Zagarica e zagarët kur lehin nuk gjuajnë edhe aq mirë

Opinione

Zagarica e zagarët kur lehin nuk gjuajnë edhe aq mirë

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:55
Ragip Guraziu

Kryeministrës serbe, Ana Brnabiq, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, dhe  ish - shefi i diplomacisë së Serbisë Zhivadin Jovanoviq ,bombarduan me deklaratat e tyre kundrejt shtetit,tashmë i njohur nga 115 shtete,shtetit të Kosovës mu në shënimin jubilar të 10 vjetorit, që nga udhëheqsit shtetëror serb,për Kosovën janë bërë tashmë ''bajat'',retorika të ngjajshme sidokur,dhe spritet ma mirë nga ta sa i perket çështjes së Kosovës,që tashmë Kosova ka zgjedhur rrugën e saj...

Vulin, nëse bota s’i thotë jo Shqipërisë së Madhe, do t’i thotë Serbia!

Por kjo më të vërtet le të kutoj se me këto retorike bajate te udhëheqësve serb,nuk çonë në një stabilizim apo siç ndodhën tani këto bisedime,dialogje,marrëveshjet të kota,jo për fain tonë,po pikrishtë Serbisë.

“Shqipëria e madhe është kërcënimi më i madh për paqen në Ballkan”, ka thënë Vulin.

''Duke komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria e Kosova duhet ta kenë një politikë të jashtme e të sigurisë dhe një kryetar, Vulin thotë se zgjerimi i Shqipërisë së madhe'' duhet të ndalet Kosovë.

“Mu për këtë arsye kam propozuar dhe propozoj që kufiri ndërmjet nesh e Shqipërisë së madhe duhet të përcaktohet në Kosovë ku zgjerim i saj duhet të ndalet”, ka thënë Vulin.

“Nëse këtë bashkësia ndërkombëtare s’e ka guximin ta thotë këtë, e themi ne”, tha ai.

Kosovën nga Shqipëria e ndan vetëm një kufij artificial,ndërsa ju serbët,të ardhur nga Korpatet,Rusin e keni mijëra kilometra largë...

Vulini po harron se në Kosovë është NATO,KFOR, FSK etj. Kosova tani shtet me Kushtetut e njohur nga 115 shtete dhe dëshmi se në këtë 10 vjetor të festimit të pavarësisë së Kosovës,115 fidane janë mbjellur në Prekazin Legjendar,vendëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit,organizuar nga ministrja e ambjentit,Albena Reshitaj.

Për këtë,shteti i Serbisë nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës dhe do vije dita që detyrimisht do vije njohja edhe nga ju z.Vulin,po të garantojë qind për qind.

Për një ish-diplomat serb, Rezoluta 1244 është zgjidhja e statusit të Kosovës

 Rezoluta e 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së nga 10 qershori i vitit 1999 është vendimi përfundimtar për statusin e Kosovës e që është edhe sintezë e të gjitha vendeve të botës.

Tek ajo zgjidhje është arritur me bisedime të vështira, nën bombat e NATO-s kundër Serbisë dhe të qendrave të tjera të fuqive botërore. Marrëveshja është harmonizuar për afër tre muaj në shumë nivele, thotë ish - shefi i diplomacisë së Serbisë Zhivadin Jovanoviq nga viti 1998 deri në vitin 2000, pjesëmarrës dhe logjistik i këtyre negociatave

Ai për gazetën “veçernje novosti” të Beogradit thotë se nuk është për t’u habitur pse kryetari i Rusisë Vladimir Putin me këmbëngulje e përmend rezolutën 1244, siç thotë ai, si bazë për statusin e Kosovës.

Sipas tij, kështu flasin edhe kryeministri grek Tsipras, mbreti spanjoll Felipe, zëvendëskancelari austriak Strache dhe liderë të tjerët përfshirë ata kinezë, indianë, latinoamerikanë, afrikanë...

Jovanoviq pohon se rëndësia dhe pesha e këtij dokumenti duhet krahasuar me vendimet e Kongresit të Vjenës e të Berlinit me të cilat janë rregulluar marrëdhëniet në Europë.

“Rezoluta 1244 është simbol i ruajtjes së parimeve themelore të së Drejtës ndërkombëtare. Rusia, Kina, India, Spanja etj., nuk e mbrojnë atë parim vetëm për shkak të interesave serbe, por edhe për interesa të veta”, ka thënë ndër të tjera Jovanoviq.

Rezoluta 12 44 është ''VARROSUR'', tashmë,nuk diskutohet sa i përket Kosovës

Jemi në dijeni z. Jovanoviq për gjitha këto që ju i keni potencuar,por mos harro retorikat e juaja dhe shtetit nga vini tashmë ju ka dalur ngjyra.

Me 17 shkurt të 2008 Kosova shpalli pavarësin e saj dhe njëherëe përgjithmonë Kosova zgjodhi rugën e saj dhe i tha ''JO'',të madhe Serbisë që me shekuj Kosova ishte nën thundrrat e Serbisë,dhe e gjithë bota është në dijeni për vutjet e shqiptarëve ndaj shtetit serbë,që u dëshmuan në luftën e fundit derisa falë edhe aleatëve të Kosovë,e vrejtën se '' kungulli mbi ujë'',nuk durohet më.populli.

Brnabiqit nuk i vije aspak mirë që presidenti slloven do lobojë për Kosovën

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha deklaratat e presidentit slloven, Borut Pahor, ishte e papritur dhe e pakëndshme.

Ajo ka reaguar pas deklaratës së Pahor se do të përpiqet të ndikojë në pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

Me këtë rast, Brnabiq ka vlerësuar se kjo deklaratë e tij nuk është në përputhje me marrëdhënie të mira dhe miqësore me Serbinë.

Brnabiqit; po habitem si ende nuk u shpall Serbia shtet nëngrata  dhe një shtet kriminel që u deshmua edhe në këtë luftën e fundit,kjo nuk do koment. Ju si kryeministresh e Serbisë në rastse ju ka kapur një panik sa i përket Kosovës,gjejeni partnerin e juaj (në rastse nuk e keni gjetur ende),pasi po thuhet se i adhuroni femrat pë martes jo mashkujt,do të relaksoheni dhe disponimi i juaj do realizohet sado pak.

Ndryshe,Serbët duhet të zgjedhin ose me Serbinë ose me Kosovën

Kshtu qysh po silleni ju  e patolerueshme për Kosovën. Serbët të kenë ato të drejta që kanë: romët, turqit, boshnjakët dhe pakicat tjera. Kosova është shtet së pari nacional e pastaj i të tjerëve...Serbët e Kosovës kanë standartde të dyfishta ndaj minoriteteve tjera  në Kosovë,gjë që nuk ka ndodhë deri më tani as në ndonjë shtet tjetër në botë që një minoritet të ketë këto standarde.

Kosova po mendon për gjithë mirë,sidomos për serbët e Kosovës

Transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës do të jetë një proces i mirëpritur dhe jo shqetësues për të gjthë pjesëtarët e komuniteteve që shërbejnë në kazermat e Kosovës.

Minoritetet të cilët tashmë janë bërë pjesë e  Forcave të Siguris së Kosovës,(FSK-së),në mesin e tyre edhe serb. Ata tashmë ka vite që kanë ndërtuar një haromoni të përbashkët dhe të gjithë i shërbejnë flamurit të Kosovës, pavarësisht komunitetit që i përkasin.

''Millosh Denish, pjesëtar i Kazermës ‘Newborn’ në Gjilan nga komuniteti serb, është shprehur për Tribuna Channel se është një kohë të gjatë në këtë kazermë dhe ka kaluar shumë mirë me të gjithë kolegët pavarësisht nga cili komunitet vijnë.''

Okan Sadiku nga komuniteti turk thotë se ka 7 vite që shërben në FSK dhe ka nënvizuar se të gjitha komunitetet që shërbejnë angazhohen për t’i përmbushur kapacitetet operacionale.

Për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë kanë folur edhe pjestarë të tjetë nga komuniteti serb e shqiptar.Tani kjo sdo koment,dhe ndoshta nuk do ju pelqen juve po ky është realiteti.

Pronat e Kosovës kurrë nuk kanë qenë prona serbe dhe as që do jenë ndonjëherë

Qeveria Mustafa pat  marrë vendim që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përktatësisht të  ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë të regjistrohen tashmë si prona të Kosovës.  Në vendimin e firmosur nga kryeministri i vendit Isa Mustafa, thuhet  se “Agjencia e Kadastrës së Kosovës që ta bëjë regjistrimin e të drejtës pronësore sipas procedurave brenda afatit që është përcaktuar me ligj”.

Pas këtij vendimi nuk ka munguar edhe reagimi i Serbisë.  Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar ,  se “Qeveria ka marrë vendim me të cilën udhëzimi i Prishtinës për konfiskimin e pasurisë serbe në Kosovë shpallet i pavlefshëm”, ashtu siç ka bërë edhe me rastin e Trepçës.  Por, pavarësisht, reagimit të  Qeveria e Serbisë,  vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje është i plotfuqishëm dhe madje,  ka filluar të prodhojë efekte pozitive që në ditët kur ka hyrë në fuqi.

Sipas zyrtarëve qeveritarë,  vendimi i Serbisë për ta rrëzuar vendimin e kryministrit Mustafa,  nuk është asgjë tjetër, përveçse një lojë e radhës e Serbisë, pasi vendimet e qeverisë së Kosovës nuk i rrëzon dot qeveria e Serbisë, sepse Kosova nuk është krahina autonome apo kolonia e Serbisë,kjo është përzirje e Serbisë në punët e mbrenshme të Kosovës.

Për gjitha ato të këqija që Serbia i ka bërë shekuj me radhë ndaj kombit shqiptarë dhe kur Kosova kurrë e kurrës nuk ka qenë serbe, por e okupuar me fain e Serbisë, Rusisë etj, të cilët kombin shqiptarë e kanë coptuar në pesë shtete,si në Serbi,Maqedoni,Mali i Zi,Greqi etj,atëherë me të  vërtet Kryeministres serbe duhet sado pak ti vie kqe,dhe jo aq por të ndihej edhe i marruar ndaj shtetit të saj,Serbisë dhe aleatit të saj,Rusisë,dhe sllavëve tjerë që shqipatrët i trajtuan me shekuj e dekada si kafsh,dhe tani ndal nga dal DIELLI ka filluar që 20 vite të nxejë edhe për shtetin e Kosovës, që është njohur nga mbi 115 shtete deri sa serbet ende me ëndrrat e tyre shoveniste po quajn Kosova i Metohja,e po harrojnë se këta janë njerzë të ardhur nga Korpatet, atje i kanë tokat e tyre.

Vendimet famëkeqe të Konferencës së Londrës në vitin e largët 1913, që padrejtësisht ishin vijimësi të vendimeve të mëparshme që copëtuan trojet shqiptare, janë ende në fuqi. Kjo ka sjellë që në Ballkan të jenë pesë shtete, që në territorin e tyre të kenë toka autoktone shqiptare, që u shkëputën nga trualli mëmë. Kjo ndarje, duket se na ka ndjekur në dekada dhe gjen pasqyrim edhe në faktorin politik shqiptar në këto shtete.

 Shqiptarët e Luginës së Preshevës diskriminohen nga Serbia

 Raporti i Departamentit Amerikan (DASH) publikuar së fundmi, ku bën fjalë për situatën në Serbi, për të drejtat e njeriut diskriminimin e pakicave etnike, ndër të tjera ka shprehur shqetësim dhe ka pasur disa vërejtje sa i përket diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kjo ka ndodhur këto ditë dhe le të kuptojë se si Serbia i trajtonë shqipatrët në Luginën e Preshevës,e si po i trajton Kosova si shteti më i ri në botë minoritetin serb në Kosovë,standarde mbi standarte.

Në vazhdim të këtij raporti amerikan në seksionit nr. 6. ku bën fjalë për Diskriminimin e minoriteve në Serbi ndër të tjera thuhet se “Liderët etnikë shqiptarë në komunat jugore të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u ankuan se ishin pak të përfaqësuar në institucionet shtetërore në nivel lokal. Shqiptarët etnik nuk posedojnë tekste të mjaftueshme në gjuhën shqipe për arsimin e mesëm sipas marrëveshjes më 9 majit mes Preshevës dhe Beogradit..”

Vëzhgues të shumtë vunë në dukje ekzistencën e një klime të armiqësisë ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare dhe etnike. Është raportuar edhe diskriminim në lidhje me punësimin dhe profesionit. Sipas regjistrimit të vitit 2011, anëtarët e këtyre minoriteteve përbëjnë rreth 17 për qind të popullsisë së vendit dhe të përfshira, në mënyrë të madhësisë, hungarezët etnikë, shqiptare, boshnjakë, kroatë, rome, sllovakët, vllehët, rumunët, bullgarët, ashkali, egjiptianë, dhe të tjerët. Sipas të dhënave të regjistrimit, 21 grupe të ndryshme etnike kanë jetuar në vend.

Liderët etnikë shqiptarë në komunat jugore të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe boshnjakëve në rajonin jugperëndimor të Sanxhakut u ankuan se ishin pak të përfaqësuara në institucionet shtetërore në nivel lokal, thuhet në raportin e DASH-it. Kshtu qysh po silleni ju  e patolerueshme për Kosovën. Serbët të kenë ato të drejta që kanë : romët,turqit,boshnjakët dhe pakicat tjera. Kosova është shtet së pari nacional e pastaj i të tjerëve...

Serbët e Kosovës kanë standartde të dyfishta ndaj minoriteteve tjera  në Kosovë,gjë që nuk ka ndodhë deri më tani as në ndonjë shtet tjetër në botë që një minoritet të ketë këto standarde.

Kryeministrës serbe, Ana Brnabiq, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, dhe  ish - shefi i diplomacisë së Serbisë Zhivadin Jovanoviq ,bombarduan me deklaratat e tyre kundrejt shtetit,tashmë i njohur nga 115 shtete,shtetit të Kosovës mu në shënimin jubilar të 10 vjetorit, që nga udhëheqsit shtetëror serb,për Kosovën janë bërë tashmë ''bajat'',retorika të ngjajshme sidokur,dhe spritet ma mirë nga ta sa i perket çështjes së Kosovës,që tashmë Kosova ka zgjedhur rrugën e saj...

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat