Kryeradaktorja e TV Sitelit Ivona Taleska dënohet me dy vjet burg shtëpiak, poashtu edhe maqedonasi që mbyti qëllimshëm me makinë Almirin e vogël lëshohet nga paraburgimi si i pafajshëm.
Hajde merre veshtë punën e drejtësisë në këtë shtet të padrejtë. Po të vepronte kështu kryeredaktori i ndonjë TV-je shqiptare do ishte dënuar rëndë, pesë e më shumë vjet heqje lirie. Të kishte shkelur e mbytur shqiptari me makinë ndonjë fëmijë maqedonas, ata ishin çuar në këmbë përnjë e gjyqësia maqedonase do ta kishin dënuar me burg të përjetëshëm.
Me këtë duam të themi, se këta të Prokurorisë Speciale, sidomos, ajo shqiptarja jonë Fatime Fetahu me atë çantën e saj 10,000 euroshe, me nonshallantën e saj të bukurisë e të shprehjeve juridike-artistike që del së bashku me dy shoqet e saja nëpër Konferanca Mediatike, e thonë ky kështu ka bërë, ai ashtu, na reklamohen, e kurgjë tjetër.
Thënia, kur njerëzit do kenë shumë gojë, do flasin bukur, e punë hiç, atëherë pritënia kiametin se populli është jerm.
Pritë se dikush prej ish-funksionarëve do dënohet, deri tani askush, hë ai është i korruptuar, hë ky, e askush s'po dënohet e burgoset.
*
-Kohëve të fundit kanë dalë do intelektualë shqiptarë që na kanë mërzitur me ato tezat e vjetra nacionale e kombëtare njëqind e kusur vjeçare të kohës së Rilindjes Kombëtare të shek. XIX të Lidhjes së Prizërenit, thua se shqiptarët kanë humbur ndjenjat kombëtare, e këta do bëhen inspiruesit e tyre nacionale shqiptare në Maqedoni.
Habitemi si se kanë të qartë këta intelektualë se iku koha e performancave nacionale kombëtare. Si se kanë të qartë se globalizmi i sotëm politikë botëror është performancë shtetërore e jo kombëtare.
-Me ndërrimin e emrit maqedonasit lënë më njanë performancën e tyre nacionale për shkak fuqisë së performancës shtetërore.
-Edhe Bosna e Hercegovina krijoi përformancë moderne shtetërore pa atë nacionalen.
-Edhe Kosova shqiptare për shkak performancës shtetërore u largua nga himni e flamuri kombëtar vetëm e vetëm të forconte performancën kulturore, ekonomike e ushtarare shtetërore. -
-Edhe spanjollët e Amerikës Latine lanë më njanë kombin e tyre e për shkak performancës shtetërore u krijuan shumë shtete spanjolle. Politika bashkëkohore globalizuese kërkon fuqi shtetërore e jo nacionale.
Amerikanëve s'u intereson performanca nacionale, por fuqia politike, ekonomike, teknologjike e ushtarake shtetërore.