Padishahët e partive po mblidhen Sarajeve të shesin tokën, si dikur njerëzit e Millosheviçit që na hiqnin Autonominë

Opinione

Padishahët e partive po mblidhen Sarajeve të shesin tokën, si dikur njerëzit e Millosheviçit që na hiqnin Autonominë

Çun Lajqi Nga Çun Lajqi Më 11 mars 2018 Në ora: 00:03
Çun Lajqi dhe politikanët

Mbaj mend figurat e rëndësishme e “fort atdhetare” të popullit tim në vitin e rrokullisjes së Autonomisë, se si vinin organizatave, (pra edhe në Teatrin Krahinor Popullor) e na mblidhnin sallave e na mbanin fjalime të zgjatuna e të zjarrta për idenë e Millosheviqit për suprimimin e autonomisë, si gjënë e duhur, të mirë, avancuese me bindjet e thella (fatkeqësisht të rreme, por t’bleme me avancime postesh) se Kosova asgjë s’po humb.

Dhe tani shoh prapë figura të rëndësishme të këtij populli se si “Sarajeve” të tyre mbledhin njerëz të gjuhëve e sojeve të ndryshme, e n’këmbim të posteve e parave ua mbushin mendjet se Kosova nuk humb territor nëse votohet ky Demarkacion.

O Zot, ç’është kjo Kosovë e mbërthyer kthetrash e lakmish e shitjesh dhe ç’janë këta njerëz t’pa fytyrë, moral e atdhe.

A ti thërras heroi a ti quej vëllezër a si armiqtë t’i urrejë.

A ka Padishah që i ve n’konop këta Sulltana, që herë bëhen pëllumba e herë korba, herë qingje herë hiena.

Mjerë ti Kosovë e mbushun stërkopilash që t’shesin për lirinë e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat