Hashim Thaçi si Esat Pashë Toptani - Bota Sot
Hashim Thaçi si Esat Pashë Toptani

Opinione

E martë, 19 qershor 2018

Hashim Thaçi si Esat Pashë Toptani

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 mars 2018 Në ora: 19:51
Hashim Thaçi

Klasikisht streha e fundit e horrave ka qenë dhe mbetet patriotizmi. Në emër të patriotizmit populli shqiptar ka mbetur në duart e shumë tradhtarëve, spiun të ndryshëm të armiqve tanë. Populli shqiptar nga mirësia dhe sinqeriteti, ka qenë shumë besimtar ndaj të tjerëve, kryesisht tra dhetarëve, e të cilët fatkeqësisht nuk janë edhe të pakët, por dëmet që i kanë shkaktuar vendit janë të mëdha. Dy ndër figurat me të dëmshme për popullin shqiptar janë Esat Pash Toptani dhe Hashim Thaçi. Po i vë në krahasim të dy tek një gjë të përbashkët-tradhtinë, në mesin e shumë gjërave të përbashkëta. Të dy në emër të patriotizmit arritën të jenë faktor, ndonëse në periudha dhe rrethane të ndryshme vepruan. Gjithsesi të dy, mes të tjerave, faljen e tokave shqiptare Malit të Zi dhe marrëveshje të dëmshme për vendin në pazare me Serbinë.

Me 22 prill 1913 Esat Pasha nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit me Malin e Zi, të cilët një ditë pas pushtuan kështjellën madhore të Veriut, e cila ra nnë pushtimin malazez. Esat Pasha nuk njihte as qeverinë e parë të Vlorës, duke pretenduar copëtimin e tokave shqiptare. E gjithë kjo në dëm të interesave të atdheut, apo siç shkruan Prof. A. Luarasi se “...pozita mbisunduese e Esat Pashës vinte ndesh me ndjenjat e shumë patriotëve shqiptarë”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Hashimin, i cili është i braktisur nga idealet e shokëve të luftës, të cilët i ka harruar. Për më tepër familja Jashari, as nuk e pret më në konak, pikërisht për shkak të tradhtisë ndaj idealeve. Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve. Marrëveshja ishte nënshkruar atë kohë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Me këtë, Mali i Zi përfitoi mbi 8.000 hektarë tokë, vepër e Hashimit dhe i cili edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë president. Ashtu si Esati, edhe Hashimi nënshkroi shumë marrëveshje me Serbinë në dëm të interesave kombëtare. Derisa Esati bënte pazare me tokat shqiptare që duhej të ishin në sundimin e Serbisë së atëhershme, Hashimi në anën tjetër nënshkruan Asociacionin e Komunave serbe, që krijon komuna serbe brenda Kosovës. Nëse shikohet harta e Asociacionit, komunat serbe janë zingjir. Këto ditë Thaçi po bën pazare për ndarje të Kosovës, në këmbim të blerjes së amnistisë nga Gjykata Speciale. Derisa Esati u deshtë të vritej për t’i ndalur të zezat që po ia bënte atdheut, Thaçi s’ka nevojë fare të vritet pasi të bëmat e tija po i shohim çdo ditë. Por është mëkat që ndaj Thaçit nuk do të ketë një gjyq për tradhti ndaj atdheut, megjithëse gjyqi për krime lufte do të bëhet. Por nuk ka asnjë gjyq në botë se sa gjyqi i popullit, i cili në libra të historisë do të gdhend me shkronja të zeza emrin e Hashimit, në mesin e atyre tradhtarëve e të cilët populli i identifikon me sinonimin e së keqes. Për mos karakteristikë të tiranëve, shantazhet ndaj oponentëve politike për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. I tillë është Hashimi, i cili me intriga dhe shantazhe erdhi në pushtet, ndërsa qëndrimin në pushtet po e vazhdon me pazare në dëm të Kosovës. Fatkeqësisht kurrë nuk na u hiqën Esatat.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test