A është kjo Opozita që i duhet vendit? - Bota Sot
A është kjo Opozita që i duhet vendit?

Opinione

E hënë, 23 prill 2018

A është kjo Opozita që i duhet vendit?

Nga: Pirro Prifti Më: 16 prill 2018 Në ora: 12:23
Pirro Prifti

Në marramëndjen e debateve mediatike, në neverinë që ndihet kur deputetët e Opozitës përdorin fjalor rrugaçësh, në zhgënjimin që ndjehet kur sheh se Opozita e vëndit tënd nuk asnjë Program apo Projekt se si mund ta bëjë qeverisjen më të mirë, në habinë që provon se si një grusht opozitarësh njëlloj si Piter Pani që nuk kishte hije, ndiqen nga hijet e të kaluarës së korruptuar dhe kriminale të ish drejtuesve, apo dhe të atyre që drejtojnë opozitën sot, nuk mund të mos të të shkojë ndër mënd se e gjitha kjo zhurmë dhe katrahurë , ka të bëjë me një të vërtetë të thjeshtë: të shmangë përgjegjësinë ligjore të shkeljeve të rënda të ligjit që janë bërë nën drejtimin e tyre, duke përdorur sigurisht edhe parrullën që po përdoret edhe ndërkombëtarisht, por tek në quhet: `kapeni hajdutin - kur hajduti është ai vetë që bërtet`, por që bota sot po mbytet nga `Fake news`.

Një nga ato raste të shumta të cilat përfshihen në strategjinë e Opozitës për shmangien e problemit kryesor siç është realizimi i Vetingut në pushtetin gjyqësor dhe më vonë i daljes së përgjegjësive politikë, dhe krijimit të zhurmuesve të tjerë apo më saktë e krijimit të një qëndre tjetër për të shmangur vëmëndjen ndaj problemit kryesor është edhe Mosbindja civile.

Idea e mosbindjes civile e hedhur disa kohë më parë po nga kjo Opozitë  mori prioritet ditët pas protestës s kuksianëve për problemin e tarifave në Rrugën e Kombit ( ose më mirë në rrugën e Hajdutëve të Kombit), në të cilën Opozita gjeti një casus beli për të gjallëruar protestat në vënd me idenë për të larguar qeverisjen  e Edi Ramës.

Pavarësisht se protestat janë një nga elementët kryesorë për të shprehur pakënaqësinë e popullatës ndaj veprimeve të pushtetarëve, protestat e tilla thjesht për të bërë rrëmujë dhe për të shpërqëndruar vëmëndjen e popullatës ndaj problemve të tjera siç janë Reformat në Drejtësi dhe zbatimi i ligjeve, punësimi etj, etj,  manipulimi i një proteste të tillë - e cila ndonëse e drejtë nuk ka përse të bëhen të dhunshme apo të shkelen ligjet në fuqi- hyn në taktikën e Opozitës për të krijuar të ashtuquajturën  `Dominanten e Utomskit`, pra ashtu siç u tha më lart –krijimi i një vatre tjetër për të shpërqëndruar vëmëndjen dhe për ta larguar nga Vatra egzistuese.

Përse? Sipas taktikës opozitare, për të krijuar një `trigger` nxitës protestash për të rrëzuar një qeverisje legjitme dhe për tiu shmangur përgjegjësive të kaluara. Këtu kanë hyrë në veprim dhe nxitja apo `triggeri mediatik`.

Kërkesa për ta kaluar në mosbindje civile në të gjithë vendin, madje dhe në Parlament, ka krijuar një situatë të furtunës në gotën me ujë, sepse populli i zhgënjyer dhe i mërzitur nga drejtuesit e Opozitës të cilët për fat të keq janë edhe shkelës të ligjeve në të kaluarën, nuk u besojnë më inisjativave të tilla. Kështu që elementi i mosbindjes civile është katandisur në daljen e disa personave për të bllokuar rrugët, për të shkaktuar çregullim publike dhe institucionale, gjë që është një shkelje e ligjeve në fuqi nëse nuk merret leje.

 Në fakt Mosbindja civile me përkufizim është  një `refuzim i qytetarrëve për t`ju bindur ligjeve, urdhrave dhe komandave të qeverisjes të vëndit apo të ndonjë fuqie ndërkombëtare okupuese`.

Mosbindja civile nganjëherë përcaktohet si jo-violente dhe quhet në përgjithësi rezistence jo-violente apo Paqësore.

Sipas Martin Luther King Jr, Mosbindja Civile është një veprim i përbuzjes ndaj ligjeve. Mosbindja e parë civile u bë në revolucionin e vitit 1919 në Egjypt nga Zaghloul Pasha ; kjo lëvizje përfundoi me fitimin e pavarësisë së Egjyptit më 1923 nga pushtimi englez.

Lëvizjet më të spikatura të mosbindjes civile të tipit `jo- violent`, janë ato të Gandit si lëvizje paqësore kundër pushtimit dhe rregullave engleze, Revolucioni i kadifenjtë në Çeki, në Bangladesh kundër qeverisë së Pakistanit, në Gjermaninë Lindore kundër represionit sovjetik, revolucioni i trendafiltë në Gjeorgji, dhe Revolucioni  i portokallinjtë në Ukrainë, apo ai në vëndet Balltike. Po të shihen me kujdes të gjitha janë kmosbindje civile ndaj pushtuesve https://en.wikipedia.org/wiki/Civil_disobedience.

Dhe së fundmi një nga përshkrimet më të vjetra të mosbindjes civile është paraqitur në dramën e Antigona në të cilën Antigona një nga vajzat e ish Mbretit të Tebës –Edipi, sfidon mbretin aktual të Tebës me emrin Creon, i cili refuzoi ti bëntë një varrim me respekt dhe ndere vëllait të saj me emrin Polynices. Ajo shpreh me fraza të bukura mosbindjen ndaj ligjeve të këtij mbreti mizor dhe nuk ka frikë nga kërcenimet https://en.wikipedia.org/wiki/Civil_disobedience.

Po të krahasosh elementët dhe taktikat e të ashtuquajturës mosbindje civile të Opozitës së sotme me idenë e saktë se çfarë është mosbindja civile del qartë se pjesa `non-violent apo paqësore`, në frazeologjinë e Opozitës dhe në veprimt e saj – nuk egziston. Veprimet e tyre janë tërësisht të parregullta dhe ajo që është më malinja, është se fjalori me të cilën mundohet të mbulojë mungesën e ideve , të Programeve dhe të Projekteve për një qeverisje më të mirë- është nga më banalët, një fjalor rrugaçësh.

Është për të ardhur keq që edhe disa të rinj të zgjedhur nga PD dhe LSI, si Deputetë, janë larg të qënit në lartësinë e një Deputeti të popullit, madje dhe shumë larg të qenit qytetar. Me fjalët dhe veprimet e tyre ata tregojnë se jo vetëm që nuk kanë staturën për një Deputet por ata në rastin më të thjeshtë nuk do të ishin askushi, madje nuk do kishin as shokë e miq nëse nuk do të vendoseshin në atë vënd të nderuar nga Politika dhe miqësirat e klientelizmi duke shkaktuar kështu një keq ardhje për Opozitën se në ç`mënyrë ka prurë në Parlament këtë kontigjent askush-as.

Në pragun e hapjes së negociatave për anëtarësim, opozita qëllimisht shton pengesat dhe me veprimet e saj aspak spontane por qëllimisht anti-integrim dhe pse jo, mund të quhen anti shqiptare në dëm të popullit të vet dhe të Shqipërisë duke u munduar të njollosë sa më shumë vëndin. Por siç thuhët çdo gjë e keqe ka dhe anën e `vogël` të mirë: populli duket fare qartë se po distancohet nga këta element tip `koke turku` apo `të blerë` për të destabilizuar vendin, kështu që rrëmuja që ata kërkojnë është lokalizuar vetëm ditët e enjte.

Sigurisht qeverisja e sotme është duke qeverisur njëlloj sic bëhet vrapimi me pengesa, dhe mënyra më e mirë është veprimi konstriktiv i Opozitës për të shmangur gabimet apo veprimet jo të rregullta të qeverisjes, por ky element mungon në Parlamentin shqiptar sepse Opozita priret qëllimisht ndaj dhunës jo vetëm në rrugë por edhe në Parlament duke përdorur disa `kamikazë` që hedhin miell, çizme, fraza të turpshme, parrulla të turpshme njëlloj sikur të ishin armiq të atdheut të tyre. Kjo nuk shkon.

Shpresojmë që Opozita të gjejë vehten e saj dhe të përpiqet të punojë për të mirën e vendit dhe të integrimit, dhe megjithë gjasat e pakta që duken se do të ndryshojë, lëvizjet brënda PD, largimet nga LSI janë një pasqyrë e dështimit opozitar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test