Lëvizja autonome dhe frika e BDI-së - Bota Sot
Lëvizja autonome dhe frika e BDI-së

Opinione

E mërkurë, 26 shtator 2018

Lëvizja autonome dhe frika e BDI-së

Nga: Hamdi Nuhiju Më: 6 mars 2018 Në ora: 22:18
Hamdi Nuhiju

Turbulencat politike gjithmonë nxjerrin në pah hipokrizinë dhe interesat e ngushta meskine të grupeve të caktuara të interesit të cilat janë të lidhura si lak për fyti. Lëvizja autonome e cila buron nga populli dhe nuk ndikohet aspak prej frymës së Lindjes e Perëndimit secilën situatë të turbulencave politike e sheshon dhe vendos në renditjen e prioriteteve dhe vlerave.

Pyetjet, çka, si, pse dhe ku janë kurrikula e rrugës së vizatuar të veprimit politik drejt arritjes së synimit të nxjerrjes në pah të vlerave me të cilat identifikohet populli shqiptar në Maqedoni.

Në proceset e domosdoshme politike është e shëndetshme që të përfshihen të gjitha subjektet politike që kanë legjitimitetin dhe legalitetin e votuesve të tyre. Të tilla procese janë historike dhe mos përfshirja në to krijon një njollë të zezë e cila mund të bartet gjatë tërë ekzistencës në skenën politike si një subjekt ose lëvizje. Ekziston edhe interpretimi i tillë që thotë se njollosesh nëse bëhesh pjesë e procesit, por kjo njollë nëse mund ta quajmë të tillë, arsyetohet me ekzistimin e një qëllimi më të lartë e që është debllokimi i proceseve euro-integruese të vendit.

As VMRO-DPMNE si një parti konservatore në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë si pengesë për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike nuk është duke guxuar që t`i dal kundër kësaj fryme. I vetmi subjekt politik që ka rezerva në gjithë këtë rrugëtim është krahu i LSDM-së në Gostivar, BDI-ja e cila ditëve të fundit tregoi dëgjueshmëri duke bllokuar funksionimin e një qyteti shqiptar si Gostivari.

BDI-ja kohët e fundit po bënë dy aktivitete paralele:

1. Bllokimin e institucioneve në Gostivar për t`i çuar në vend urdhrat e LSDM-së &

2. Ngjalljen e frikës për përfshirjen e mundshme të Lëvizjes Besa në qeveri.

Është normale që Lëvizjes Autonome të gjithë t`i frikësohen dhe të ngjallin pesimizëm për çdo veprim të saj. Dyshimi i cili duhet nuancuar tek vendimmarrja e Lëvizjes Besa është mënyra e sjelljes së kryeministrit të vendit, Zoran Zaev. Në ato nuanca mund që të zbulohet edhe përfshirja e mundshme e elementeve qeveritare në ngjarjet e brendshme të kësaj Lëvizje. Por nëse dinë që të qartësohen dhe definohen, atëherë krijohet mundësia e hutimit dhe shtimit të frikës në BDI.

Mediet e Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës vazhdimisht po raportojnë për sjellje të njëjta të ministrave të BDI-së në qeverinë e Zaevit si në kohën e Gruevskit. Ajo që nuk po nxirret në shesh është mënyra e paketimit të pandëshkueshmërisë së secilit delikt të funksionarëve të kësaj dege të LSDM-së.

Lëvizja Autonome nuk guxon që t`i frikësohet marrjes së përgjegjësisë në proceset historike të cilat sjellin të mira të përbashkëta për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Vet frika e BDI-së për vendosmërinë e marrjes së përgjegjësive dhe dasma e BDI-së në momentin kur kjo Lëvizje pat vendos që të qëndroj opozitë konstruktive është një tregues i rëndësishëm.

Por vendimmarrja e Lëvizjes Autonome para se të përgatitet për të marr përgjegjësi duhet që t`i qartësoj dyshimet e nuancuara tek qëllimet e kryeministrit Zoran Zaev si dhe t`i përgjigjet pyetjeve çka, si, pse dhe ku.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test