Të ndalët ora e dialogut me Serbinë, bashkë me orën të ndalet edhe Hashim Thaçi - Bota Sot
Të ndalët ora e dialogut me Serbinë, bashkë me orën të ndalet edhe Hashim Thaçi

Opinione

E martë, 21 gusht 2018

Të ndalët ora e dialogut me Serbinë, bashkë me orën të ndalet edhe Hashim Thaçi

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 22 korrik 2018 Në ora: 20:18
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Këshilli Kombëtarë i Boshnjakëve te Sanxhakut me seli në Novi Pazar kohë më parë ta patë qu një thirrje zyrtare për me i vizitu Novi Pazarin i cili dikur jo fortë larg frymonte shqip me doke e zakone shqiptare. Atje edhe sot e kësaj dite mund te gjesh njerëz me plisa dhe shalla te bardh bilur qe flasin shqip, sidomos në Peshter të cilët ndjejnë mall për një periudhë të kaluar jo fortë të largët. Por, historia si gjithherë, diti dhe po dinë hala, të jetë e pamëshirshme për shqiptarët që këtë regjion ta kthej mbrapshtë.

Zoti Pacolli sot më 21 korrik nuk e di se ku gjendesh, a je kësajde apo asajde, pra atje në Novi Pazar ku te kanë thirrë t’i vizitosh vëllezërit tonë të dikurshëm, ti shijosh ato bukuri mahnitëse te rrafshnaltave të Peshterit, apo...ku je...?!.
Ty z.Pacolli sikur diçka nuk po ta donë, nuk po hecë diçka te ti. Pra do ditësh edhe aeroplani yt gati se nuk rrëshqiti ne Serbi. Të ndihmoj zoti që nuk rave në gojën e “ujqërve” serb, sepse sot edhe aeroplani por edhe ti do te flladiteshe këto dite te vere se nxehtë diku në ndonjë çeli burgu në Serbi.

Por kësaj radhe pate fat, të ndihmojë Zoti që nuk të lanë te futeshe ne Serbi. Rreptë te quan fjalë jaranat e Hashim Thaçit Aleksandër Vulin dhe Ivica Daçiq kur të thanë: Ndalu mos u nis së me asnjë kusht nuk guxon ta shkelesh trollin e Serbisë, sepse ky territor është i joni dhe askush nuk ka te drejtë te hyjë zyrtarisht brenda pa lejen tonë, e lejen nuk ta japim sepse nuk je i mirëseardhur. Por, nëse rastësisht bëhesh kokëfortë e futesh brenda do të arrestojmë për hyrje ilegale, dhe mbi ty do te veprojnë ligjet e Serbisë si për çdo person tjetër të zakonshëm.

Krrik, krrik, krrik...u përdhosë për tokë autoriteti i yt z.Pacolli. Por nga ana tjetër ata jaranat e Hashim Thaçit e Ramush Harajdinaj hyjnë e dalin për çdo dite në territorin e Kosovës në Veri, pa të pyet fare, e nëse i ndalon, ata prape të nesërmen rrasën në Kosovë bile njërin nga ata, atë me të “rrezikshmin” Radojçiqin këto ditë vet Kryeministri e thirri në zyrën e tij për të pirë nga në raki siç thonë, ja pra kështu bashkëpunon krimi me krimin. Ata po thonë se Veriun është i joni, atje çdo gjë frymon serbisht e asgjë shqiptare, dhe nëse është gjallë Hashim Thaçi edhe do ta marrim për krejt, qashtu jemi marrë vesh ne Bruksel me 2015.

Nuk e di z.Behgjet Pacolli si po ndihësh pas këtij refuzimi elegant që ta bëni Serbia që të hyjsh në territorin e saj. Pra, nuk e di se për çka është negociu për këto 7 vite me Serbinë, kur ju asaj i ofroni karotën e ajo juve shkopin duke ju sjellë shpinë se kur nuk guxon të lëvizesh i lirë, u çet nga radhët ushtaret serb nga FSK, ne veri luan me ju si maca me mij, e ju paloheni si nuset, por qe çirreni se doni pajtim me vrasësin etj. etj..Çfarë kuptimi ka ky dialog më Serbinë i cili normalisht edhe nuk do te duhej te ndodhë kurrë, sepse Serbisë na nuk i kemi borgj asgjë përkundrazi ajo na ka neve, sepse na ka vra, djeg e pjek, na i ka dhunu vajzat, nanat dhe motrat tona, na i ka djegë vatrat tona, etj. Pra, vetëm njeriu i krisur i bamë dërrasë i tipit të Hashim Thaçit të gjitha këto qe i ka ba Serbia në Kosovë nuk janë kurgja dhe së Serbinë po u dashka ta falë.

Z.Pacolli nuk e di së si po ndihesh, por e di se ndoshta je mbush mend, ti dhe shokët tu ne qeverisje se nëse doni dhe nëse keni fuqi, sepse është koha ta ndaleni ORËN E DIALOGUT ME SERBINË, por edhe HASHIM THAÇIN DUHET TA NXJERRNI PËR DUARDH E PËR SHKELMA NGA DIALOGU ME SERBINË, sepse te gjitha elmiset e thame e te shkrueme për ta tregojnë se ky është njëri i rrezikshëm, se ky është në gjendje ta dëmtojë edhe Kosovën për interesat e veta, siç beri me Demarkacionin kur atdheut tonë edhe ashtu te vogël ia ç kapi mbi 8000 hektar tokë. Se ky njeri moti ia ka kthyer shpinën Kosovës, të cilën tani po don ta përplasë andej e këndej. Kosova shpëton, çlirohet për së dyti nëse ky njeri hiqet qafe nga dialogu.

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test