Pse Nikos Kotzios vjen në Kosovë?

Opinione

Pse Nikos Kotzios vjen në Kosovë?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 11 prill 2018 Në ora: 00:38
Sulejman Mehazi

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzios, mos ndoshta vjen në Kosovë për dy qëllime: Një, të faleminderonte Ramush Haradinaj për politikën e tij kundrejt Erdoganit, dy, për të provokuar e dobësuar Hashim Thaçin, i cili politikisht përkrahë Turqinë e Erdoganit.

Apo, mos ndoshta Kotzios me shkuarjen në Serbi, me elitën politike të Beograd do të shpërblente Haradinaj me Listën Serpska për krijimin e qeverisê stabile të tij? A po, mos ndoshta vjen për të përçarë e ndarë dhe më keq elitën politike në Kosovë dykahëshe: Të  krahut politike turke-ruse  të Hashim Thaçit apo të krahut tjetër politike anti-turke-ruse të Haradinajt.

Po megjithatë listën serpska të Haradinaj s'po e kuptojmë se në cilën anë janë, me Haradinajn apo me Serbinë?

Për fat të keq engjëlli apo dreqi i rrezikshëm politikë ka hyrë në Kosovë e s'po dinë ta dallojnë kah të shkojnë: nga ana e së mirës apo nga ana e së keqes kosovare. Një Zot e di.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat