Vetëm me udhëheqje të mençur bëhemi faktor paqeje dhe stabiliteti

Opinione

Vetëm me udhëheqje të mençur bëhemi faktor paqeje dhe stabiliteti

Nga: Milazim Maraj Më: 12 maj 2018 Në ora: 13:14
Milazim Maraj

Shumë herë bisedonim më shokë, për të kaluarën tonë, plot vuajtje ,dhembje humbje dhe për çudi edhe krenari. Nga dilte kjo krenari?, në kemi humbur, njerëz  territore dhe lirinë. Madje edhe Shqipëria që e mendonim të lirë ishte keq e më keq nën kthetrat e komunizmit. Në ishim të ndarë nga Shqipëria dhe të copëtuar nëpër republikat e Jugosllavisë. Evropa kishte  pranuar copëtimin  e një etnie shumë fisnike, më një kulturë të lashtë dhe kishte pranuar formimin e një krijese artificiale të rrezikshme për vet Evropën dhe Botën. Tani Jugosllavia kishte mbetur si gjarpër më pre të fortë ne gojë që as nuk mund gëlltite dot dhe as ta nxjerr nga goja. Asimilimi kishte filluar më të gjitha forcat dhe format. Më i ashpër ishte në Qupri, Nish, Sangjak, Mal të Zi, në Maqedoni ishte shumë më i vrazhdë. Shqiptaret e besimit ortodoks e kishin të ndaluar jo vetëm të deklaroheshin shqiptar por as të flisnin shqip.

Mos i mësoni fëmijët të flasin shqip, nëse do të i kesh, flisnin nënat shqiptare të besimit ortodoks, më lot në sy. Vala e re e dhunës kishte filluar për pastrim përfundimtarë të shqiptarëve nga vendi i tyre. Si pas shënimeve pas çdo lufte ka vazhduar edhe një tip pastrimi të kundërshtarëve. Kemi pritur që pas kësaj lufte kjo nuk do të ndodh  pasi që ishte eliminuar njëmendësia, por doli të këtë qenë gabim. Kjo pritje ishte e pa studiuar mirë dhe pasojat ishin të mëdha. Këto pasoja sa vijnë dhe rriten. Mosdurimi dhe urrejtja prijnë në këtë garë për rritje. Vlerat kombëtare shihen si nacionalizëm i tepruar dhe i pa nevojshëm, që i ka kaluar koha. Simbolet kombëtare vidhën. Mohimi, dhe vetmohimi i figurave tona kombëtarë më të cilat tregohet edhe lashtësia jonë në tokat tona, mohohen nga falangat poshtëruese të veshura herë si pop dhe herë si hoxhë. Të përkrahura nga Moska, Beogradi dhe  Stambolli. Varrezat e dëshmorëve  të rënë në luftë, në betejën 31.05.dri më 07.06.1912 për çlirimin e Pejës nga Turqia mbulohen nga xhamia më dy minare. Bastardohet gjuha shqipe nga të gjitha mediat tona.

Arsimi lëngon nga probleme shumë të mëdha dhe që nuk  gjejnë zgjidhje tani për tani.  Kjo bëhet tani kur nuk pritej të ndodhë diçka e tillë. Në Pazar dëgjohen pak zëra të lënë vetëm nga Shqipëria e cila as së si nuk po arrijnë të lirohen nga epidemitë e pluralizmit si korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar etj dhe Kosova që ka marrë të njëjtën rrugë dhe nuk ka kohë fare që të merret më hallet e shqiptarëve që mundohen të mbijetojnë si etni fisnike, në peshën e trysnisë serbe, ruse dhe turke. Para vitit 1999 intelektualet shqiptarë alarmuan Evropën dhe Botën për rrezikun që i kanosej Gadishullit tonë nga Serbia dhe Rusia. Nuk pati reagime më kohë, deri sa ndodhën masakra që nuk i ka mbajtur në mend bota. Deri sa ndodhi akti i fundit i dramës serbe dhe ruse për shqiptaret, shpërngulja masive e shqiptarëve. Por tani në maje të piramidës janë  njerëz më pa vizion dhe pa ide për të dalë nga kjo krizë, ose më mirë të thuhet mjaftohen me këtë  vetëkënaqësi pa lodhur kokën më rrezikun që i kanosët popullit dhe vendit më fodullakun e tyre në udhëheqje. Lufta në Kosovë solli dëshmi të mjaftueshme çka mundë të sjellë, sjellja komode në situata të pa akomoduara. Tani është koha që brezi i ri i shkolluar dhe patriot të reagojë mençur dhe më kohë që të mos mbetemi fëmijë të rrugëve të Evropës për të kryer detyra të shtëpisë që dikush i ofron por të gjejmë rrugën e duhur dhe të jemi faktor të stabilizimit të paqes në Gadishullin Ilirik. Të rinjtë intelektual të Kosovës të kenë të çartë së edhe vlerat me të shtrenjta që nuk futën ne përdorim  me kohë,  degradohet dhe bëhen të pa rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat