Berisha: Rambo ti ke pare boll, je milioner, shtëpinë më të bukur se Bil Klintoni, s’di ti çka është me të shkel gjinja për një copë bukë e djathë..

Opinione

Berisha: Rambo ti ke pare boll, je milioner, shtëpinë më të bukur se Bil Klintoni, s’di ti çka është me të shkel gjinja për një copë bukë e djathë..

Nga: Kimete Berisha Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:38
Ramush Haradinaj, Kimete Berisha

Publicistja e njohur Kimete Berisha, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka bërë një postim për Kryeminsitërin e ri Ramush Haradinajn, duke duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe puntorëve në sektorin privat.

Lexoni reagimin e saj:

Na e keni bërë punën të themi ‘nuk ia vlen të jesh i ndershëm’.

S’mund të jetë demokratik, as i lirë, as perendimor, as normal, nuk meriton liberalizim vizash e as lëvizje rë lirë, një shtet si Kosova ku punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër, ama, bash- bash si skllevër, në mesjetë.

– Nuk i bëjnë hesap për njerëz;

– Shkoni kqyrni se në çfarë temperaturash të ulta punojnë ata sot!

Ku është njerëzia! Ku i inspektorët e punës, Kryeministër, a ka mbet naj njeri normal në këtë vend!

– I kërcënojnë me largim nga puna dhe i frikësojnë;

– Rrogat e vogla plus ua vonojnë, ua japin xhepa-xhepa;

– I detyrojnë me punu edhe për festa;

– I detyrojnë që të dielave me ua falsifiku artikujve ushqimor afatet e prodhimit (me aceton);

– Nuk kanë të drejtën e ankesës;

– Punojnë pa kontrata;

– Punërori i shkretë (skllav qysh e keni bë) ia ruan sytë pronarit, kur po e largon nga puna, a po më largon tash a tash;

-Skllavopronarë (hajna e kriminela) e kanë moton e njejtë për të gjithë skllevërit e tyre, pa përjashtim ‘mos ju pëlqeftë, ecni menjëherë, po presin në rend me ta zënë vendin;

– Nuk kanë të drejtë për pushim mjekësor.

Nënvizo, Kosova (shtet demokratik) nuk u jep të drejtë punëtorëve privat për pushim mjek?sor.

Nuk u jep pushim kur sëmuren, përveç pushim pa pagesë. Për lehona as mos të flasim se është e tmerrshme qysh e dekurajoni ju natalitetin;

– Vajzat e bukura e të varfëra i ngacmojnë dhe i kushtëzojnë (respekt për përjashtimet);

– Nuk zbatohet Ligji i punës në sektorin privat, sepse ju vetë jeni skllavopronarët që ua thithni gjakun punëtorëve, që s’di pse s’kanë vullnet të bëhen bashkë e t’ua ua zënë derën me therrë!

Ku po i sheh ti ato suksese, Kryeministër i skllevërve dhe shok i skllavopronarëve.

Asnjë sukses të vetëm për 100 ditë, por edhe 500 vjet me ti jap Zoti ymer, ky je ti, kaq di dhe kaq mundesh ti.

Ti ke pare boll, je milioner, shtëpinë më të bukur se Bil Klintoni, s’di ti çka është me të shkel gjinja për një copë bukë e djath.

Sukses tjetër i yti është ndërmarrja me imitu Edi Ramën.

Nuk imitohet Edi Rama, sepse ai ka energji mendore e ti ke energji fizike.

As ai nuk mundet me t’imitu ty me muskuj

Ti ke studiuar online, kur të hysh në oborrin e dijes, ruaju se të zhveshin njerëzit, rri mos ia zë diellin Diogjenit, se atij kurrë s’i ka hëngër palla për asgjë, e as për paret e Aleksandrit të Madh. .

Sepse, paraja dhe fuqia më e madhe është ‘dija’.

Nuk mund të jetë i mirë një njeri arrogant që i quan popullin ‘matrapaz’ që të shkretit mundohen m’i mbrojtë pronat e veta.

Se, vlerë nuk ka veç tulla, vlerën shtëpisë ia japin kujtimet e jetës dhe fëmijërisë. Sa herë shkoj në Mitrovicë, afrohem te shtëpia e fëmijërisë në oborrin e të cilës kam lindur dhe ia nguli sytë me mallin e krejt jetës. Ajo është shtëpi e vogël dhe e vjetër, por për mua është si një kuti me poezi dhe me bonbone.

Po ku merr vesh ti nga ndjenjat e bukura, një njeri që mbahet si burrë i odave e flet si gratë e kqija. Mos na trego çka është burrnia se kemi dëgjuar çka është. Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar njeri që i thotë vetes ‘burrë’ dhe e ofendon një grua ndër sy të botës dhe burrit të saj.

Kulmin e vrazhdësisë po e arrin kur po e heq setrën e po i tregon muskujt.

Rrogat e vogla; pensionet mos pyet; pleqtë nënçmohen; të rinjtë keqpërdoren; nuk ka shans m’u punësu pa të njofshëm; çohet shqiptari n’sabah nuk di kah me ja mbajtë; ilaçet vidhen nga zyrtarët e shtetit; drejtësia blihet e shitet me pare; Kryeprokurori spekulant i dorës së parë, s’ia prishë kush qejfin; ministrat nuk ta varin; e shfrytëzon qeverinë si fabrikë për prodhimin e rrenave (premton punësimin e 1000 e kusur njerëzve që prej këtij momenti dihen kush do të jenë ata).

Zyrtarët shqiptarë i përcjell kur po hyjnë e kur po dalin nga zyret, ndërsa qindra serbë të MUP-it, marrin paga pa dalë kurrë në punë. Kurrë-kurrë, ama kurrë. Nuk i njeh kush, kush janë ata, s’ua ka pa kush fytyrat.

Çka po sheh mirë ti këtu?

Veturat zyrtare keqpërdoren (qysh janë keqpërdorë gjithmonë). Vendimi yt vlen veç derisa të perendon dielli, e pastaj si ti bie terri tokës vazhdojnë hajnat e kriminelat me ‘’zhivat’ me vetura zyrtare, u knaqën, kurrë pa shpenzu gjë, pa pagu derivate, shetitu poshtë e lartë ‘badava’.

Këtu shkelen të drejtat elementare të njeriut, e ju flisni për suksese!

S’ka suksese në një vend ku s’ka drejtësi.

Por megjithatë edhe ti e ke një sukses të madh. Suksesi më i madh i joti për këto 100 ditë është që ke arritë m’u bë i neveritshëm në afat rekord, dhe të gjithë luten mos me të zënë pranvera si Kryeministër.

Mu pyet unë nuk të kish zënë as Krishtlindja.

Të kisha përcjellë me këngën ‘Shko përhape nëpër male se Krishti ka lind sot’!

P.S. Në këtë vend nuk ia vlen të jesh i ndershëm!

A ka dëshpërim më të madh se ky!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat