Darka e Lamës së Demarkacionit - Bota Sot
Darka e Lamës së Demarkacionit

Opinione

E diel, 27 maj 2018

Darka e Lamës së Demarkacionit

Nga: Dedë Preqi Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Dedë Preqi

Duhet patur lakmi, por jo edhe zili këtë lloj tubimi qeveritar, apo mund ta quanim ndryshe, si një trumf i ndonjë froti, me të cilin duhet të krenohemi dhe tek e fundit pse jo, t’ia shtrojmë edhe një darkë solemne, sikur kjo që shihet me një varg qeveritarësh, me cilësinë e të cilëve do të krenohet i tërë vendi ???

Preokopimet e fatit të popullit të Kosovës, gjatë tërë jetës kanë qenë procese dhe brengë e këtij populli, atëherë edhe tani në këto çaste, sikur ky popull përpiqët akoma, veqanarisht në kohën e fundit të gjejë një modul me emër, apo edhe pa emër, që të triumfoj, apo të krijojë me « fantazi »  lidhjen e interesave të veta, dhe modulin e zgjedhjeve të problemëve të veta, përndryshe po « hamë, dhe po « pimë » por,  po jetojmë si dojnë të tjerët…

Si do ta quanim ndryshe, apo darka e lamës së Demarkacionit, si duket tani e ka gjetë kohën dhe mënyrën, që të gjejë edhe pëlqimin e qeverisë për miratimin e saj, duke e kuptuar se edhe tjerët na sygjeruan, apo edhe ata që na deshtën të mirën, mirëpo, sikur do të kishim vepruar më herët për këtë çështje shumë delikate, edhe pse Kosova, nuk ka teritor të mjaftueshëm që t’ua plotësojë dëshirat gjithë atyre fqinjëve që na rrethojnë, duke i shpërblyer sëcilin me nga një copë tokë dhe ti ndajmë « delët prej dhive » me ta.

Në vilën e zavendëskryeministrit B.Pacolli, janë mbajtur edhe tubime të tjera, bile edhe ato të koalicionëve të mëhershme dhe këto të fundit, por kjo darkë qeveritare, si diçka e veqantë, e cila dallohet nga të tjerat, me ç’rast i zoti konakut Pacolli, duke kursyer qeverinë e vendit, vetëm zavendësa të kryeministrit dhe ministrive që ka Kosova, me dhjetë darka të tilla, buxheti i vendit do të dorëzohej…

Edhe pse dikush do t’ua kishte zili këtë lloj tubimi qeveritar, por më shumë do e kishte hijeshuar këtë lloj ceremonie sikur të kishin marrë pjesë të gjithë qeveritarët kosovar pa dallim, edhe ndonjë ministër i rangut të kaubojëve, për të zbrazur ndonjë rrefall pa drojë, në prani të kryetarit dhe kryeministrit të shtetit, që ndoshta mund të zgjonte kureshtjen në këtë mënyrë me ushtimën e « patllakëve », që të na njohin më mirë të tjerët bashkë me popullin.

Megjithatë, iu rritë ndera z.Pacolli, për këtë darkë qeveritare, dhashtë zoti që ti shtohet buxheti, por asgjë nuk rrjedhi diçka e veqantë nga kjo darkë për zgjedhjen e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, e cila po zhagitët afro tri vite me radhë. Do të ndodhëshin edhe shumë e shumë darka të tjera edhe më madhështore, nëse nuk kordinohen çështjet dhe kultivohet një politikë që ka bazë reale e nacionale, e cila i bashkon qëllimët dhe forcat në një interes të përbashkët të këtij populli dhe vendi.

Thotë një fjalë popullore : Pa e dhënë të dhimbsurën, nuk vjen e ëmbëla, që do të thotë, nuk mund të harrohet fakti historik i këtij populli, por ngado që të nisëmi në këto çaste dhe kushte në të cilat gjindet Kosova , duhet sëcilin hap t’a bëjmë në llogarinë tonë, por edhe me ndihmën e këshillat e miqëve tanë, të cilët u dëshmuan edhe më herët, që i kemi edhe sot në krahun tonë.

Prandaj, Qevria e Kosovës dhe populli i saj, sikur në këtë rast, nuk duhet të pret që kryeminstri i Malit të Zi, apo të tjerët të vendosin për fatin e tyre dhe të Demarkacionit në këtë rast, sepse do të gjinden edhe shumë variante të mjegullirave dhe turbulencave tjera, që mund të dështojnë,  por në këtë vend kërkohet urgjentisht diçka konkrete, që politikat e zbatuara në emër të interesave parciale dhe diktatëve politike, të lirohen nga këto hipoteka të imponuara e udhëheqjeve të deritanishme, me preardhje të komandantëve, sepse programet e tila, nuk do ta shpiejnë këtë vend më mirë dhe më ndryshe.

Dhe para se të arrihet ndonjë marrëveshje e çështjes së  Dermakacionit me Malin e Zi, qeveria e vendit duhet të organizojë edhe një tubim tjetër, i cili do të vendos për fatin e gjithë atyre deputetëve dhe të tjerëve, që gjinden në burgje dhe trajtime të tjera nga gjykatat e vendit, përshkak të veprimëve të tyre në kundërshtimin e asaj, që Kosova me Malin e Zi, po humb disa kilometra teritor të vendit të vet. 

Kjo lamë e Demarkacionit si edhe lëmat tjera nga rrjedha e politikës kosovare, si edhe qeverisja e tanishme në krye me z.Haradinaj, po e sjellin rrotull fatin e një populli dhe shteti, i cili akoma atakohet me shumë çka në jetën e përditshme si edhe gjendjen e saj pa përspektivë. Për degradimin e Institucioneve dhe ngecjen ekonomike të vendit, nuk mund të fajësohet populli, por vetëm përfaqësuesit e popullit, të cilët do të sillëshin si përmbysës dhe abuzues të votës qytetare, apo të lozin rrolin tragjik me fatin e këtij populli.

Në Kosovë,  pushteti i komandantave të luftës, nuk e ka bërë të dukshëm dhe të qëndrueshëm  shtetin real të Kosovës, dhe duke qenë bartës të pushtetit, ata bëhën edhe bartës të përgjegjësive objektive e subjektive për fatin e gjithë qytetarëve të vendit, me përjashtim të Veriut të Mitrovicës dhe popullit të saj, i cili vend ka mbetë në pozicionin « mjegull », fati i të cilëve përcaktohet nga strukturat e Beogradit.

Në kohën kur Kosova, duhet të bëjë përpjekje që ti afrohet sa më shpejtë Evropës, dhe qarkullimi i lirë i njerëzve, poashtu dhe mallit bëhët edhe kusht i demokracisë evropiane, te ne ndodh e kundërta, me ngarkesa dhe parakushte të veqanta, të cilat do të ishin interesa dhe alternativa, që ndikojnë në evropizimin e qytetarëve të këtij vendi, si edhe në interesat  e objektivave reale të Evropës, e cila e ngarkon  dhe fajëson qeverinë dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për të gjitha këto mangësi dhe dështime në realizimin e tyre.

Ne, po bëjmë darka e dreka, edhe këto janë rende që i do « muhabeti », sepse nuk mund të largohemi prej traditave dhe kulturave tona, por edhe këto të arsytohen në një mënyrë dhe të thotë populli se, deri dikund e kanë merituar, apo të kundërtën, duke thënë, mos e përbifshin asnjë kafshatë !

Sot, jo më largë bëhët prezentimi i Komisionit Evropian, që prezenton strategjinë e re të BE-së, për zgjerim, duke e bërë edhe afatin kalendarik të anëtarëve të saj, ku Serbia dhe Mali i Zi, janë ndër vendet që do të përfitojnë nga ky rast, ndërsa Kosova dhe Shqipëria, nuk kanë afat të caktuar, apo të përafërt dhe as që bëhët fjalë për afatin dhe fatin e këtyre vendeve, një gjë e cila do të shpjegonte pozitën fyse për qeveritë e dy vendeve tona, përshkak të politikave efikase dhe rrezulltatëve që kanë arritë në ekonominë e vedeve të tyre???.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test