Ekstremizmi islamik kancer për kombin - nga erdhi?

Opinione

Ekstremizmi islamik kancer për kombin - nga erdhi?

Nga: Lush Palokaj Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:30
Lush Palokaj

Me fillimin e coptimit të Federatës Jugosllave me 1992 e deri në shtator te 95-tës pasojat ma fatale dhe ma të dhimbeshm i pësoi Bosnja. Fatkeqesi për boshnjakët, të gjithë të fesë islame dhe një oportunizëm i Amerikës bashk me Evropen për vonesën e sulmeve të NATO-s dhe masakër në popullatën atje. Dhe ish kryetari i tyne Alija Izetbegoviq gjatë sistemit socialist i denuem si një islamist ekstrem. Por edhe gjatë luftës ndihmat e para humanitare kanë arritë nga Arabia Saudite. Por këto ndihma kanë pasë dy qellime - edhe humanitar, por ma shumë të karakterit fetar. Aty janë infektue popullata me ekstremistë fetar të një rryme ma famkeqe. Edhe New Yorku asht rrenue nga Bosnja, Elita e Arabisë Saudite aty ka formue bazën xhihadizmit dhe vehabizmit.

Procesin gjyqësor në Johnstown të Pencilavanisë përsonalisht e kam përcjellë përmes një TV drejtperdrejt. Shoqata e Sigurimëve e Britanisë së Madhe Llojd qe i ka pasë të sigurume dy ndertesat binake në Manahatan, në vitin 2011 kishte akuzue Arabinë Saudite dhe kërkonte damshperblim për sulmin terrorist të 11 shtatori 2001. Llojd e dinte së baza terroriste e xhihadit ishte formue në Bosnje. E verteta asht së aktët terroriste nuk kryen budallenjët, por ekstremistët mirë të përgaditun nga një shtet i pasur. Të akuzuem ishin Komisioni i Naltë I Arabisë Saudite për Ndihma Humanitare për Bosnje e Hercegovinën dhe Komiteti i Perbashkët Saudit për Çashtje Humanitare për Çeçeni, Kosovë e Shqipni. Llojdi thoshte së organizatat religjioze Saudite për Evrope dhe Amerikë në vend të misionit humanitarë kanë krye detyrë tjetër. Ato kanë dhanë shuma të medha parash terroristëve me qellim propogandues, në edukimin e muslimaneve që të mos e pranojnë kulturën dhe vlerat perendimore dhe kanë organizue regrutë për xhihad. Teksti i aktpadisë për Ballkanin kishte të bante me ushtrimin e Al-Qaeda-s  për operacione  të mëdha terroriste që ma vonë ndodhën në Tanzani, Keni e Jemen, e mandej në Amerikë ,Spanjë e Britani. Në arsyetimin e aktakuzës thuhej së lufta në Bosnje ka fillue në kohën e përshtatshme për Al-Qaeda-n. Asht rast i mirë i mbretëve Sauditë që të tregohën mbrojtës të islamit deri në xhihadizëm. Xhihadi në Bosnje i mundësoi Al-Qaeda-s që të e formoi bazën e veprimeve në Evrope nga mund të organizohën aksione terroriste në Perendim. Personi kryesore i xhihadit në Bosnje ka qenë myftiu i madh saudit Sheiku Bin Baz të cilin në atë detyrë religjioz e kishte emnue i ndjeri Mbreti Fahd. Bin Bazi detyrën ma të naltë religjioz e ka shfrytëzue në trimninë e xhihadistëve të Al-Qaeda-s në Bosnje për të shpallë fetfanë, ku i fton muslimanët që në çdo mënyrë të perkrahën ata, me para, me armatim dhe me lutje. I njejti organizim asht ba edhe gjatë luftës në Kosovë dhe Shqipni. Keshtu në aktakuzë Llojdi thoshte së në Kosovë e Shqipni Al-Qaeda dhe bashkësitë fetare saude shumë ma mirë e udheheqnin programin që ma parë ishte zbatue në Bosnje. Misioni i ketyne organizatave ka qenë edukimi fetare ekstrem aty ku ka musliman - e ku tjetër pos në Çeceni,Bosnje, Kosove dhe Shqipni? E për shqiptarët e Maqedonisë nuk po flasim. Ata që ma parë e kanë marrë këtë edukatë ekstreme fetare.

Arabia Saudite ka pasë ndikim jashtzakonisht të madh gjatë luftës civile në Bosnje. Pjesa ma e madhe e ndihmave u ka arritë përmes organizatave Të Komitetëve Të Nalta Saudite të themelueme nga familja mbretnore. Një komitet ka pasë 30 degë. Në mesin e të cilave ka qenë edhe organizata El Haramein, të cilën në Amerikë e kishin largue dhe e futën në listën e zezë të organizatave terroriste dhe ma vonë e ndaluen veprimin e saj. Në Bosnje ka ardhë edhe sheiku i njohun Mahmud Abdel Aziz i quejtun Barbarosa apo mekerrkuqi, i cili asht njeni prej themeluesve të rendit ma famkeq, të El Muxhadedinëve. Jasin Al Kabi saudit dhe Shefik Ajadi tunizian me kapitalin e tyne në Arabinë Saudite mbajnë pjesën ma të madhe të akcionëve të Bankës Wakufe dhe BBI në Bosnje. Që të dy janë drejtpërdrejt të lidhun me kontrabandimin e armëve dhe financimin e programëve vehabiste. Vehabizmi jo vetëm që ka arritë në Bosnje nga Arabia Saudite por edhe fuqizimi i asaj levizje  asht financue me paratë e atij shteti. Permendeshin edhe shuma 750 milion dollareshe. Sipas Organizatës së sigurimeve Lllojd programi i Al- Qaeda-s ka qenë ma i sukseshëm, që deshmonin levizjët e ektremistëve të ardhun nga Bosnja në Kosovë e Shqipni dhe Maqedoni pa kurfar kundrshtim por si në tokë te babes, dhe që nga vite 92 tue fillue pre Mitrovice e anë e mbanë teritoreve shqiptare. Nga kjo arsye Llamberto Zanjer gjatë asaj kohe Kosovën e quejti  Avganistan. Por veshtirë të arrihet  e verteta. Theksojnë së të  gjithë dukumentat i kanë djegë për të mos lanë gjurmë. Por në Bosnje ka pasë edhe një numer shqiptarësh të edukuem nga shikët e naltepermendun e njeri prej tyne asht Fuad Ramiqi i cili u arrestue nga izraelitët me mallna humanitare të organizatës El Haramein që izraelitët e njohin si organizatë terroriste. Jam thellsisht i bindun se Fuadi shpesh kasht takue me sheiket e organizatave ma famëkeqe. Edhe BIn Ladeni ka qene i kyqun në këto organizata. Ai qysh ma pare ka qene i financuem nga një sheik i Arabise Saudite me një shume 120 milion dollarshe. Ai ka pasë ndikim të drejperdrejt në organizatat në Kosovë. CIA amerikane ka gjetë hartën e Kosovës në kompjuterin e Bin Ladenit me një urdher që të zhduken te gjithë katolikët në trevat shqiptare. Kurani i parë i perkthyem në gjuhën shqipe e ka pasë të shkruem urdhnesën e Bin Ladenit në parathanjën e tij.

Kosova në vitin 92 ende ka qenë nën diktatin serb por edhe me kenaqësi i kanë pranue ato organizata, Ternava me hoxhallarët e tij dhe një pjesë e madhe e popullit. Kurrë në imamatin e Kosovës nuk asht lejue që në krye të saj të merr postin ndonjeni me ide properendimore, por gjithmonë ai me ide tipike arabe. Hoxha, nese nuk ja kam harrue emnin, Idriz Kokrruku ka qenë   ma i ngrituni në mesin hoxhallarëve me të gjitha atributet e një shqiptari me ide pastra kombetare. Por kurrë nuk i asht lejue që të vie në shprehje në krye të imamatit të Kosovës. Që në atë kohe Ternava me hxhallarët e tij lutjët fetare i thoshin të tyrbja e Sulltan Muratit - kasapit aziatik që kishte masakrue shqiptarë në Betejën e Kosovës. Për Serbinë këto organizata të mirseardhuna për t'i akuzue shqiptarët si islamist ekstrem dhe fare nuk e kanë ndalë veprimin e tyne. Vet Millosheviqi e ka permendë në biseda me qarqet evropiane e amerikane.

Nga Bosnja në trojët shqiptare ka ardhë organizata terroriste ekstreme EL Haramein shumë e rrezikshme. Ma se 800 xhami i ka ndertue në Kosovë, po edhe në Shqipni. Mu në këtë kohë Imami Ternava lidhjet ma të ngushta i ka pasë  me hoxhën nga Serbia që edhe sot shprehet se Kosova asht djepi i Serbise e kurrë kush me ja nadalë turrin. Shumë shpesh udhtonte në Serbi për t'u takue me të. Me kujtohët kur një inelektual nga Gjilani, me dy tri shkrimet e tij ashpër e sulmonte Ternaven si bashkpuntor të Sebisë. Mirëpo përhapja e asaj rryme eksreme vehabiste në Shqipni ku nuk ka pasë luftë, programi e saj asht zbatue pa veshtërsi. Në vitin 1992 Sali Berisha i ka fitue zgjedhjët dhe fort mirë e ka pase të njohun programin e tyne. Nuk ka marrë kurfar masash për arësye të votës. E kishte lejue edhe dreqin e të birin vetem për ti fitue zgjedhjët. Qe nga ai vit fara e tyne asht mbjellë edhe në Shqipni plot e perplot vehabistë qe e mbuluen Gjergj Kastriotin në sheshin e Tiranes. Njesoi ndodhi edhe kur NATO-ja e dëboi Serbinë nga Kosova dhe UNMIK-u e mori pushtetin në dorë. Ma vonë edhe shqiptarët kur e morën pushtetin njësoi. Tolerancë për shkak të votës dhe rrymat islamike në vend që të deboheshin, nuk kanë pasë problem që lirshem të sillën nëpër Kosovë. Me kenaqësi u priten nga një masë e madhe e popullit e sidomos nga hoxhallaret vehabist. Dhe sot e asaj dite i kemi rryma shqiptarësh të infektuem nga një rrymë religjiozi vehabiste në cdo instuticion, në qeveri, në parlament, në ushtri, në polici, në Univezitet ku i falin pasë vaktët, kancer për kombin shqiptare, shka nuk ka ndodhë kurrë ma parë. Edhe Grushtohen dhe pergjaken hoxhallaret neper xhami nga vehabistet. Ai që i takon ati sekti e thot jam shqiptar ai gënjen sepse ai sekt nuk e pranojnë kombin.

Dhe ky dinjitet aq i ulët kambetarë me shekuj i ka përcjellë vetëm boshnjakët dhe shqiptarët në trollin evropian. Turpi ma i madh për shqiptarët kur gjunizohën para një rryme fetare xhihadiste. Del Milazim Krasniqi, profesor universiteti me shumë shokë, e idiot e quejnë Çajupin. Ata janë vetem musliman shqipfolësa, shprehje të mirë që e ka gjetë Oliver Schmmiti dhe asgja tjeter.

Nga ana tjetër me kujtohët kur kryetarin e Serbisë të asaj asaj kohe Tadiqin, e luti ministrin turk i arsimit për një qendër turke në Serbi. Ai ishte i mendimit por intelektualët serb nuk e lejuen. Kurse shqiptarët në Kosovë akoma nuk e kanë vrejtë këtë rrezik çkombtarizues tipik të Al-kaeda-s. E ato janë qendrat kultrore turke dhe shkollat e Gylenit në çdo qytet në Kosovë dhe askujt nuk i shkon mendja t' i ndaloi. Jam thellësisht i bindun së ato kanë program ckombtarizues, kancer për rininë kosovare. Terësisht e mohojnë vlerën dhe kulturën evropiane.

E shembulli ma tipik të asaj kulture e tregon kryetari i Komunës së Pejës Muhaxheri. Organizon iftar një mbramje të ditëve të Ramazanit, korzoja fund e maje ishte e zanun me tavolina të mbushuna me ushqim e në këtë menyrë as në Turqi nuk e organizojnë, por të gjithë nepër shtepitë e tyne. Ishin ulun pranë tavolinave që gjasonte së aty asht Meka apo Medina dhe i bindur jam së popullata me të madhe e pronon këtë kulturë. Perndryshe po te ishte popullata kunder tyne ishin ngritë në protestë për debimin e tyne ne çdo qytet ku ato gjenden por heshtja asht pranim.

Dhe çfarë idiotizmi kur shkojnë jasht për të kërkue punë fort mirë e dinë se ku mbretnon feja islame asht primitivizëm i mykun me ide prapanike e punë nuk ka. E kunderta Perendimi asht parajsa për ta, dhe mu aty e promovojnë islamin me kërkesë që edhe ndonjë xhami të ndertohët për ta. Nuk ka plot një vit kur një gazetar gjerman kishte shkrue: -  Po ja hapem derën Kosovës drejt Evropës, i kemi hapë derën xhihadit - e prap Evropa asht fajtore!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat