Kryeministri që i di të gjitha?!

Opinione

Kryeministri që i di të gjitha?!

Nga: Dibran Demaku Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:20
Dibran Demaku

Kushdo që ka përcjell rrugëtimin politik të Ramush Haradinajt do t'i ketë vërejtur dy tendenca diametralisht të kundërta: Kur synonte të ulej në karrigën kryeministrore do të deklaronte se i dinte të gjitha?

Ndërkaq tash kur është ulur në atë karrige sa herë i bëhet pyetje për ndonjë veprim të tij thotë se nuk di apo se është duke mësuar?!

Të ulesh në karrigen e kryeministrit të vendit dhe pastaj të thuash se nuk di apo se je duke mësuar është sa absurditet aq edhe tragji-komike,jo shumë për atë vetë sa për popullin dhe për vendin që i prinë?!

Duke i dëgjuar deklaratat pothuajse të përditshme të kryeministrit aktual seç më erdhi në mendje një thënie lapidare e të menqurit Xhemajl Abria: "Moj Abri të marrtë pusi e drini kur u ba me të sundue Brahimi!"

Kësaj thënie të të mençurit Xhemajl Abria sot do të mund t'i shtohej kjo frazë: "Moj Kosovë të marrtë Ibri e Drini kur je bë me të udhëheq Ramush Haradini!"

Me dijen e tij te treguar deri me tash nuk do te duhej te zgjidhej as kryeplak i Gllogjanit e jo ne postin me te rëndësishëm politik te vendit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat