Një porosi që gjithmonë më tingëllon si obligim dhe amanet historik..!

Opinione

Një porosi që gjithmonë më tingëllon si obligim dhe amanet historik..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:27
Rexhep Elezaj me Ibrahim Rugova

Ishte muaji prill i viti 1990-të, në zyrën time në barakën afër Rektoratit të UP-së, në vizitë më erdhi axha i presidentit, Aliu, dhe pasi që pimë nga një kafe m’u drejtua; “daja Rexhë, kam ardhur me të marrë që së bashku të shkojmë te nipi im Ibrahimi, sepse kam me i thënë diçka”! 

Po i thash, nuk ka problem. Duke shkau rrugës deri tek ndërtesa e Shoqatës së shkrimtarëve (Ibra ishte zgjedhur pak kohë më para kryetar i saj) e cila gjendej në lokalet e një barake të vjetër prej drurit, aty afër stadiumit të futbollit, më foli për qëllimin e shkuarjes te nipi, më tha, “dua t’i them ke kujdes me këto intervista të shumta që po ua jep revistave të huaja, siç është “TIME” e Londrës, “DER SPIEGEL” e Gjermanisë, “THE TIME” e Washingtonit, etj., sepse shokët t’u po heshtin dhe vetëm ti po flet hapur kundër regjimit serb, andaj kam frikë se mund ta vrasin, dhe ti dajë e dinë se familjen tonë e kanë vra mjaftë çetnikët e Istogut..”!?Image

Për fat Ibrën e gjetëm në zyrën e tij i cili kishte qenë duke biseduar në zyrën e tij me Milazim Krasniqin, sekretar i shoqatës. U përshëndetëm dhe u pyetëm me njëri tjetrin, për të vazhduar bisedën rreth situatës së rënd e cila e kishte kapluar si retë e zeza Prishtinën dhe krejt Kosovën nga dhuna dhe tmerri që po ushtronte regjimi kriminal i Serbisë ndaj shqiptarëve!?

Nuk vonoi shumë dhe Ibra më butësi i tha Milazimit, a priton me na e zie nga një kafe! Jo, i tha ai dhe menjëherë shkoi në zyrën afër ku mbi një stufë kishin vendosur një resho të vogël ku na i poçi kafet. Dhe, derisa Milazimi na solli kafet, Aliu iu drejtua nipit të vetë me këto fjalë; “dëgjo nip, kam ardhë me dajën Rexhë me të thënë, aman ke kujdes me këto intervista, sepse ti e dinë se ne shtëpinë tonë (e Rrustë Sadrisë-Rugova nga Cërrca e Istogut) na e kanë vra më 1945-tën babë, gjysh dhe tre anëtarë tjerë, ndaj po kam frikë se edhe ty mund të vrasin..”!?

Ibra, pa u mendua shumë dhe ende pa ardhur me kafe Milazimi, iu përgjigj axhës; “ke të drejt axha Ali, por, ose kam me e demaskue politikën shoviniste serbe ndaj shqiptarëve para krejt botës, ose më nuk do ta quaj vetën Ibrahim..”!? Ani, ani, por unë erdha me ta thënë këtë mëndim, ia ktheu Aliu, ku pas pak Milazimi na i solli kafet të cilat pasi që i pimë dhe një bisede të shkurtë u ngritëm dhe duke u përshëndetur me njëri tjetrin përfunduam vizitën dhe Ibra na përcolli deri tek dera kryesore e barakës, ashtu me pamjen e tij karakteristike, me shall rreth qafe dhe flokë bukur të gjata që i binin mbi supet e trupit të tij të thatë..!?

Image

Duke e rikthyer në mendjen time këtë rrëfim pas gati 28 viteve, të cilin po e publikoj për herë të parë, m’u kujtua rrëfimi i një jetimi të cilit ia kishin vra babin derisa ai kishte qenë 8 muajsh në djep, por i cili tërë jetën e tij kishte menduar dhe planifikuar, sesi të hakmerret ndaj mizorëve kriminalë që e kishin lënë pa babanë, tërë jetën jetim duke bartur në shpirt plagë, dhimbje dhe vuajtje të pashërueshme për prindin të cilin kurrë nuk e kishte pa në jetë për së gjalli..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat