Shperngulja e madhe ”serbe” dhe mashtrimi historik serb - Bota Sot
Shperngulja e madhe ”serbe” dhe mashtrimi historik serb

Opinione

E shtunë, 24 shkurt 2018

Shperngulja e madhe ”serbe” dhe mashtrimi historik serb

Nga: Fahri Xharra Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 23:26
Ilustrim

Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta , por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”- (Arben.Llalla)

Kur Hispaniket ne shek. e 15 -të e pushtuan Amerikën e sotme Jugore  shketërruan çdo gjë që hasen para vetit.Kultura të papulljve Maja, të Actekëve dhe ato të Inkasve ,të krijuara me mijëra  vjet  humbën si kur të mos kishin qenë kurr.Popullata vendase në mënyrë të pa mëshirëshme u mbyt ,dhe ato pak shembuj njerëzor që mbetën u asimiluan pa guxuar që të dijnë se kush ishin dhe çka ishin. Por . shkatërrimi nuk mundi të përfshijë çdo gjë ,nuk mundi të fshijë atë punë mijëra vjeqare të vendasve.Mbetën gjëra me të cilat sot  bota i admiron ato kultura që nuk vdesin kurrë. Çka më shtyu që të përmendi Amerikën Latine kur tema edhe nga titulli nuk ka të bëj me ta.? Është për t`u habitur që kurrë hispanikët nuk u munduan të gjejnë rrënjët e veta në këto toka,dhe të krenohen që janë trashëgimtarë të një kultureje që nuk i takonin.

Me serbët nuk ndodhë e njejta gje ;edhe ata të ardhur në kohët e vona dhe falë rrethanave historike u ngulën në këto anë por ne vazhdimësi mundohen t`a bimdin botën se ishin këndej pari para se të lindëte edhe vetë natyra. Rrethanat historike iu mundësuan serbëve që edhe ata të shkatërrojnë çka mundën dhe çka gjetën. Kryesorja që neve nuk mundën të na zhbëjnë e që ishte qëllimi i tyre. Se për kulturën tonë të kaluar të rrahur në valët e historisë po mundohen edhe sot e kësaj dite t`a për vehtësojnë dhe t`a paraqesin si të tyre.  Edhepse për ne historia ishte njerkë, gjeografija ishte dhe mbeti nënë.

Serbia ,si mozaik i formuar nga gurët shumëngjyrësh të kombeve për rreth saj duket shumë e bukur ,por kur i analizon ato copëza që e kanë formuar e kupton se çdo gjë është e huaj.Në mozaikun e formimit si tokësor ashtu edhe historik të Serbisë ,shqiptarët janë ”zbukuruesit ” më të mëdhenj të asaj panoje ”historike”, Si shtrirja gjeografike e Serbisë ashtu edhe historija e saj janë margaritarë të vjedhur , mu nga shqiptarët.

Është për t`u përmendur një mashtrim historik i serbëve në lidhje me shpërnguljen e tyre të madhe nga Kosova në vitin 1690, Sipas burimeve serbe qëndron kjo:” Shpërngulja e parë e madhe “serbe” ndodhi në vitin 1690 nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije III Çarnojeviqit dhe edh si rezultat i tërhjekjës së Habsburgëve nga tokat “Otomane”  në Balkan.Kurse shpërngulja e dytë serbe gjithashtu nga Kosova ndodhi gjatë vitëve 1737-1739 nën ndikimin e  Patriarkut të Pejës Arsenije IV Jovanoviqit. Në vitin 1690 Imperatori Lepoldi i I-rë iu lejoi refugjatëve që të vendosen në rrypin e Savës dhe Danubit dhe e pranoi Arsenije III Çarnojeviqin si udheqës shpirtëror të tyre” (Stefan Pavloviq :Serbia dhe Historia  e saj)

Burimet na japin shifra të ndryshme të të shërngulurve: 37 000 familje sipas manuskriptit të Manstirit të Shishtavecit të shkruar nga murgu Stefani i Ravanicës( të shkruara 28 vjet pas shpërnguljes), 37 000 familje sipas Pavle Julinacit(1765),37 000 familje sipas  Jovan Rajiqit (1801), kurse •         Émile Picot vjen në përfundim  se ishin 35000 deri 40 000 familje pra në mes të 400 000 deri 500 000 njerzëve.Ai thot “ Ishte traditë e vazhdueshme që numrimi të bëhej me familje dhe jo me numër njerzish” .Akademia e Shkencave Serbe e pranon shifren prej 37 000 familjesh të shpërngulura  kurse sipas Milosh Nestoroviqit

,”Problemet etnodemografike të Kosovës dhe Metohisë”  mbetën të shkreta  në Kosovë mbi 36o fshatra “

“ Serbët” e shpërngulur u vendosën në Hungarinë e sotme , Vojvodinën e sotme dhe në Kroaci.

Ne luften e koalicionit katolik kunder turqeve ne luften 1737 kane marre pjese dhe kelmendasit dhe fise te tjera te malsise se madhe. Mbas humbjes se koalicionit kelmendasit kishin bere marrveshje qe ne rast te humbjes te strehoheshin ne territoret e austrise. Keshtu nga kelmendi kane ikur 273 familje dhe nga gjithe Malsia e Madhe reth 3000 persona. ne Borgo Erizo, Nikinci, ne Zara, Hertovski, Zemunik te Kroacise.(Gjon Vuksani) Kjo eshte nga shperngulja e dytë  ”serbe” .

Shpërngulja “serbe”

A kishte Serb në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh? A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoks dhe katolik nga Kosova.? Duke i analizuar marrëveshtjet historike në mes të Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve  për shfarosjen e shqiptarëve atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje  si mashtrim serb për shpërnguljen serbe.  Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lartë  dhe që flasin  ende shqip.

Por të nisemi edhe nga një fakt tjetër ; domëthënja e emrit Serb. ?

”Historiani Cek Josef Hole?ek (1853 Stožice – 1929 Praha) thot: Emri serb u morr pas shekullit të mesëm dhe s`ka lidhje me etninë Serbe , qe pas shkekullit XX grupi religjioz te fes Orthodoxe te Ballkanit e formuan këte emër Serb per etninë që sot quhën Serb .

Emri Serb ishte emër kyq vetem per orthodokset e jo për përcaktim të një etnijeje , kemi mijëra të dhëna historike për këte , shkruan Josef Hole?ek. Shkojmë më tutje, Stojan Novakoviq (1842-1915) :Nuk ka dyshim që ortodoksët janë quajtur Serb dhe nuk kishte etni serbe dhe as që egzistonte-(“Prvi osnovi slovenske književnosti me?u balkanskim Slovenima”,Beograd 1893. ,Stojan Novakovi?)

Diplomati Rus Giljferding ::.Deri në mesin e shekullit XIX ke vene re se të gjitha kombet qe e kishin fenë ortodoxe quheshin Serb .http://montenegrina.net/pages/pages1/is … o_u_cg.htm.    Vuk Karadži? ne vitin 1834 ishte ai i cili e detyroi Njegoshin që  tësajon një etni Serbe :Authori , Ljubomir Nenadovic . Profesori i Shkollës së madhe të Beogradit Vladimir K ,me 1887 shkruan: ”

Simo Matavulj në librin e tij “Bilješke jednog pisca” Beograd 1939, shkruan :”Serb jane quajtur vetem Orthodokset dhe i ishte vetëm vendi i perkatesisë fetare Orthodokse .”Mark Milani shkruan:” Fisi Kuqi u shkapërderdh sepse morrën ryshfet nga turqit për vetëtradhëtim si për shembull Lul Palpllumbi ,turk i fashtit Ledinë ; Pal Leka , latin i fshit Bankani; si dhe Punan Deda (Dedin)  serb i fshatit Berovë,Beqo Saviqev serb nga fshati LevaReka.. Që të katërtit kanë marrë pare me kapuç nga turqit” (Atdhetari Shkup)Serbit i është e rëndësishme të quhet i krishter dhe i krishter ortodoks dhe shkon aq largë sa që nuk e dallon fenë me kombësinë kështu që ai quan serb çdonjërin vetëm pse është ortodoks,( Serbija 1887)

Bëhet zberthimi ,latini pra katolik ,turku-musliman dhe serbi – ortodoks .pra që të katërtit të fisit Kuqi. Kurse Kuqët nuk ishin as latin as turq e as serb. Pra emri Serb ishte emër kyq vetëm për orthodokset e jo për përcaktim të një etnijeje , kemi mijëra të dhëna historike për kte  shkruante  Josef Hole?ek

Të shkojmë më tutje “Serv” në gjuhën e bizantine është një fjalë që do të thotë “rob” “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin veshje të varfera , . Serbët kanë qenë të quajtur kështu për shkak se ata kanë qenë skllevër të perandoris bizantine. Serb dmth rob e thot edhe Ismail Kadare.

Dhe kjo është një tezë tjeter, per vertetesine e te ciles, une nuk kam dyshim. Serb do te thot rob, serve, sherbetor, skllav, servant. Vete emri i tyre, tregon qe nuk jane etni natyrore, por besimtare te grumbulluar rreth nje besimi te caktuar. ( Atdhetari Shkup)

“Vërtetë historia ka nevojë për dokumenta thot publicistiArben.Llalla .

, por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”.

Duke i analizuar edhe pikturat e kohërave të ndryshme të shpërnguljs së madhe ”Serbe” pra ortodokse shofim që Kosova u zbraz nga rreth 400 mijë shqiptar ortodoks. Paramendoni rritjen natyrale dhe llogaritni. E gjithë kjo falë turkut ,pardon Otomanëve.

Më duhet të shtoj se manipulimet historike vjedhje e paskrupullta të serbëve e ilustron edhe kjo” Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416  e shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. …(Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)

Manipulimet e tyre kanë qenë aq të mëdhe sa që edhe n në ditët e sotit e kemi të vështirë t`i kundërvihemi. Aq më tepër kur edhe pseudo historianët që punojnë me udhëzime na e turbullojnë edhe më shumë mundësinë e sqarimit të plotë të një historijeje të vjedhur pa fije fytyre,

”Fatbardhësisht libri i Buxhovit “Kosova” e dekonstrukton një falsifikat serb rreth historisë së tyre nacionale e bashkë me të edhe të historisë sonë. I kam lexuar  të gjitha librat më të rëndësishme nga historiografia serbe qe nga haxhiografitë, si “Letopis popa Duklanina”, “Istoria Slavena” të Mario Orbinit (1601), “Istoria slovena Ilirika Gornje  Donje Mizije” te Gj. Brankoviqit, edhe librat e historianëve të tyre të parë Jovan Rajiqit, edhe S.Novakoviqit. S. Mijatoviqit, V.Gjorgjeviqit, J. Radonjiqit, K. Novakoviqit, A. Bogosavljeviqit, T. Stankoviqit, pastaj Fanulla Papazogllun, M. Budimirin, D. Bogdanoviqin e të tjerë dhe nuk ka asgjë tjetër pos një falsifikati të madh dhe përpjekjeve  për ta përvetësuar një falsifikim të huaj. As ka shtet mesjetar serb (në të gjitha librat shkojnë paralel Rashka dhe Serbia – nuk dihet se ku është realisht kjo e dyta), e Rashka gjithnjë gjendet te shtetet tribale, e as nuk ka kishë serbe. Aq më keq Serbia e tashme u bë  një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullësisë.( Ramadan Musliu)”

Eh ,hajni se jo mahi!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test