Futbollistët e zemrës - Bota Sot
Futbollistët e zemrës

Opinione

E hënë, 23 korrik 2018

Futbollistët e zemrës

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:00
Gjekë Gjonaj

Pavarësisht se në kampionatin e sivjetshëm  botëror të futbollit, i cili po  mbahet në Rusi, nuk marrin pjesë asnjëra prej dy shteteve shqiptare, Shqipëria dhe Kosova,  shqiptarët  në Malin e Zi, sikur të tjerët kudo që ndodhen,  vazhdojnë ta përcjellin me shumë interesim dhe me  të emocione të njëjta pozitive  Edhe ne shqiptarët, ashtu si një pjesën më të madhe të Botës, u përfshimë nga spektakli dhe ndjenjat  futbollit.  Kjo për arsye se  në këtë  kampionat  shkëlqyen  yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka, Gjerdan  Shaqiri, Blerim  Xhemaili dhe  Valon Brehami, të cilët luajtën për  Kombëtaren e Zvicrës  dhe Adnan Januzaj për përfaqësuesen  e Belgjikës.

Pra, ky Botëror mund të quhet fare mirë Botërori i shqiptarëve.  Këta futbollistë me gjakun shqiptar shënuan gola spektakolarë ndaj Serbisë, ndaj Kostarikës dhe ndaj Anglisë, duke u bërë kështu vendimtarë në sukseset e Zvicrës  dhe Belgjikës. Me këto gola perlë  lojtarët me origjinë shqiptare  u dhuruan shqiptarëve   ngado që janë emocione të forta, adrenalinë të shtuar  dhe kënaqësi të madhe.

Dorën në zemër  këta futbollistë na bënë krenarë që jemi shqiptarë. Ata na bënë krenarë edhe për faktin se Kosova si  shtet i ri  mund të japë kaq talentë në futboll, që luajnë  edhe për ekipe të tjera të dëshmuara në kampionate evropiane e botërore. Gjithsesi krenaria jonë kombëtare u shtua  shumë herë më shumë, kur dy  futbollistët me kombësi shqiptare  Shaqiri e  Xhaka festuan golat duke bërë shqiponjën e flamurit shqiptar.  Nga ana tjetër ky emocion që  kishte përtshirë   Xhakën e Shaqirin,  duke bërë me duar shqiponjën dykrenare- simbolin e shqiptarëve, ngjalli  revoltë jashtëzakonisht të madhe tek Kombëtarja e Serbisë, e cila u eliminua nga kjo garë  faktikisht nga shqiptarët. Me kërkesën e tyre FIFA nisi procedurat disiplinore ndaj dyshes Shaqiri- Xhaka, të cilat, për fat të mirë,  përfunduan pa suspendimin e tyre. 

Natyrisht se u bëmë krenarë e u ndijem  shumë mirë kur këto  yje të futbollit shqiptar zunë faqet e para të  gazetave më të njohura sportive  evropiane e botërore. Gazeta e mirënjohur zvicerane “Tages Ainziger” ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicërane të futbollit, në prag të ndeshjes Zvicër-Suedi. “Hajde Zvicër !”  Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Gjerdan Shaqiri, i cili bashkë me   Xhakën, Januzin ,  Xhemaili dhe  Brehamin, u bënë ambasadorët   tanë më të mirë në krejt botën. 

Këta futbollistë, sikurse shqiptarja më e famshme  Nëna Tereze, shkrimtari Ismail Kadare, sopranoja Inva Mula, aktori Janes Belushi, nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane Ferid Murati,  fotografi Fadil Berisha, arkitekti Karl  Gega, muzikantet Ana Oxa,  Rita Ora e Dua Lipa,  supermodelja Emina Çunmulaj, futbollisti Lorik Cana,   xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, na nderuan  me lojën e tyre të sukseshme .

Ju lumtë futbollistë shqiptarë  të Kombëtares së Zvicrës dhe Belgjikës! Sepse dëshmuat se dini të luani shkëlqyeshëm  futboll. Dëshmuat se  jeni profesionistë. Njëheri edhe patriotë.  Edhe atëherë kur nuk i mbroni ngjyrat e Kombëtares së Kosovës  e Shqipërisë,  në zemër keni  flamurin kuqezi dhe himnin kombëtar. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test