Kriza ekonomike në Kosovë

Opinione

Kriza ekonomike në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 29 gusht 2018 Në ora: 07:25
Dr. Artan Haziri

Kosova është në një krizë të thellë ekonomike. Asnjë parameter nuk na jep shpresë  se jemi duke ecur përpara.

Nëse e shohim punësimin, është nën qdo nivel të shteteve në rajon. Në Shqiperi, papunësia është 12.5 %.

Ndërsa në Kosovë, papunësia është rreth 33 % në nivel vendi, ku tek të rinjët sillet rreth 65 % . Shumë të rinjë edhe të diplomuar janë të papunë.

Rritja ekonomike sillet rreth 3 % në vitë,  ku nuk jep shpresë  për një ndryshim pozitivë të gjendjes. Varfëria shkon deri 17 % në nivel vendi, e në disa rajone në veqanti deri ne 22 %. Vendet me varferi më të madhe janë rajoni i Gjakoves dhe Mitrovices. Keto dy rajone janë në këtë pozitë edhe shkaku se deri para vitit 1999 ishin superfuqi ekonomike e tash pas privatizimit  u  mbyllen shumë biznese dhe ata mbeten në  gjendje të mjerueshme.

Kemi deficite tregtarë qdo vite. Mbi 70 % të të mirave qe i duhen popullates ne i importojmë. Me politika të duhura ne mbi 40 % të ketyre të mirave do arrinim ti prodhonim edhe vet. 

Gjendja e bizneseve është tejet e rëndë dhe me vështirësi po mbahen. Vetëm bizneset të lidhura me pushtetin e kanë deri diku një stabilitet. 

Edhe raportet financiare nuk janë të sakta, se gjendja është edhe më e rëndë.

Paga minimale, është më e vogla në rajon dhe më  gjërë. Paga ka edhe diskrimin në moshë, ata që kanë deri 35 vjet, 130 euro pagë minimale, ndersa ata që i kanë kalu 35 vjet , pagë minimale 170 euro. Asnjëra nuk janë të mjaftueshme . Në Shqiperi paga minimale është 180 euro, ndersa në Serbi 285.4 euro është paga minimale, Bullgaria 261 euro.

Dëshira për të migruar  është tmerruese,  ku ajo është  51.5 % e qytetarëve, që tregon sa të paknaqurë  jane qytetarët e Kosovës. Edhe ata që punojnë, në momentin e parë që ju jepet mundësia, ikun nga Kosova, ku shihet ne % e lartëcekur.

Të ardhurat për kokë  banori, më të ultat në rajon. Në Shqiperi të ardhurat vjetore për një banor  janë 4125 euro, Bosna 4808 euro,  Mali i Zi  7029 euro, Serbia 5426 euro, ndërsa Kosova 3661 euro në vitë. 

Është e dhimshme kjo e ardhure vjetore, ku mesatarja mujore del  305 euro. Shëndetësia nën qdo nivel . Shendetësia, është pika më e dobët nga të gjitha sektoret. Kjo i shtyn Kosovaret të ikin më së shumti nga vendi.  Arsimi nuk është në funksion apo lidhje me tregun e punës.

Bujqesia nuk është në parametrat e rajonit. 

Qmimet e produkteve ushqimore, disa janë në nivelë të njejt me shtetet e Europes, e disa edhe më lartë, psh.qmimi i mishit është më i larti në rajon.

Për të  dal nga kjo krizë duhet një ndryshim rrënjësor i politikave ekonomike, ndryshim të politikave fiskale, arsimore, tregtare, në dobi të zhvillimit të biznesit dhe hapjes së bizneseve të reja. Të krijohen kushte dhe siguri për investime të huaja dhe mbrohen ato....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat