Me seriozitetin më të madh punonte edhe shteti i Shqipërisë

Opinione

Me seriozitetin më të madh punonte edhe shteti i Shqipërisë

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:30
Dërmaku

Në fillim të prillit 1999, gjendja ne Kosovë, ishte shumë e vështirë Ushtria serbo qetnike, njisit speciale të policisë serbe, paramilitarët serbo çetnikë maltretonin, rrahnin, burgosnin, djegnin shtëpit e shqiptarëve, i largonin me dhunë shqiptarët,nga shtëpit e tyre, i dhunonin femrat shqiptare, masakronin fshatëra të tëra.., bënin po çka nuk bëni Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi. Sulmet zgjatin 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë. Telegrafi më poshtë ju sjellë kronologjinë më të plotë të këtij aksioni ushtarak të Aleancës veriperëndimore në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. Amerika dhe forcat tjera të Nato-së me 24 kishin filluar sulmet ndërsa sulmi i NATO-s mbi ish-Jugosllavi,

Flitej se Dr. Ibrahim Rugova ishte vrarë në selinë e tij në Prishtinë. Disa thonin se vetëm ishte plagosur. Gjithkund vëzhguesit e gazetarët huaj politikë shfaqnin merakun se në rrethanat e bombardimeve masive dhe të hyrjes në Kosovë jo vetëm të ushtrisë jugosllave apo të policisë speciale, por sidomos depërtimi deri aty i grupeve paraushtarake serbe, veprimet e të cilave gjithkush në Beograd bënte be se nuk kishte fuqi t’i vinte nën kontroll, e kishte shtuar mjaft rrezikun për jetën e tij në rrezikë Këtë ndjesi pasigurie e pati shumuar edhe vetë Rugova, duke deklaruar në Prishtinë mediave të huaja se ai po rrinte në shtëpinë e vet si miu me macen.

Ndërkaq, ishte përhapur nëpër të gjitha kontinentet një deklaratë e shkurtër e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naim Jerliu, sipas të cilit, “Ibrahim Rugova nuk është në gjendje tani për tani të kryejë detyrën e kryetarit”. Për ta bërë më të qartë idenë e vet, ai pati shtuar se “Rugova nuk është i lirë”. Ibrahim Rugova 2 sdgjetor 1944-21 janar 2006. President i parë i Republikës së Kosovës , u zgjodhë Dr. Ibrahim Rugova. p, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006,Rugova ishte intelektual,politikan,akademik, shkrimtar, ishte gjeni i popullit i cili hyri në historinë tonë kombëtare dhe ate botërore. Intelektual. Rugova mbante titullin Doktor. Presidenti Ibrahim Rugova ishte themelues i Lidhjës Demokratike të Kosovës të cila ishte lëvizja e parë demokratike gjithë popullore në Kosovë qe udhëhoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavarsi e Demokraci dhe qe më vonë do të transformohej ne Parti Politke. Dr. Ibrahim Rugova zgjidhet kryetar i saj, qe nga themelimi i saj me 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit2006 kur ai vdesë.

Në atë kohë punonte ambasada shqiptare në Romë, me një personel diplomatik dhe konsullor që nuk i kalonte të tetë vetët, ndjekja e këtyre zhvillimeve kishte përparësi absolute. Lufta e Kosovës kishte përfshirë në një devocion e patos të madh, në një gëzim dhe frymë solidariteti tërë shqiptarët ku ndodheshin. Me një ritëm që nuk e kishte provuar kurrë më parë punonte edhe shteti i Shqipërisë, pjesë modeste e të cilit ishte edhe përfaqësia diplomatike e tij në Romë, e drejtuar prej Leontiev Çuçit

Ndërkohë Sllobodani shihte mirë edhe një të çarë tjetër, ku mund të mësynte me Ibrahim Rugovën të lënë të lirë të vepronte në Perëndim sipas doktrinës së tij pacifiste. Krimineli i Beogradit shenjë të goditjes diversioniste kishte edhe Italinë. Këtu, Kryeministri Masimo D’Alema i ish-komunistëve, këmbëngulës për rrugën e luftës me armë ndaj Millosheviçit, gjithsesi në këtë përzgjedhje mezi e mbante në fill të perit qeverinë e vet. Në parti kishte mjaft kundërshtarë, përditshëm në presion ndaj luftarakë drejt Jugosllavisë së mbetur. Loja me një pacifist në rastin e Presidentit kosovar, që kur kishin nisur bombardimet, do të ishte hera e dytë e manovrimit të tij për të përçarë aleancën perëndimore euroamerikane. Eksperimentin e parë me rolin shkurajues të tejpaqësorëve Sllobodan Millosheviçi sapo e pati përfunduar në mbyllje të ditës së 1 majit.

Në Beograd ai ishte takuar me referendin amerikan, ultrapacifistin e shumënjohur në botë, Xhesi Xheksën. Si shpërblim për imazhin pozitiv që me praninë e tij po i jepte, Presidenti jugoserb e pati njoftuar për vendimin e lirimit të tre ushtarëve amerikanë të zënë rob nga serbët plot një muaj më parë. Xheksëni pati deklaruar para medias, se “ky veprim i Presidentit jugosllav ishte një hap pozitiv që duhej vlerësuar nga NATO”. Ai uronte që ajo t’i kthente reciprokisht, në shenjë hapjeje, edhe dy ushtarët serbë të kapur rob. Millosheviçi i pati dhënë referendit Xhesi Xheksën edhe një letër personale të tij për Presidentin Bill Klinton. Këtë letër Xheksën e mori me vete. Kjo shkaktoi zhgënjim të madh edhe tek ata italianë që ishin për rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Madje përshtypja e keqe e pohimit se liria e një populli shkëmbehej me drogë shkoi dëshpërues deri te një militant i njohur i Partisë Radikale (Luço Berté), i cili kishte tri javë në një grevë urie, me kërkesë që Millosheviçi jo vetëm të hiqej nga pushteti, por edhe të çohej para Gjykatës së Hagës me akuzën për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Sikur të mos mjaftonte kjo, pas dy avionëve amerikanë të goditur dhe të rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore serbe, në mesditën e 2 majit pati rënë në Adriatik një bombardues tjetër, por në këtë rast për shkak të një defekti teknik.

Ishte e nesërmja, 3 maji, e hënë, kur ajo çfarë domosdoshmëria e aksionit të NATO-s kundër Sllobodan Millosheviçit humbi njëzet e katër orë më parë, e rifitoi këtë ditë. Përballë publikut italian ishte shfaqur Ismail Kadare. Ai i pati dhënë një intervistë gazetës “La Repubblica”. Ajo menjëherë e kishte vënë në faqen e parë. Titulli ishte “Sindroma e vjetër që trondit Ballkanin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat