Qeveria PAN - Rikallo dhe heshtja e rrugaçëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Opinione

Qeveria PAN - Rikallo dhe heshtja e rrugaçëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Bardh M. Nengurra Nga Bardh M. Nengurra Më 10 shkurt 2018 Në ora: 20:53
Haradinaj dhe Rikallo

Nuk besojë se ka shtet tjeter në rruzullin e tokës që ka nji qeveri çfar e ka Kosova. Që të jet qeveri e veçantë ma së shumti  " meritë " ka kryeministri i sajë djali i fuqishem i Gllogjanit të Dukagjinit shoku Ramush Haradinaj.

Ky far burri muskuloz tue u thirë ne meritat e luftës qe 18 vjet perlitej ta merr postin e të parit të qeverisë së Kosovës. Me meritë a pa meritë ma në fund e mori at post dhe per ta marr bani shumë marifetllaqe, shumë veprime dhe shumë punë që hiq ma larg se deri para nji viti se besojë se ka shqiptar që do besonte se Ramush Haradinaj vepron kështu. Kur në vitin 2013 sipas marrveshtjes PDK-LDK u formue koalicioni qeverisës, shoku Ramush Haradinaj desh u çmend dhe si far polici kujdestar i Albin Kurtit percillte dhe zmadhonte secilin veprim të qeverisë që udhehiqej nga Akademik Isa Mustafa.

Do filloj me i numrue " gabimet " e qeverisë Mustafa per të cilat opozita VV, AAK dhe NISMA reagonin dhunshem. Rasti i ardhjes së serbve në Gjakovë dhe shamjet e ministrit të listës serbe Jabllanoviq.

Partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA thirren popullin në protesta dhe vandalizuen kryeqytetin. U sha Isa Mustafa, ju sulmuen shtëpia në fshat, pra nuk paten durim rrugaqet e Al-Bin Kurtit me prit ti kryen veprimet sipas procedurave ligjore Kryeministri per ta shkarkue ministrin serb Jabllanoviq. 

Pastaj procedimi në Kuvend i Marrveshtjes së demarkimit të kufinit me Malin e Zi, Asociacioni i Komunave serbe, Gjykata Speciale ishin tema që VV-ja e Al-Bin Kurtit bashk me AAK dhe NISMA perpak e rrenuen shtetin. 

Dihen tashma metodat qe u perdoren mbrenda salles së Kuvendit si dhe vandalizimi që u ba jasht në rrugë të Prishtinës dhe gjithandej. 

Tash po filloj ti numrojë gabimet e Ramush Haradinaj kryeministrit të Kosovës.

Pasi asesi nuk i kishin votat i ashtuquejtuni koalicioni PAN, Ramushi permes mikut të vet të bizneseve në veriun e Mitrovicës serbit ( nuk ja mbajta mend emnin ) që tash perflitet per vrasjen e serbit Oliver Ivanoviq ban marrveshtjen me LISTEN SERBE dhe presidentin serb Aleksander Vuqiq dhe ma në fund arriti ti baj 61 vota per ta ba qeverinë. Isa Mustafa nuk mvarej nga lista serbe. Ky shkarkoje tre ministra serb sa ishte kryeminister.

Ramushi e ka pas sha Isa Mustafën dhe e ka pas akuzue se ka shumë ministri e zavendsministra. Ndersa vet formojë qeverinë me disa ministri ma shumë se ajo e Isa Mustafës dhe e dyfishoj numrin e zavendsministrave në krahasim me Isa Mustafen.

Ramush Haradinaj futi në qeveri dhe i dha post ministri serbit Nenad Rikallo per të cilin mbi 200 qytetar shqiptar të lagjes Dardania të Prishtinës dolen me akuza se ai bashk me baban e ti i paska maltretue gjatë kohes së okupimit serb të Kosovës.

Ramush Haradinaj me vendim personal urdhnojë ngritjen e pages per veti dhe per ministrat me 100%.

Ramush Haradinaj ndau disa 250.000 euro para të buxhetit të Kosovës per të burgosunit e rastit Kumanova në Maqedoni.

Ramush Haradinaj ndau 35.000 euro per ta ndihmue sherimin e ish ministrit të shendetsisë Bujar Bukoshit.

Ramush Haradinaj ban veprime që direkt rrezikojnë prishjen e marrdhanjeve me prendimin në veçanti me Bruksellin dhe me SHBA-të.

Pasi shkaku i qendrimeve të ti SHBA-të u hamenden me ja dhan vizen per pjesmarrje në LUTJET e MENGJESIT në Vashington, atje disa ditë para Ramushit shkoj zavendskryeministri serb Dalibor Jevtiq dhe atje ai se la gja të zezë pa folë per pushtetin dhe per shtetin e Kosovës. Foli per nji rast hajnije ( ndoshta i shpifun sepse serbet jan mjeshter per te shpif ) në fshatin Osejan të Istogut në nji familje serbe.

Me veprimet e veta arrogante dhe vagabonde Ramush Haradinaj izolojë shtetin e Kosovës pothuej ashtu sikur pat ba idoli i këtyne Haradinajve të Gllogjanit ish diktatori i Shqipnisë Enver Hoxha.

Ramush Haradinaj nuk shkarkojë ministrin Dardan Gashi që në banketin e Fatmir Limajt gjuen me armë.

Tash baj pyetjen per të mos vazhdue edhe me shumë e shumë veprime tjera destruktive të vet Ramushit dhe qeverisë se ti . Ku je ti o Al-Bin Kurti? Ku i ke ata rrugaq që i qitshe në rrugë dhe sulmoje gjithçka të dilte perpara. Ku jeni ju vagabonda qe ju qat kokat policve shqiptar qe kryejshin detyren e tyne me mbrojtë institucionet dhe vet shtetin tonë Kosoven?!

Po a ma shumë gabim ishte pse Isa Mustafa mori procedurat ligjore dhe e shkarkojë ministrin Jabllanoviq pse shau në nji rast afekti apo me emnue e me mbrojt ma vonë nji minister serb që akuzohet per veprime dhune gjatë luftes dhe ankesat bahen me deshmi nga 200 e ma shumë qytetar shqiptar. Pse ti Al-Bin Kurti , ti atdhetari i madh nuk dole me protestue?

Pse nuk dole me protestue kur Ramush Haradinaj me nji veprim naiv , veprim të budallakavt ndan para per disa djem që nga Kosova kan shkue në nji shtet tjeter me ndez konflikt. Jo pse nuk duhet me i ndihmue ata apo familjet e tyne, por me ndamjen e parave per ta direkt shteti i Kosovës merr mbi vete pergjegjësinë dhe asht per tu quditë se si Maqedonia nuk reagoj me akuzue Kosovën per rastin. Çka do kishit ba ju rrugaqet e VV-së po ta bante nji veprim të tillë Isa Mustafa? Jam i bindun se edhe vet AAK me NISMA-n do reagonin ashper kunder Isa Mustafës po ta bante ai nji veprim të tillë diletant që mund te jet fatal per Kosovën. 

Pse ti Al-Bin Kurti nuk reagon per të gjitha keto veprime të Ramush Haradinajt? Nuk reagon sepse nuk ta man ajo mbrapa apo pse je edhe ti si këta të kesaj qeverije maskarallak , qeverije me plot apsurditete. Pse nuk te ndegjohet zani o Al-Bin as kur ministri Jevtiq shan shqiptaret zi e ma zi ne Amerikë. Pse nuk i thue Ramushit shkarkoje at shka çetnik?! Çka do i bajshe ti Isa Mustafës po të ishte ai kryeministër?!!! Al-Bin Kurti a je urtue apo të kan zan hajmalite e Shefqet Krasniqit që nuk po guxon me ja ba teeerrrrt kundër kësaj qeverie që padyshim asht ma e keqja dhe ma shtetshkatruesja deri sot. 

Per mos me u keqkuptue per lexuesit , nuk po apelojë per protesta me këtë shkrim, por po numrojë poshtersitë qe i kan ba VV-ja me banditet e saje dhe popullin e manipuluem me patriotizem folklorik qe 18 vjet ndersa sot që asgja nuk po funksionon si duhet, kur gjithcka po shkatrrohet nuk reagon kush.  Krejt kjo asht deshmi se në token e Kosovës të gjitha partitë bashk jan të betueme se kurr nuk do ja ndajnë luftën LDK-së. Jan bashk dhe të betueme se edhe nese shkatrrohet shteti dhe na merr Serbia nuk do ken gajle vetem mos ta merr pushtetin LDK-ja. Urojë që këtë ta ket kuptue ma në fund populli i shtypun, i varfen dhe i neperkambun e Kosovës dhe do i denon me vota këto parti banditeske , mercenare shtetshkatrruese , parti qe ju sherbejn liderve dhe klaneve te tyne tue zhvat shtetin e varfen të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat