Për ata që nuk e njohin kryetarin - Sulejman Rexhepi - Bota Sot
Për ata që nuk e njohin kryetarin - Sulejman Rexhepi

Opinione

E martë, 23 janar 2018

Për ata që nuk e njohin kryetarin - Sulejman Rexhepi

Nga: Dr.sc. Ilmi Veliu Më: 3 janar 2018 Në ora: 23:01
Dr.sc. Ilmi Veliu

Të nderuar...., ju që mbani vetëm emrin shqiptar.... ju që para dite urreni vehten dhe pas dite i urreni të gjithë shqiptarët...... Jam i sigurtë se jini të gatshpm të shkruani zi e më zi edhe për nënën tuaj qe ju ka rritur, e jo më për Sulejman Rexhepin. Edhe më herët kini shkruar e gënjyer shqiptarët edhe për shumë fytyra politike, shkencoro-letrare e  fetare.

Me Sulejman Rexhepin jam takuar e njohtuar për herë të parë në shtator të vitit 1968. Ai nga fshati Sfillare e Shkupit dhe unë nga fshati LLagje i Kërçovës. Ai ishte maturant në medresenë e  mesme të Prishtinës kurse unë posa i regjistruar në klasë të  parë. Në ditën e dytë, mësimi përfundoi dhe të gjithë ne dualëm në oborr të shkollës. Ne që vinim nga trojet  shqiptare të Maqedonisë nuk kishëm problem të komunikonim në mes vedi, por problem shumë i madh për ne ishte komunikimi me shqiptarët e  Kosovës, sidomos me të Llapit e të Drenicës.

Pas dreke dolëm përsëri në oborr të shkollës, ku na u  afrua një djal i fuqishëm dhe  trupgjatë. Me një zë shumë të embël na tha se quhej Rexhep Sulejmani nga Sfillara e Shkupit dhe se ishte maturant i medresës. Të gjithë neve fillestarëve që ishëm aty na pyeti, një nga një, se kush nga cili qytet vinte. Dy thanë se janë nga vendëlindja e tij - Shkupi, tre nga Dibra, dy nga Struga, 2 nga Kërçova, Gostivari, Tetova, Kumanova.... gjithsej 13 nxënës fillestarë.  Na takoi dhe njohtoi edhe me nxënësit e klasës së II që poashtu vinin  nga qytetet shqiptare të Maqedonisë dhe duke na porositur; ,,Kur do te dilni në qytet, gjithmonë do të jeni bashkë. Asnjëherë mos ndaheni njeri nga tjetri....... kini kujdes që të mos takoheni e ngatërroheni me disa banda të qytetit e sidomos dy prej tyre të udhëhequra nga Gani Kolovica e Iljas Kolovica. Unë, me dy tre shokë, gjithmonë do të vite pas jush, tha Sula. Për çdo nevojë dhe çdo  problem, qoftë në shkollë, në qytet, ose edhe në ,,Tauk Bahqe,, ku eshtë terreni për të luajtur futboll, do të më paraqiteni mua.

Një të shtune në mbrëmje shkupjani Rexhep Sulejmani na lajmëroi se do të shkonim në një mbrëmje letrare të organizuar nga nxënësit e shkollës Normale të Prishtinës, duke na pyetur, nese dikush donte të recitonte ndonjë poezi. Mbeti shumë i kënaqur kur unë para normalistëve recitova një poezi që e kisha të shkruar që në klasën e tetë e që ia kisha kushtuar boksierit shumë të famshëm të asajë kohe, Muhamd Ali.

Një nga rregullat e jetës së nxënësve në interrnat ishte edhe koha e mësimit pas darke, ose si që ne e quanim, koha e,,studimit,,.  Në çdo klasë kishte te caktuar nga një maturant që do të mbante rregullin dhe qetësinë, derisa nxënësit do bënin detyrat dhe lexonin në qetësi.  Në klasën tonë, edukatori Omer Musolli e kishte  caktuar maturantin, Rexhep Sulejmani. Ndoshta vetë Rexhepi i ishte lutur edukatorit që ta caktonte në klasën tonë, ku ai neve për çdo mbrëmje na ndihmonte ti benim detyrat, na i skjaronte fjalët e termet e ndryshme që ne nuk i kuptonim e bile na shpjegonte edhe pjesë të Historisë së Popullit Shqiptar. Unë për herë të parë nga goja e tij kam dëgjuar e kuptuar se kush kishte qenë Mic Sokoli që ia kishte vënë kraharorin grykës së topit, Ymer Prizreni e  Sulejman Vokshi, Hazem Bejta e Shotë Galica dhe shumë e shumë figura tjera shqiptare, qofshin luftëtarë apo edhe poetë e këngëtarë.      

Një  ditë, shërbetori i shkollës,duke ardhur në punë, kishte kaluar npër qendër të qytetit. Ishte tronditur shumë kur kishte parë se qendra e Prishtinës po edhe legjet tjera kishën qnë të mbushura përplot me njerëz, të cilët njëzëri kishin brohoritur se e duam Kosovën Republikë. Shërbetori, një të hyrë në oborrin e shkollës, i tregoi edukatorit dhe nxënësve që kishin dalur në oborr dhe e kishin rrethuar edukatorin. Pa vonuar shumë, fjalën e mori i pari Rexhep Sulejmani e pas ti edhe Cenë  Krasniqi.....  Në fillim e lutën edukatorin që të gjithë nxënësve tu jepte leje që të dilnin në qytet dhe tu bashkoheshin njerëzve që kishin filluar një demostratë shumë të madhe, me kërkesën, për Flamurin dhe ,,Kosova Republikë,,. Edhe ne, domos do  të  duhet tu bashkohemi demostrantëve, thanë ata.  Dolëm në rrugën ,,Vellusha,,  dhe u nisëm drejt qendrës së qytetit, nga ku vinte zhurma e madhe e demostruesëve dhe brohoritja ,, Kosova Republikë,,.  Shkupjani Sula i printe turmës tonë dhe  pas tij Cen Krasniqi, Mustafa Fejza................ 

Me që policia serbe ngarendëte pas demostruesëve, Sula e Krasniqi na urdhëruan që të mos dilnim në rrugën kryesore por të rrinim anësh, ku nuk do të ndesheshim me policinë. Arritëm përpara shtëpisë së mallërave e quajtur ,,Gërmija,, ku Sula na ndali dhe filloi fjalimin e tij, të cilin fjalim, ndoshta nga situata e frika që kishim ne si të rinjë,  e kam të gëdhendur në kujtesën time.     Mbaj mend që Sula e përfundoi fjalimin e tij me fjalët ,,Duam Kosovën Republikë dhe duem  flamurin tonë shqiptar,,.  Pastaj  ia dha fjalën një shokut të tij me emrin Mustafa Fejza i cili ishte bashkëvëndas i imi.  Ai i trimëruar dhe i dehur nga guximi i demostruesëve në Prishtinë, të nesërmen vjen në Kërçovë dhe e ngrit Flamurin kuq e zi, nga i cili akt mbetën të shashtrisur jo vetëm maqedonët por edhe shqiptarët, sepse pas vitit 1948 në Kërçovë asnjiherë nuk kishte valuar flamuri shqiptar. Për kët heroizëm ai edhe u denua me burg dhe ka mbetur i shenuar ne Historinë e Kërçovës si njeriu i parë që e ngriti flamurin pas vitit 1948.

Unë jam historian dhe profesioni im më detyron që të flas me fakte e argumente dhe nëse duani të bindeni se sa e rrespektojnë shqiptarët Kryetarin e Myslimanëve në Maqedoni, Sulejman Rexhepin,  mjafton të hapni dhe lexoni artikujt e tij që i kan botuar gazetat e portalet e ndryshëm. Nëse i hapni faqet e ,,Zhurnal-mk,, do te shihni se shkrimet e shumicës së autorëve me emër e famë i kan lexuar 300-500-1000 apo edhe 2000 lexues, kurse çdo shkrim të Mulla Sylës e kan lexuar 15-17.000 persona.

Nuk jam sahënlëpirës dhe nuk dua të më keqëkuptoni. Jam para pensionit dhe nuk luftoi për ndonjë post apo interes personal, por jam i detyruar të them të vërtetën dhe e vërteta eshtë ajo se Mulla Sula ka qenë shumë i suksesëshëm  në punën dhe detyrën e tij . Sot portalet të mundësojnë që të shkruash lloj lloj gënjeshtrash dhe ti marrish në gojë e njollosish të gjithë njerëzit e pa fajshëm. Këtë punë të fëlliqur e ka berë edhe një i ashtuquajtur gazetar në një artikull te vetin ku ka rradhitur shumë lloj gënjeshtërash. Unë kam kaluar 4 vjetë në burgun e Idrizbegut për politikë. Dosja ime i ka 200 faqe, ku përmenden persona qe më kan dëmtuar por aty kla të shtuar edhe emrat e disa personave qe nuk kanë pasur asnjëfarë lidhje me mua e as unë me ata, por që i kan shtuar vetë inspektorët për qëllimet e tyre të mbrapshta.  I kam pasur ne dorë dhe i kam shfletuar edhe dosjet e shumicës së të burgosurve politik dhe emri i Sulejman Rexhepit nuk haset ne asnjë  dosje. Secili mundet të bindet personalisht po edhe gazetari që shkruan keq për Mulla Sulën, sepse  aty  eshtë Arhivi, aty  janë dosjet ,të cilat munden të shihen e shfletohen në çdo kohë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test