Lotët e krokodilit të Leonidhas Papas të OMONIA-s - Bota Sot
Lotët e krokodilit të Leonidhas Papas të OMONIA-s

Opinione

E diel, 22 korrik 2018

Lotët e krokodilit të Leonidhas Papas të OMONIA-s

Nga: Arben Llalla Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:24
Arben Llalla

Me një letër publike kryetari i organizatës së pakicës greke OMONIA, Leonidhas Papas lajmëroi dorëheqjen e tij nga kreu i kësaj shoqate të vjetër politike-shoqërore. Me një fjalor të mësuar nga librat fetar Leonidhas e jepte dorëheqjen me dhimbje për mos bashkimin e pakicës greke në këtë organizatë. Por, e vërteta është se Leonidha Papas nuk dha dorëheqjen, por i përfundoi mandati katërvjeçar dhe në pamundësi për rikandidim preferoi më mirë një dorëheqje me triumf në minutat shtesë së lojës se sa humbje në garën që do të zhvillohet në fillim të qershorit. Leonidhas Papas erdhi në krye të OMONIA-s me ndihmën e organizatave irredentiste greke që punojnë e luftojnë prej 100 vitesh për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Image
1.Leonidhas-me-mitropolitin-e-Konicës-Sebastianos,-Mars-1994

Leonidha i shkolluar dhe i stërvitur në Manastirin e Konicës, pranë të ndjerit Mitropolitit Sebastianos, një antishqiptar i tërbuar e vazhdoi shkollimin më tej në Selanik, nën kujdesin e kryetarit të organizatës irredentiste greke SFEVA, Grigori Drigojas. Ai kërkoi ndihmën edhe të anëtarëve të grupit terrorist grek MAVI, që kryen masakrën në Peshkëpi të Gjirokastrës në prill të 1994. Leonidhas Papas pretendon se kur ishte në krye të OMONIA-s, promovoi vlerat paqësore të pakicës greke në Shqipëri, por e vërteta është krejt ndryshe. Papas nxitoi hapat duke organizuar aktivitete irredentiste në dëm të Shqipërisë. Ai ngiti zërin për pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, pretendimet fetare ortodokse greke në jugun e Shqipërisë duke thënë se ortodoksia në jug është greke dhe jo shqiptare.

Image
2.Leonidha Papas me ish oficerin e lartë të zbulimit ushtarak grek të Epirit Andonis Vasileus

Pra, Leonidhas Papas nisi të ngatërronte shpesh fenë me kombin si në mesjetë. Nuk kanë munduar edhe tubimet, ku Leonidhas Papas ngrinte atë palo flamur irredentist të Autonomisë të Veriut të Epirit, duke nxjerrë në dukje ndjenjat e tij raciste dhe shoviniste ndaj pretendimeve të tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë. Autoritetet shqiptare asnjëherë nuk e akuzuan apo e thirrën në biseda informative për aktivitetet antishqiptare të Leonidhas Papas, kryetar i OMONIA-s.

Lotët e krokodilit që shprehu në letrën e dorëheqjes Leonidhas Papas janë thjeshtë ngushëllimi i dështimeve të aktiviteteve antishqiptare të tij, për mos realizimit të projekteve që morri mbi supe ai gjatë marrëveshjes me organizatat irredentiste greke të Karathanos së PASIVA-s, Belerit të MAVI-t, Mitropolitit Andreas të SFEVA-s, etj.

Në përfundim, për dijeni të Leonidhas Papas dhe të tjerëve, kryetari i ri i OMONIA-s është paracaktuar në mbledhjen e sigurimit grek dhe të organizatave irredentiste greke qysh në mars. Në atë mbledhje të mbajtur në mars 2018, në Janinë u paracaktua se kryetar i OMONIA-s do jetë anëtari i partisë naziste greke “Agimit i Artë” dhe drejtues i organizatës irredentiste Autonomia 1914, D.Z.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test