të tij nga problemet e përditshme.

 Liga Arabe u distancua nga njohja që i bënë SHBA - të Jerusalemit si kryeqytet Izraelit dhe bëri akuza në drejtim të Amerikës. Ata than se SHBA - të jan izoluar dhe se nuk do të pranohen më si ndërmjetësuese në Lindjen e Mesme. Për masa të mëtutjeshme nuk ishin unik se si do vej më tutje. Kryetari turk Erdogan në paraqitjen e tij të fundit publike, para simpatizantëve të partisë së tij AKP, shtetin Izraelit e quajti si shtet terrorist. Njohjen e Jerusalemit si kryeqytet nga SHBA - të Turqia nuk e pranon dhe nuk  e njeh.

 Sic po shihet nga deklarata e ambasadorit Palestinez në Beograd se Palestina, kurr sdo ta njoh pavarësinë e Kosovës : ai pranon se si mbrojtës i shteteve Arabe dhe muslimanizmit do të proklamohen Serbia dhe Rusia, gjë që do të ishte absurditet. Një lojë të tillë të ndyrë dhe të dyfisht di ta luajnë , kush tjetër përpos Serbisë dhe Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat