Liberalizimi i vizave në qorrsokak

Opinione

Liberalizimi i vizave në qorrsokak

Nga: Prof.dr Binak Maxharraj Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 07:00
Prof.dr Binak Maxharraj

Për liberalizimin e vizave në Kosovë kanë mbetë më u plotesu dy kushte të zorshme:

I pari,aprovimi i marëveshjës së demarkacionit më Malin e Zi.

U deshtën gadi tre vite të punohet në këtë drejtim.U formuan katër komisione për demarkimin e kësaj vije.Komisioni Meha në kohën sa ishte Hashim Thaqi doli më defekt,e zhvend  osi kufirin nga Çakorri dhe Kulla për gjashtë  kilometra në mbrendi të Kosovës.Shpërthey revolta së pari nga partitë opozitare por pati edhe revolta nga qytetarët e Kosovës e,më së shum ti nga ata të zonës së Rugovës të cilët u hodh ën në revoltë sepse andej po u mbesin kujtimet,tokat,varret,malet,etj.U dhezë edhe Kuvedi i Kosovës për ta ndaluar miratimin e kësaj Mareveshje në Kuvend.Dhe u blloku .Qeve ria Thaqi e pastaj edhe ajo Mustafa formuan edhe dy Komisione sa për sy e faqe,por demarkacioni nuk kaloj.Kështu humbën gadi tri vite në rremuaj rrethe kësaj çështje pa asnjë rezultatë,bile për këte edhe ra Qeveria Mustafa .

Erdhi deri zgjedhjet e reja .Bindshem fitoi LVV,humbi PDK,u ringjall pak LDK.U deshtë gadi dy muaj për tu formur Qeveria.Pas shumë tentimeve shtyerje brylash çështja u lidhë dyqysh që Ramush Haradinaj u zgjodhë Kryeministër.
Ky menjëherë qe në ditën e parë në mbledhjen e Qeverisë e shkarkoj Komisionin Bulliqi .Ky Komision pas nja dy muajve pune në terrën doli këto ditë me rezultatet që Kosova po humbë tokë nja 8200 hektar .Kështu demarkacioni hyri përseri në qorrsokak.Por Kryeministri Haradinaj vendosi që të gjeturat nga të dy këto komisione  ti dërgoi në Kuvend për diskutim dhe miratim. S e si do të shkonë në më tutje është në duar të të deputeteve, dhe

Luftimi  i korrupcionit në Kosovë.

Lufta për luftimin e Korrupcionit si kushtë i dytë për liberalizimin e vizave ëshë një punë fortë e komplikueme.Siq dihet Kosova është vendi më i korruptuar në rajon por edhe më gjerë.Në Kosovë korrupcioni ka arrijtë deri në fytë.Siç dihet gjatë gjithë përiudhës së pasluftës të gjitha institucionet u kapën nga një klasë politike e dalë nga lufa aspak e përgjëgjëshm.

Shiti dhe privatizoi çdo gjë që në Kosovë që  ishte ndërtu më dekada më çmime shumë të ulëta.Shtei u kapë nga kjo klasë politike e cila nuk u kujdes për ndërtimin e shtetit por për mbushjen e gjepave të tyre.Kështu qe kjo kastë politike shumë shpejtë u koruptua duke vjedhë çdo gja që u vinte ndorësh.Pothuajse mbrenda nates u banë milionera.Kjo kast politike,apo ma mire më thanë Klani Pronto,nuk u kujdes për forcimin e ligjit qe rezulton së u banë pak reforma në legjeslatur.Kështu u korruptuan edhe prokuroret dhe gjyqëtarët,të cilët nuk zbatonin ligjet por uredhat e politikës. E,si të luftohet korrupcioni nga njerëzit e korruptuar.Për të luftuar korrupcionin duhet qe kjo mafi pilitike të hiqet nga pushteti ,sepse,kjo do të thot së nuk mund të zbatohen ligjet atje ku mafia e banë politikën.

Dhe si përfundim çka do të ndodhë më këto dy kushte që duhet ti plotësoi Kosova?!.Po sypozojmë(anipse nuk jamë i sigurtë) së demarkacioni do të kaloj në Kuvend.A do të vijnë menjeherë vizat?..Jo,nuk do të vijnë.Po si do të plotësohet kushti i dytë që ka të baje më luftimin e korrupconit në të cilin Kosova ka sharru deri në fyt.Korrupcioni nuk luftohet me fjalë,por më zbatimin e ligjit,e ligji nuk mund të zbatohet më prokuror dhe gjykatës të korruptuar e me lider qe e kanë zbapu shtetin.Korrupcioni do jetë i luftuar vetem ateherë kur bahen ndrrime kardinale në sektorin e drejtesis,për të ardhe njerëz të pakorruptuar të cilët duhet ta zbatojn ligjin.Dhe tjetra a konsiderohet së korrupcioni po luftihet,nëse nuk u sekuistrohet të gjithëve pasuria e fituar pa ligj e që janë ba milionera vetem për pak vite. Unë thamë së jo dhe për këte duhet kohë e gjatë.

Pra siq po shihet lufta për korrupcon kërkonë kohë të gjatë,ndoshta me vite,sepse korrupcioni nuk luftohet vetem më fjalë por më vepra konkrete.Kjo do të thotë se edhe nese miratohet demarkacioni nga Kuvendi vizat nuk do të vijnë,por duhrt pritë edhe disa vite derisa të luftohet në zero edhe korrupcioni,e cila nuk kagjasa qe të ndodhë.E tere kjo do të sillet në një rreth vicioz,në ate stilin qe e thot populli:zbritë së të vrava,mos zbritë së të vrava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat