Mirësia e krye (k)...ministrit, Ramush Haradinaj

Opinione

Mirësia e krye (k)...ministrit, Ramush Haradinaj

Haki Bunjaku Nga Haki Bunjaku Më 30 dhjetor 2017 Në ora: 08:16
Ramush Haradinaj

Bën vaki që prej dallashit i del mirë!E pastaj,mbase edhe nga Speciallja shëton!

Populli ynë thotë:-Bën mirë në mulli e gjen në shtëpi!

Ku pe di?!

Ramushi ynë e paska vendos (me një),me hjek dorë nga ligësitë,se shpirt po bajmë,e nuk i dihet jetës,prandaj të qerohemi nga mëkatet e gabimet

Edhe përtej serrnishte po kërkohej rreptësisht pastërti shpirtëroe!Mirëpo,mjerisht kjo u mungon liderëve tanë,të cilët nuk i zgjodhëm,por u ngulitën në pozita,si magari i Tafës në lloq!

Me huligaj të tillë të tipit kriminel nuk mbahet shteti dhe as nuk mbahet e nuk rrespektohet liria!

Sivjet e paska shpall: Vit të sadakasë,prandaj(ëndërr) e paska mbush një strajcë pare(të haramit) dhe paska ardh në shtetin Helvetik,për të shkepë sadakë,apo,si po e praktikojnë këtu,para vitit të Ri,për rrogën e 13-të!

Une nuk due pare as ndihmë prej tij,se bandit hesapi,që edhe humanitetin e ka plot sherr,por vetëm të mijat të mos mi (vjedh),përvetësoi për ti paguar gjithë atë kallabllak ministra,bshkëhajna e zëvendësministra,që tokës i bëjn rëndë,ashtu si shefi i tyre!

Tash,për së mbari,puna e parë që duhet bër:-Ramushit me ia zgjedh një zëvendës,se garant,edhe ai më përvetësues, më hajn e më dallkuak nuk qëllon.

Viti i Ri nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për ndërrim të moteve,por,kryesore,edhe për ndërrimin e liderëve banditë e të pahajr!

Dikush prej tyre duhet ta merr shkopin e bariut dhe të shkojë pas bagëtive në bjeshkë,ku e ka vendin adekuat dhe kurrë të mos zbres në vendet e civilizuara,se njerëzve ua imponon veset e bagëtive.

Kur është puna te sadakaja e Ramushit,unë me plot bindje e rrefuzoi,sepse kur ta shtrinë dorën e ndihmës i keqi; taksiratin nuk e ke larg!

Unë dua të jem larg ramushëve e larg taksirateve.Nuk dua të ngarkohem me gjynahe,se kur të më mbushet mendja për to;shkoi pelegrin,si të gjithë gjynahqarët e rezilët tjerë.

Eh,Zoti më ruejt e mbajt sa më larg prej tyre,se ta çesin hijen e zezë,të cilën as ujtë me preparate kimike nuk mund ta hjek.

Ramushi,mbasi qenka në Zvicërr,le të kthejë pak kah une,sa për një kafe dhe mos ta merr me vete strajcën e tagjisë të mbushur me pare të reketimit!e

Prapë i joni është e mos të koritemi për një kafe,se kur të kthehet në strofull,na e çet zanin e zi e do të thotë:

-Shqiptarët në Perëndim i kishin harrue shpejt traditat kombëtare,e në rend të parë; atë të mikpritjes .

Shqiptarët në Perëndim (diaspora) i harron traditat,kur ata në atdhe ta harrojnë hajninë!

Edhe ti Ramush leje përvetësimin se vakti është,pasiqë për nga mosha nuk je më axhami!

Ani në Perëndim po na thonë që krejt jeni uzurpues e përvetësues,si ai që e kenë në krye të shtetit!

Ramush,ik si skejeve,se po ta marrin noj qosh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat