Lufta e Shkodrës për mbrojtjen e tokave shqiptare kundër Malit të Zi, më 1913

Opinione

Lufta e Shkodrës për mbrojtjen e tokave shqiptare kundër Malit të Zi, më 1913

Nga: Sinan Kastrati Më: 3 mars 2018 Në ora: 12:25
Sinan Kastrati

Ashtu si kurse edhe tash, shqiptarët kanë luftua për me i mbrojtur tokat shqiptare. Është dallua Shkodra, më 1978 dhe më 1913 kur ede mbeten shume qytete e fshstra dhe dy të tretat e Liqenit të Shkodrës në Mal të Zi.

Tash paluftë Kosova po i falë Malit të Zi me qindra hektarë tokë, me bekimin e liderëv tanë.

 Lufta për mbrojtjen e Shkodrës dhe caktimi i kufirit shqiptaro-malazez

Ka më shumë se tre muaj që nuk po mundem me e përfundua një shkrim për Hasan Rizä Pashën e Stambollit, një ndër personalitetet më të merituara për mbrojtjen e Shkodrës,pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1913. Jo pse nuk kisha mbledhur materjal nga njohës të asaj kohe, kryesisht historianë por pse dëshiroja të flas për Hasan Rzën dhe Mbrojtjen e Shkodrës sipas një kënge popullore që është këndua shumë herët nga shahirat në Zatriq eTurjakë.

Këtë këngë edhe unë e kam këndua kur isha i vogël bashkë me babën Ukë e me bacën Reshit.

Kjo këngë, ndoshta është e vetmja që i është këndua Hasan Rizës dhe Shkodrës.

Unë gjeta disa këngë për Hasan Rizën që i kanë këndua shumë këngëtarë nga Kosova por nuk munda me e gjetur këngën që i është këndua ashtu siq ka ndodhur në të vërtetë në Shkodër, Të vetmet fjalë ose “bejte” siq e quanin pleqt dhe shahirat që mbaj mend ishin:

”Mishi i kalit, shyqyr qi u gjet` 300  grosh ni peksimet”.

E kisha gjet edhe titullin se si ta quaj,  ”Hasan Riza Pasha i Stambollit, Hasan Zatriqi i Turjakës dhe Hasan Makshana i Drenofcit të Zatriqit”

I shkruajta edhe djalit të Feriz Ramadan Krasniqit, Florimit dhe iu luta që ta pyes Aliun, axhen e vetë a mos i kujtohet ajo këngë por, jo, as Aliut nuk i kujtohet ajo këngë.

Vendosa me i qit në letër ato që mua kujtuan, pa pritur më shumë:

”Mishi i kalit, shyqyr qi u gjet` 300  grosh ni peksimet”.

"Shkodra është fati ose varri ynë, por jo turpi ynë" (H.Riza Pasha)

Kështu thoshte kënga dhe Hasan Riza Pasha për Shkodrën.

Nuk besoj që ka pasur  Shqipëria luftëtar më hakikat për mbrojtjen e Shkodrës e bashkë me te edhe mbrojtjen e gjithë teritorit shqiptarë nga ushtritë serbe e malazeze në vitet pas shpalljessë pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.

Unë në këtë paraqitje time të shkurtër dua të flas ate që flitej deri vonë nga pleqt tanë për Hasan Rizën dhe këngët popullore që i këndoheshin Hasan Rizës së Stambollit.

”Mishi i kalit, shyqyr qi u gjet`300  grosh ni peksimet”.

Këngën për fat e kam harrua e as nuk kam mundur ta gjej.

Si fëmi edhe unë e kam këndua me babën Ukë, babën Imer (gjyshin), bacën Reshit dhe me kusherinjë e të afërm të tjerë.

Nuk ka ndodhur asnjëherë që në netët e gjata të dimrit, kur baba Ukë i binte sharkisë e baba Imer Qiftelisë, këngën e parë mos ta këndojmë për Hasan Rizën.

Nuk më kujtohet, gjithashtu që këngën e Hasan Rizën ta kem dëgjua nga Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami e as nga Salih e Feriz Krasniqi.

Nga Muhameti e Xheliri, shahira nga Turjaka, kam dëgjua edhe këngën e parë historike për Luftën e Kosovës apo siq e njohim edhe si Beteja e Kosovës e vitit 1389 por jo edhe për Hasan Rizën.

Kam bajtur mend veç dy vargje të këngës ”Mishi i kalit, shyqyr qi u gjet` 300  grosh ni peksimet”.

Vitet 1911, 1912 dhe 1913 e pastaj edhe luftërat ballkanike dhe lufta e parë botërore ishin vitet më të vështira në fillim të shekullit të kaluar. Serbia dëshironte të del në Detin Adriatik, në Durrës e Mali i Zi ta marrë Shkodrën.

Populli i Shkodrës nuk kishte ushqim të mjaftueshëm e ushtarët, gjithashtu ishin të uritur. Madje thuhej se ata hanin edhe ”ushqim” e mish nga shtazët e ngordhura, gjithnjë sipas këngës popullore.

Ishte Hasan Riza që iu jipte vullnet ushtrisë që ai komandonte që të mos e humbin ushtarët vullnetin, ta mbrojnë Shkodrën e mos të dorëzohet.

Hasan Riza nuk kishte kurrfarë ndihme në armatim, usharë e ushqim nga askush por ishte i vendosur se edhe sikur mbreti i Stambollit ta urdhëronte që të dorëzohet, Ai nuk do të pranonte ta dorëzonte Shkodrën te malazezët.

Dhe kur ushtria e Hasan Rizës dhe popullsia e rrethuar e Shkodrës nuk kishin kurrfar ymydi, Hasani mban një mbledhje me disa krerë të vendit e ushtarakë, ndër ta edhe Esat Pashën se si të ia bëjnë, të dorëzohen apo jo ? Pasi del nga shtëpia, jo forte larg vendit ku ishte mbajt mbledhja, vritet. Vrasja e tijë eshtë e dyshimtë. U vra nga Esat Pasha apo nga Hafia, murtati apo nga malazezët.

Historia e shqiptarëve që u shkrua në pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri nga partizanët e Enver Hoxhës, ishte njerkë për disa nga njerëzit më të mëdhenjë e luftëtarët më të spikatur siq ishte Oso Kuka, Ali Pashë Gucia e Hasan Riza i Stambollit.

Në një emison dokumentar për Hasan Rizën dhe Rrethimin e Shkodrës,që ishte edhe dokumentari i parë që e pash në RTSH-në e Tiranës, e pash me sytë e mi se iu kishte ngritur një përmendore Hasan Rizës në Shkodër por kjo nuk e arsyeton me asgjë shtetin shqiptarë për mosinteresimin e këtyre burrave dhe të tjerëve për kontributin e madhë që kanë dhënë për mbrojtjen, nderin e lavdinë që kishte Shkodra. Jo rastësisht nuk thuhet ”Shkodrës marre mos mi qu ose Shkodrës marre mos mi lân etj”.

Hasan Riza, thuhet se në këngë që shumë ushtarakë ELITË i ka veshur me tesha kombëtare shqiptare për shkak Mali i Zi ankohej se Ushtria turke ishte ajo që po luftonte e jo shqiptarët.

Kërkoj falje nga lexuesit se nuk kam mundur të përdori fusnotat pasi që qëllimi i shkrimit tim ishte të flas vetëm për Hasan Rizën, Hasan Zatriqin e Hasan Makshanën.

Në fund po e paraqes këngen e Hasan Rizës, sipas Rifat Berishës, këngëtar i njohur.

O n’ate Stamboll o po knon o fermani:

“E pushtoj o Shipnin dushmani!”

E pushtoj thone Shipnin o dushmani

Kan marre vajn o per shti Stambolli

Jau ka thon more nje fjal o Sulltani

Kurre se mer o Shipnin e dushmani

O kurr s’e merr o Shipnin o dushmani

Jau kom qu more nje rrem' o dragoni

Jau kom que more nje rrem' o dragoni

Hasan Rizen o prej Stambolli 

Hasan Rizen o jau kam que

100 taborre mbrapa ja kam nue

100 taborre more me 100 topa

Qud’ po baj qysh po i man toka

O qud po baj qysh o po i mban toka

Taraboshin po e rrethon n’kolla

Rreth e m’rreth o me gryka t’topit

O nje miljon pem sike dushmani

O nje miljon o jon dal o per fushe

O T’tan asqer me singija n’pushke

t’tan asqer me pushke e singije o

Shkoder te mjeren e paskan msye.

N’Shkoder t’mjeren o po don o me u rrase

Kerset topi i Hasan o Rizase

O kerset topi o kerset mauzerja

Thon o nau shkrie more serbi o ne tela

Na u shkri serbi e mali o i zi e

O me teftere thon' nja 900 mije

Je halis ti bre Mali o i Zi e

O pritnaj djemt more te mbretit t’ri e

Pritnaj djemt o te ksaj Shipnies

Kem dhan' besen krejt dojm na me u shkrie

Kem dhon' besen krejt dojm na me u shkrije e

S’lom anmik jo n'Shkoder me hy e

Dojm m’i ba o ket grusht o Shipni e

O dojm me e ba o kete grusht o Shipnie

Shah’ me kon more permbi krajli e

Shah’ me kon more permbi o dushman e

Dul n’Stamboll o i lypi o fermani

Dul n’Stamboll e i lypi o fermani

Kete luft n’Shkoder o kush o e bani?

O Hasan Riza o prej Stambollit

Gjashte muaj dit’ ore luften o s’e ndali

Gjasht muaj dit’ more luften o s’e proni

Nau mbush Shkodra o me gjake insoni

Hasan Riza cka ka punue

Taraboshin ma ka rrethu e

Toroboshin ma ka rrethue

Top e manxerre jau paska lshue

O po mjau n’shojke o top mauzer

Bojshin shkinat o ”ku ku lele”

E po bojshin shkinat o kukavica

E po maroj krejt o Andreovica

E po shkoj mas dore thon more Podgorica

E po Hasan Riza o koka ngushtu e

E po tel n’Evrope thon o paska que

E pop o m’u ka sos o jemeku mue

E po mu ka sos o ka thon o jemeku

E po ndal o mi kan o skelet o ne deti

Hej hej be ka bo o ne pejgamberin

Per pa e ngran o mishin o te n jerit

Pa e ngrane o gjysen e asqerit

Heu nuk ja n’shoj o Shkodren o shkavellit

O se n’London kokan mbledh o Evropa

Tho o per luft qe e bani o Shkodra

Hau po s’uj i mur turqit krajl o Nikolla

Haj po per 6 muj o s’ka mujt o me marre

Hej po ja n’shon vetit Shkodra kah e ka pas e

E po n’guri t’shpuem o deri n’Berane

Edhe n’Kaqanik o grykes o perpjet

Eeee Shipni asht kon o Shipni ka me mbet o hej.

**Gjeneral Hasan Riza, udheheqi luften kunder trupave te malit te zi te cilet deshironin ta pushtonin Shkodren me 1911 ne luften e pare Ballkanike. Hsan Riza ishte Irakian, pasha gjeneral Osman, dhe zerat se ai ka qen me origjin shqiptare nuk jane te vertete, po q'rendesi ka ky fakt. Ai ishte nje hero qe vdiq ne mbrojtje te Shkodres dhe si i tille meriton rrespekt te perhershem te popullit shqiptare. Ne fakt ai u vra nga cubat e paguar te Esat Pashe Toptanit, e jo nga ushtrija e Malit T'zi, Hasan Riza me 5000 ushtare 6 muaj mbrojti Shkodren kunder 80,000 trupave malazese. Pra raporti i forcave ishte 1 me 16 ne favor te malazezve, po prap se prap u mbrojt Shkodra.

(Në tekstin e këngës nuk kam bërë kurrfarë ndryshimi por ashtu siç e kam gjetur)

(Hasan Riza Pasha (Tosia, 1871 - Shkodër, 30 janar 1913) ishte ushtarak osman dhe vali i Shkodrës. Bëri çmosin për të mbrojtur qytetin gjatë rrethimit serbo-malazez, duke lënë të thënë:

"Shkodra është fati  varri ynë, por jo turpi ynë". Marrë nga Wikipendia)

Vazhdon (Prejardhja e fjalëve të vendbanimeve, Junik, Lubeniq dhe Bequk, sipas gojdhënave dhe tema të aktualitetit tonë të përditshëm)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat