Më rastin e 12 vjetorit të kalimit tuaj në pavdekësi

Opinione

Më rastin e 12 vjetorit të kalimit tuaj në pavdekësi

Nga: Milazim Maraj Më: 22 janar 2018 Në ora: 09:39
Milazim Maraj

Janari muaj i vdekjeve të mëdha shqiptare

Sot përkujtojmë 12 vetori e shkuarjes në amshim te Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Kjo datë dhe ky muaj flasin shumë. Në këtë muaj përkujtuam 550 vjetorin e shkuarjes në amshim të Udhëheqësit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit- Skënderbeu. Por edhe të shumë vdekjeve të mëdha. Të mëdha ishin të gjitha ato vdekje që ndoqën rrugën e Gjergj Kastriotit. Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka e shumë të tjerë që i përkujtojmë më shumë mall , dashuri dhe dhembje po nuk mundë të i numëroj në këtë shkrim.                                                                                                                                                                                 

Përkujtimi i Dr. Ibrahim Rugovës na kujton shumë procese që gjeten  rrugën, për të na  nxjerr Kosovën nga gama e padrejtësive historike.                                                                                                                                                                           

Disa  nga këto procese   janë:                                                             

Kuptimi i rrolit negativ të (pikës). 

Kuptimi i forcës të fjalës së urtë.                                 

Kuptimi i forcës së shpirtit human.           

Kuptimi i faljes dhe rëndësia e arsyes.      

Mësimi i të kaluarës duke shikuar për para etj.          

Të parën  e kishte deklaruar si nxënës i Gjimnazit në Pejë. Kur i kishte thënë  profesorit të tij të dashur dhe nderuar prof.: Riza Bicaj.” Nuk e kamë gabim profesor; por pika nuk meriton respekt , që gjithmonë të nderohet më një shkronjë të madhe”.  Ai  e kishte kuptuar së gabimi ishte në keqpërdorimin e rregullave te drejtshkrimit. Pika ishte ekskluzive. Ajo ishte përcaktuesja e ekskluzivi tetit.(Kështu edhe pikë) është formula fatkeqe e njerëzimit në botë. Nga ekskluzivja burojnë fatkeqësitë njerëzore, të praktikuara qysh nga  divergjenca shtazë-njeri. Kjo praktikë e bartur si atavizëm e të kaluarës në Evropë u korrigjua vetëm më programin e Presidentit të Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova.  Ai na shpjegoj  për herë të parë, më mirë së çdo kush domethënien e   Ekskluzives.  

Me plejadën e vet akademike filloj një program të quajtur (Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës) i cili në fillim ishte vështirë i kuptueshëm, por shqiptarët në Kosovë dhe jashtë saj  i besuan etikes, urtësisë dhe humanizmit të Dr. Ibrahim Rugovës. Ky program u kuptua së pari nga SHBA. Kështu më vonesë Evropa e kuptoj edhe  Rugovën po si, Gjergj Kastriotin. Megjithëse analistet gjerman dhe austriak e determinuan si program të rëndësishëm për paqe në  Gadishullin Ilirik dhe të arsyeshëm, shumë më herët së të tjerët. Programi e LDK, nuk e kuptuan ekskluzivet shqiptar, politika serbe e dhunuar nga Qosiqi, popat serb ,politika ruse dhe robërit  e njëmendësisë kudo në botë.  Këta nga niveli i tyre i ulët i rezonimit dhe uria për standard dhe pasuri të shpejt, humbën arsyen dhe kuptimin e veprimeve të veta  dhe prodhuan pasoja fatkeqësie fillimisht për të tjerët dhe në fund për vetë e tyre..!                                                                                                                                                                      

Presidenti Rugova na demonstroj  më mençuri  së forca e fjalës urtë është më e fortë së çdo dhunë. Kjo forcë nuk buron nga vëllimi i zërit dhe ashpërsia e tij, por nga  urtësia, vendosmëria dhe forca e argumentit. Sqarimi  i qetë dhe interpretimi i argumenteve më zërin e arsyes, mirëkuptimit dhe qëndrimit miqësor.  Programi i Presidentit Rugova  mbolli shpresën në shpirtin shqiptar të Kosovës dhe jo vetëm shqiptar. Kjo shpresë prodhoj energji të mjaftueshme pozitive. Me këtë  energji shqiptaret përballuan dhunën, skamjen, eliminuan hasmëritë në mes veti, përballuan helmimet e fëmijëve të tyre, krijuan miqësi në gjithë botën, organizuan jetën institucionale organizuan luftën dhe pas luftën në Kosovë. Programi më këtë filozofi politike shpëtoj Kosovën  më humbjet më të vogla të mundshme, më këtë program  shpëtoj Kosova nga lufta civile që u pretendua  dhe u provokua të behej me vrasjen e patriotëve dhe veprimtareve  të devotshëm të kauzës kombëtarë që punuan dhe luftuan për lirinë e Kosovës.  Ky ishte një  program i ri. Nuk ishte e lehtë të kuptohej nga një popull që ka jetuar nën  shtypje të dhunë më shekuj të terë. Aq më pak nga ushtruesit e dhunës që tani do të ndjeheshin shumë të dobët dhe krejtësisht të pa nevojshëm.

Për Dr. Ibrahim Rugovën karrieristet  mësuan nga të tjerët ishte Presidentit i SHBA  Bil Klinton që u tregoj disa ekspres politikanëve ekskluziv dhe funksionarëve te tillë, së është obligim moral dhe tregues i nivelit të kulturës,  të ndalesh kur kalon pran fotografisë së Presidentit Rugova. Ishte Gjenerali  Vesli  Klark që komandoj NATO-n për çlirimin e Kosovës, ai që vlerësoj se të Presidenti Rugova ka vrenjtur një fuqi hyjnore të pa përshkueshme që nuk e kishte konstatuar  ndonjë herë të njerëz tjerë. Prezantimi i traditës së humanizmit Kombëtar të shqiptarëve dhe respektimi i pakufishëm  bamirësisë. Respekti për bamirësitë në përgjithësi dhe për bamirësen shqiptare në veçanti simbolin e bamirësisë Nënën Terezëishte një tregues tjetër i shpirtit të shqiptarë që nuk hasej shpesh  të presidentet në botë. Ai na sqaroj si askush më parë, së falja është madhështi që tregon falënderimin ndaj  zotit është  forcë shpirtërore që prodhon fat dhe lumturi por që  duhet të përshkohet nga rëndësia e arsyes. Presidenti Rugova provoj që kultura jon është shumë e pasur. Nga kjo kanë mësuar terë bota. Duke shikuar përpara, respektuar dhe kultivuar vlerat tona ne mund të jem të suksesshëm për vete, të rëndësishëm për njerëzimin në   këtë pjesë të Evropës dhe Botes.  Rroli dhe rëndësia e lisave të mëdhenj zbulohet kur ata largohen. Kështu tani po ndodhë President i nderuar. Tani të gjitha ata përkulën para varrit tuaj në Velani dhe janë shumë, respektojnë figurën tuaj. Këtu nuk po ndalemi ne pyetjen, pse e bëjnë këtë përkulje dhe nderim?, pastaj pse mu tani? Disa prej tyre që nuk të kuptuan kurrë deri sa ishit gjallë, brenda dhe jashtë LDK, tani të duan të respektojnë dhe thirren në emrin tuaj....?! Po të ishit gjallë do te luteshit që zoti të ua fal mëkatet së nuk kanë dit çka po bëjnë. Ne të gjallët lutemi që ta kenë kuptuar gabimin dhe këto të jenë sjellje të tyre pas pendimit. Por edhe si emetime, ndoshta kanë rëndësinë e vet?.                                                                                                                                                                                              

Lavdi Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Lavdi të gjithë luftëtareve dhe veprimtarëve të vërtet që jetën ja falen lirisë së këtij vendi të shenjt dhe populli të mrekullueshëm ne veçanti atyre që i mori janari i vdekjeve të mëdha pasi që jemi në Janar. Urojmë që janari të jetë muaj i lindjeve, gëzimit, haresë dhe prosperitetit për shqiptaret kudo që janë dhe njerëzimin në Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat