A po vdes ose, apo e varrosin “shtetin” e Kosovës “Komandantët”

Opinione

A po vdes ose, apo e varrosin “shtetin” e Kosovës “Komandantët”

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 31 mars 2018 Në ora: 10:08
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli - foto arkivi

Qysh kur isha “Qun e i ri e pa qorape”, kur më kujtohej ndonjë fjalë e rralë, fjalë e urtë nga një plakë (1*) plakë ose i ri, për mos me e harrua, zgjohesha e shkruaja në një copë të letrës.

Tash po më ndodh më shpesh që të zgjohem natën, sepse po harroj më shumë. po marrë letra e “mesazhe” nga njerëz të ndryshëm. Nganjëherë qeshi me të madhe e kur kthehem e shikoj njerëzit që i kam përreth me shikojnë me habi e më pyesin, ku ishe, me kënd fole, pse po flet vetme veti?

 –Në Turjakë isha e fola me Bacën Sadri Shaqa, Shaqë Muharremin, Muharrem Shabanin, Shaban Demirin, Demir Ahmetin ... e kesha me Dan Hamidin, Asllan Islamin, Islam Maliqin, Shaban Ramadanin apo Asman Cufën e Cufë Brahimin. Janë disa nga ish fshatarët e mi që që kanë vdekur e vorri ju ka harrua.

Sot në mëngjes nuk më l`shonte gjumi një gjumë i rëndë. Gjyshi na thoshte se ai që nuk qohet në sabah, dreqërit e mashtrojnë dhe nëse âsht zheg (2*), koftlargtit, të flladitin mos me të dalë gjumi.

Pash një ëndërr me bacën Zeqë, Zeqir Gërrvallën. Bsedoja me bacën Zeqë, bacën Zeqë të ri. Qysh ishte, ashtu më erdhi, me ato flokë të krehura e të kthyera në njërin krah të kokës e nganjëherë i bishin mbi mbi ballë e sy, sikur donte të thoshte ato që s`i kishte thënë deri më tash. Krenar e i rreptë qysh ishte vetëm ai. Por për çudi, baca Zeqë kishte edhe tri maca të vogla me vete ... ah sikur të shte ndonjë plak që din me i bâ takbir (3*).  Por telefoni më lajmëroj se të erdhi një letër dhe më ndajti nga baca Zeqë.

E hapa menjëherë dhe e pash se ishte mësuesja Hanë, gruaja e bacës Zeqë që më kishte shkruajt një letër.

Kishte kaluar një kohë e gjatë që nuk kisha marrë letër nga baca Zeqë. Nuk i shkruaja as unë sepse edhe ashtu kjo kohë, ky e ai pushtet e kanë mundua .....

”Pershendetje Sinan Kastrati, shkrimin tënd e lexova, jo pernjehere por  me ndërprerje, jo qe nuk me terhiqte por koha ime është shume e kufizuar. Une përdor barna (medicine) po ashtu kujdesem edhe për Zeqë. Kujdesem edhe per nipin:  e qoj edhe e marr ne parashkollore. E bëjë edhe dreken e darkën dhe gatuaj bukë...si ne shqiptaret...Te pergezoj per puniminin (shkrimin, ndërhyerja imja). E lexova edhe me Zeqen. Kishe bere nje pershkrim te mrekullueshem. Pash edhe vuajtjet tua si shumica e shqiptareve qe nuk jan pajtuar qe te zezes ti thon e bardhe e te bardhes e zeze. Jua kishe thene shume bukur njerezve qe kan punuar per shtetin se edhe kendej janë shtire si te mire, por edhe te mireve ju kishe dhene meriten. Tëte lumt!: - Ki kujdes per veten tende se te kesqinjte ende jane ne forme e si thot nje fjale popullore,para se te cof magari shqelmat i ka me te fort...pra kujdes per veten. Te pershendesim une dhe Zeqa e urime per keto shkrime qe po i benë.Te fala edhe familjes.” (Bera disa përmirësime të vogla).

Por ajo që më së shumti më befasoj ishte një shkrim tjetër të cilin ma kishte dërgua e hotmailin tim, një miku im i vjetër, gjithashtu atdhetar i dëshmuar e njeri i anatemuar në të gjitha sistemet e më së shumtin, në këte të fundit, të Hashimit.

Ai është Idriz Zeqirjaj. Krejt normale ishte letra e shkrimi i gjatë plotë domethënie ama te ai pash një mendim të K. Marks të cilin, mendoja unë se edhe ai e kishte harrua Marksin e Engelsin, Leninin e Stalinin, Enverin e e enverat, por “jo”.

Shkrimi i bacës Idriz, më titull:

"Emërtimet paushalle, idioteske dhe kundra-kombëtare të Hashim Thaçit" dhe me (shumë nëntituj që ishin dallua me shkronja të zeza e në kursiv ishin:

GABOVE, VJOSË! 

"Gruas dhe Kombit nuk u falet, nëse i dorëzohen aventurierit të parë". ( Karl Marks)

Siç e thash shkrimi ishte i gjatë e me plotë të thëna e të bëma për FARK-un e për ... por mua më së shumti më kthyen mbrapa thënia e Marksit, sigurisht se ishte thënë me vend, me mend e në kohë të duhur.

Apo vdes ose, apo vritet “Republika” e Kosovës

Por tash dua të dalë prap të aktualiteti i jonë politik në Kosovë.

Ende pa u “harrua” gjithë përshëndetjet, përurimet e përqafimet për kalimin e Demarkacionit, nga parlamenti e deputetët e “emruar”, plasi një sherr tjetër, ai dëbimit të disa gulenistëve për në Turqi.

Shumica e njohësve të këtij tereni e akuzojnë Hashim Thaqinpër këto prapësira e tradhti, kundër shtetit të ardhshëm të Kosovës që ende është në këmbë të qelqëta.

Bëhet fjalë për 6 pesona të arrestuar të nacionalitetit turk, punëtorë të kolegjit “Mehmet Akif”. Përpos drejtorit, zëvendës drejtorit në këtë aksion policor janë arrestuar edhe dy profesorë Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan si dhe Drejtori i Kolegjit në Gjilan, Kahraman Demirez (të dhënat i kam marrë, shumicën nga Bota Sot)

Gjithë ballinat e gazeteve e të portaleve, sot ishin flisnin për turqit e ngratë që dajaku nuk ka me iu ndalur deri sa ti mbysin në hapsane (4*).

Vetë titujt flasin

"Bytyçi: Thaçi është shndërruar në kërcënim për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës",

"Shteti policor i Hashim Thaçit",

"Kërkohet dorëheqja e Haradinajt, deputetët ta shkarkojnë Thaçin".

Budallalëqet e “besës”

Janë disa që unë “i zgjodha” por kishte shkrime që nuk meritojnë të lexohen si ajo e Besës, deputet e LDD-së së Dacit, budallalëqet e besës:

"Besa Gaxherri, fton kolegët deputetë: Hajde ta kontrollojmë Aeroportin e Prishtinës, t’i gjejmë turqit e arrestuar”. Oj “besë”, ti je në ëndërr por ti edhe në ëndërra merr “dollarë” dhe nëse mundesh edhe me e hanger edhe ni mandat e mandej, shtine ndonjë qikë a djalë, dikund apo “theja qafën” e bâne deputet!

Dy opinionet e dy njohësve shumë të mirë në Botë për sot, ishin:

“Ish-komandantët vrasës të UÇK-së, kanë ulur poturet përballë kërkesës absurde të Erdoganit”  nga Andi Bushati, 30 mars 2018, Bota Sot dhe tjetri, ai i Mero Baze, botuar gjithashtu në Bota Sot, 30 mars 2018 e me titull:

“"Vetëvrasja e një Republike që lindi nga genocidi politik", Mero Baze Më: 30 mars 2018 “

Do ta mbylli këtë shkrim e këto “ëndërra” me një letër të një malsoreje nga Rugova (Shega) e cila pasi e kishte dëgjuar Linda Morinën duke i kënduar Ramushit, në Inboksin tim më shkruante: ”Po ja marrt pushka kryt!, thojke gjyshja ime.

Oj Rugovane, gjyshja jote ndjesë pastë paska lân fjalë dhe ti i paske mbajtur mend por kryetarët e tashëm të Kosovës, nuk kanë ndejtur me pleq e nuk kanë dëgjua fjalët e ëmbëla të gjysheve prandaj as nuk kanë tru e mend por veç fiqir (5*).

1* plak, këtu ka kuptimin i menqur, jo i vjetër në moshë.

2* zheg, vapë e madhe, por edhe e ka ka kuptimin kur dikujt nuk i pëlqen muhabeti e reagon. Në ato raste i thuhet “Shka pa`t vjen zheg, mas kcen kanari” etj.

3* tekbir, kur dikush ka pa ndonjë ëndërr, dikush që ka ditur me i shpjegua ëndërrat, i kanë thënë “me i bâ tekbir”, me i komentua drejtë.

4*, hapsane, nga trq. burg

5*, thuhet se hajvanati nuk kanë mend por fiqir prandaj dallohen njerëzit nga shtazët ose kur thuhet “A ki ti fiqir”, dmth,  a din sa shtazët.

Vazhdon me “Ftyrën” e me Fatmir Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat