"Varfanjaku" Ramush Haradinaj dhe luksi në Saint Morritz...!

Opinione

"Varfanjaku" Ramush Haradinaj dhe luksi në Saint Morritz...!

Partizan Cene Nga Partizan Cene Më 3 janar 2018 Në ora: 20:32
Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj

Me gjithë respektin e madh që kam për ish komandantin Ramush Haradinaj, ndjej neveri për kryeministrin Haradinaj lidhur me atë çka mësova, me harxhimet e tij marramendëse, në natën e ndërrimit të viteve në hotelin luksoz në Zvicër...

Unëpersonalishtë, nuk e di dhe nuk kam shkuar në atë hotel, por ashtu nuk kam shkuar në asnjë të tillë, kaq të shtrenjtë, por mediat nga Zvicra, Franca dhe Gjermarmania, bëjnë publik lajmin ..

Ato shkruajnë se kreu i qeverisë së Kosëvës, bashkë me gjashtë familjarë të tjerë, kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve, në resursin fantastik Saint Moritz në Zvicër, ndër më të shtrenjtët në botë resurs s'kish në botë ..

Siç pashë edhe nga ofertat nga kz gjigant argëtimi dimëror, hoteli "Carlton", e rezervon në një natë të zakonshme për person, njëmijë e pesëdhjetë ranga Zviceriane .. Pra për gjashtë persona, duhen të paktën gjashtëmijë e treqind, franga ..

Po të shtojmë këtu, që menuja, pëmbledh shpenzime ngrënije afro 2100 euro për person në ditë, pa përmendur këtu edhe argëtimin dhe qejfin, në natë të tilla si ajo e Vitit të Ri ..

Vlen të prëmend që, vetëm mëngjesi kap shifrën e harxhimit, 800 franga...!

Të gjitha këto që thashë janë llogarira të thjeshta, që gjithëkush mund ti bëjë e ti publikojë, por problemi qëndron në dy gjera :

Së pari, kush i pagoi ato para ,nga cili buxhet dolën dhe ..

Së dyti, a parashikohet në ndonjë paragraf të buxhetit të kryeministrit apo të ndonjë organi ekonomikofinanciar tjetër në qeverinë e Kosovës??
Dakord, dikush mund të thotë se kryeministri ka paguar ngaxhepi, ose mundet që ta ketë " sponsorizuar" ndonjë mik .. Këto të gjitha janë çështje që nuk mund ti shtjelloj apo t'i argumentojë unë , pasi ka organe kopetente që duhet t'i gjejnë e t'i gërmojnë ..

Por, ka një problem shumë më të madh se sa paratë që përdori pasaniku Ramush Haradinaj në Saint Moritz në Zvicër , problemi moral...!

Më kujtohet kur zoti Haradinaj (miku im i vjetër) në një intervistë në shtypin shqiptar e të huaj, pasi u emërua kryeministër, tha shprehimishtë se: " ... Nuk kam para as për të blerë një gravatë timen ... dhe ndërroj teshat dhe .. ha bukë në makinë kur e lyp nevoja .. "

E pra, a mund ta komentosh e ta ri komentosh këtë deklaratë që të tregon një kryeminstër "varafanjak" ??

Kurrsesi!

Ndaj vetë kryeministri duhet të japë sqarime të thella lidhur me këto lajme, dhe sigurishtë organet kopetente në Kosovë, duhet menjherë të bëjnë verifikimet e nevojshme ..

Populli në Kosovë vuan varfërinë e moskamjes, dhe nje veprim i tillë i vet kryeministrit, ja shtyn akom me thelle thikën në kockë, nga hallet dhe problemet e medha të jetesës ..

Edhe sikurë dikush t'i ketë paguar ato para , edhe sikurë vet Haradinaj ti ketë paguar, janë shumë në syrin e njerëzve të thjeshtë, atyre varafnjakëve realë që ai u prmton një jetë më të mirë ... !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat