10 arsyet pse nuk duhet miratuar projekti i Hashimit për kompleksin residencial

Opinione

10 arsyet pse nuk duhet miratuar projekti i Hashimit për kompleksin residencial

Nga: Adlum Ramadani Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:17
Adlum Ramadani

1) Spitalet regjionale, përfshirë QKUK-në me departamentet përcjellëse janë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore;

2) Mungesa e shkollave në zona rurale obligon mijëra fëmijë të udhëtojnë me dhjetëra kilometra por edhe t'a lën shkollën;

3) Shkollat e mesme përmbushin kurrikulën e paraparë me orë praktike përmes orëve teorike, si pasojë e mungesës së laboratëve, qoftë kimik, biologjik apo të IT-së;

4) Qerdhet publike nuk përmbushin as 20% e kërkesave të banorëve për regjistrim të fëmijëve;

5) Qendrat rinore në thuajse gjithë Kosovën funksionojnë në lokale, përdhesa e banesa me qera;

6) Qendra Integruese Rehabilituese si pasojë e numrit të madh të të sëmuarve kronik psikiatrik obligohet të kthejë prapa e të lë në rrugë dhjetra e ndoshta qindra të tillë;

7) Komuniteti i artistëve ende ëndërron për një hapësirë integruese që do të mund të shfrytëzohej për vepra me karakter kombëtarë e ndërkombëtarç;

8) Vlera e përgjithshme e mega projektit për kompleks residencial mund të përdorej për hapje të industrive të reja/fabrikave prodhuese që do të ndikonte në eksport por edhe në punësim të të rinjëve; 

9) Vlera e po të njëjtit projekt mund të zbërthehej në mbështetje të Federatave Sportive të Kosovës, të cilat po e dëshmojnë profesionalizmin në arenën ndërkombëtare;

10) Betoni i kompleksit residencial mund të zëvendësohet me zhvillimin e zonave turistike, të cilat janë atraksion kombëtar në botën perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat