Kuvendi i Kosovës- arenë cirku?!... - Bota Sot
Kuvendi i Kosovës- arenë cirku?!...

Opinione

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Kuvendi i Kosovës- arenë cirku?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 30 janar 2018 Në ora: 12:50
Dibran Demaku

Këmbëngultësia dhe vetëbesimi i tepruar në se ai dhe vetëm ai duhet të jetë Kryeministër i Kosovës siç duket do ta marri në qafrë Ramush Haradinajn dhe ai në të ardhmen do të përmendet si Kryeministri më i dështuar i shtetit të Kosovës.Dhe për gjithë këtë fajin e ka vetë me gjithë ata që i rrijnë afër dhe për rreth!

Politikanët e mençur,kudo në botë,në shtetet me sistem demokratik,ku thuhet se bënë pjesë edhe shteti i Kosovës,kujdesen që sa të jenë në opozitë ta detyrojnë pushtetin që t`u jape zgjidhje sfidave të mëdha,qofshin ato politike apo ekonomike,në mënyrë që kur të vijnë vetë në pushtet të përballen sa më pak me to.Ndërkaq politikanët jo të mençur sa kohë ndodhen në opozitë kundërshtojnë pushtetin që t`i zgjidhë sfidat e mëdha duke besuar verbërisht në vetën e tyre se kur të vijnë ata në pushtet do t`i zgjidhin ato.Kësaj kategorisë së dytë i takon edhe kryeministri aktual i Kosovës me gjithë vartësit e tij që sa ishin në opozitë nuk kishin lënë gur as dru pa rrokullisur,në mënyrë që ata që ishin në pushtet të dështonin sa më shumë!Gjithnjë duke besuar verbërisht se kur të vinin ata vetë në pushtet do t`i zgjidhnin ato sfida!

Të gjithëve ju kujtohen sjelljet prej arroganti dhe diletanti politik të Ramush Haradinajt sa ishte në opozitë.Gjuajtja me harta të kryetarit të komisionit për shënimin e kufirit me Malin e zi,apo thirrjet që ia bënte Kryetarit të kuvendit të Kosovës Kadri Veselit,në seancën plenare që të lëshonte pozitën udhëheqëse sepse nuk e meritonte,ishin më shumë se sjellje rrugaqërie!Dhe për këso sjellje rrugaqërie ai do të shquhet edhe tash,kur nga posti i Kryeministrit të vendit i fyen publikisht të gjithë mësuesit dhe arsimtarët e Kosovës si të pa shkollë dhe të paditur;apo kur në të njejtin stil dhe mënyrë I fyen publikisht gazetarët e Kosovës duke i quajtur të pa shkollë dhe të pa dije?!Dhe në vend që ata mijëra mësuesë dhe arsimtarë të ngrenë zërin dhe të protestojnë për fyerjen që u bënë një Kryeministër diletant,ata heshtin,ashtu siç heshtin edhe ata qindar apo mijëra gazetarë?!Fenomeni I heshtjes para “bëmave” të kryeministrit aktual të qeverisë së Kosovës është për brengosje të thellë?!

Duke parë këtë heshtje pothuajse të një populli të tërë para akteve skandaloze të kryeministrit aktual,ai bënë skandale nga më të ndryshme,dhe ato i shet si suksese të qeverisë së tij?!Dhe ata qeveritarë,në numër enorm,i qeshen udheheqësit të tyre,kur për “bëmat” e tij prej diletanti të bëjnë jo vetëm të qashë por edhe të vajtosh,në duar të kujt ka mbetur një popull dhe një vend?!

Përveq se i padijshëm,ky kryeministër është edhe arrogant!Padijshmërinë e tij mundohet ta mbulojë me arrogance!Dhe kur nuk i shitet as arrogance,padijëshmërinë e tij e shndërron në arenë cirku,ashut siç bëri në seancen plenare të Kuvendit të Kosovës,kur duke e munduar që ta mbronte zevendësin e tij-kaubojsin Dardan Gashin,I cili ishte kapur me presh për dore duke qëlluar me armë pa leje,ai pra kryeministri Haradinaj u shndërrua në palaqo cirku:njëherë tha se nuk e dinte nëse arma me të cilën kishte shtirë vartësi i tij ishte me leje dhe në posedim të tij,pastaj ndërroi mendim duke thënë se arma paska qenë me gaz dhe krejt në fund se ai nuk e paska ditur se qenka e ndaluar me ligj edhe vetë posedimi i një arme të tillë?!

Të jesh Kryeministër një populli dhe një vendi dhe të mos i dish ligjet dhe kushtetutën e vendit,më e pakta që mund të thuhet për ty është se je një diletant politik dhe duhet të ikësh sa më parë,jo vetëm nga pozita e kryeministrit,por edhe nga politika përfundimisht?! Dhe meqë Ramush Haradinaj nuk do t`a lëshojë në asnjë mënyrë karrigën kryeministrore, ëndrrën e tij jetësore,ai duhet shkarkuar?!Nëse shklarkimin e tij nuk e bënë politika aktuale,shkarkimin e tij duhet ta bëjë populli duke dalë në rrugë!Përndryshe ai,me mosdijen dhe arrogancen e tij,do t`i shndërrojë në arenë cirku të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës dhe do t`a vëjë në pikëpyetje edhe vetë pavarësinë e Kosovës!Fakti që shtetet më të përparuar të botës së sotme nuk duan që ky kryeministër të shkel mbi token e vendeve të tyre,tregon se Ramush Haradinaj duhet të ikën sa më parë nga posti I kryeministrit të vendit,er mbase edhe nga politika e shtetit të Kosovës!...

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test