A ka mbet më shpresë për të mos e coptue Kosovën?!

Opinione

A ka mbet më shpresë për të mos e coptue Kosovën?!

Nga: Hafiz Shala Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:06
Hafiz Shala

Më lejoni lexues të nderuar që në fillim t’ju kërkojë falje, për zhargonin që po e përdori për të parin e shtetit, qe kurrë nuk do t’a përdorja për nji President normal,të popullit,të shtetit që është për popullin dhe i vendit të tij. Unë,do ta quajë: këtë President – “PISI-DENT”.
“Pisi-denti”, nji kriminelo-hajduto-tradhëtar bashkë me koalicionin famëkeq PANA dhe klanin “Pronto”, duke manipuluar e gënjyer opinionin, ndërkombëtar dhe vendorë-popullin të cilin “ i prijnë” në humnerë, thuri bashkë me Vuqiqin skandalin që të krijojë konfuzitet se gjoja Vuqiqi, nuk u takue me të sepse bisedimet janë të vështira, të dhimbshme dhe të pakapërcyeshme.
 
Ngase, Beogradi, nuk e pranonë Fatmir Limajn për udhëheqës të Delegacionit, anipse vetëm formal pa kurrfar ndikimi dhe, se, vetëm korigjimi i kufijve, është e vetmja zgjedhje dhe shpresë për paqë për të dy palët.
Nga partia e Limajt, kishe nji reagim për Limajn,që Vuqiqi as që çanë kokën për këtë sepse, ai ka krye punë me “Pisi-dentin”.

 Përndryshe, çfar dallimi ka Limaj nga “Pisi-denti”?!

 Apsolutishtë,asgjë!

Sepse, ai nuk mundi t’i përballojë shantazhit që ja pregatiti shoku i tijë “i luftës” i cili, i gërvallej gjatë gjithë kohës, “se kurrë nuk do t’i bashkohej “Pisi-dentit”. E, tani, i njëjti me Ramushin hynë nën opingën e tij, në mënyrën ma poshtruese dhe nënçmuese, për nji grushtë “pushteti pa pushtet”.
Perderisa ky, “Pisi-denti”, asnjihëre nuk pati guximin të shkelë në veri, në ndërkohë, rrethojat e Ujmanit ngjyrosen me simbolin e flamurit të Serbisë, duke e pritur Kryetarin e tyre (siç e cekin mediat beogradase) e her pa pëlqimin e herë me pëlqimin e gjoja institucioneve te Kosovës.

Megjithatë, ai e vizitojë Kosovën dhe ma në fundë qe “Pisi-denti” dhe ministri i punve të jashtme, pobratimi i Jelcinit, i dëshirojë mirëseardhje në Kosovë.

Kjo, jo që prejudikonë ndarjen, por edhe josovranitetin në atë pjesë të Kosovës që ja dhurojë vetë, ky me nënshkrimin e tij, pa dijeninë e pelqimin e institucioneve të Kosovës qofshin shtetërore, politike e kushtetuese.

Ky njeri “anormal”, duket se e ka nji hall shumë të madhë që vetëm ky e dinë i cili, fatin e Kosovës e ka qitë në pazar për ta shpëtue veten, sepse, po e humbi pushtetin të cilin nuk do të mundë t’a mbajë, do të përfundojë aty ku e ka meritue në bazë të veprave kriminale ndaj popullit të vetë.

Debatet e zhvilluara me shoqërinë civile dhe të tjerët, para vizitës se tij, në Bruksel, ky ia atribuon vetes si përkrahje të tij, dhe në takimin me zonjën Mogherini gënjen haptas se e ka shumicën pas veti, që nuk eshtë e vërtetë, sepse, opozita, anipse i munguan vetëm tri vota për t’a ndalue tradhëtinë e tij, pozita edhe me listën serbe nuk i sigurojë numrat.

Kuvendi respektivishtë Qeveria udhëheqin me 52 vota në Parlament, ku nuk janë në gjëndje të sjellin kurfar vendimesh, e që e dëmtojnë shtetin në shumë aspekte.

Shteti është në krizën ma të madhe prej që egzistonë Kosova, të krijuar nga kjo udhëheqje ilegjitime, e pandershme, e paaftë dhe e shantazhuar nga shumëkush.

Politika dhelperake serbe, në marrveshje me “Pisi-dentin”, po e testojnë, Bashkësinë ndërkombëtare, popullin e Kosovës, se gjoja, duhet pasur kujdesë se Serbia, është në gjendje të krijojë krizë ndërkombëtare, ose të provokojë që shqiptarët të ndermarrin ndonjë hap të gabuar, duke e future rajonin në luftë.

Kjo për shkak që Serbia, po i mëshon asaj që t’a përdorin si aresye, qoftë për ndërprerje të bisedimeve, qoftë për ngrirje të marrëdhënive me Kosovën, që, ta detyrojnë Evropën, siç edhe bëri, anipse, unë ma shumë besojë se është gënjeshtër e Pacollit, se nën presionin e BE-së, i dhamë leje Vuqiqit për t’a vizituar pjesën e veriut të Kosovës – Mitrovicën.
 
 Bile, edhe Ujmanin i cili, qëllimishtë e kishte zgjedhë ketë vende për aresyet që i dinë ai por edhe ne duke e mbushur gjithë rrugën me flamujt e Serbisë, portretet e Vuçiçit dhe parrullat “Mirëseerdhe President” për të treguar se ai po vinte në “tokën e Babës” së vet e jo në Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane .
 
Po pse, asnjiherë, nuk nuk ngulet këmbë ju,që Evropa ta dëtyrojë Serbinë, për të marrë hapa progresivë le ta njohë Kosovën dhe ta vizitojë si një vend fqinjë që kërkon të normalizojë marrëdhënet fqinjësore.
Jo!

Sepse, qejtë e keqinjë ta sjellin edhe ujkun në torishtë i thonë në Kosovë, siç është kjo “udhëheqje” në pushtet.

A ka mbetë ndonjë shpresë pas gjithë kësajë që u vetëpregatit nga “Pisi-denti” – Presidenti, me vëllaun e tij, Vuqiqin?!

Ndoshta!

Populli, i organizuar në lëvizje gjithë popullore me kërkesa legjitime, e të pandryshuara dhe të dedikuara do ta detyrojë Serbinë, Bashkësisë Ndërkombëtare se, ; “Kosova, ka pavaresinë që e ka shpallur në bashkpunim me juve dhe me aresyetimin ligjitim të Gjykatës Ndërkombëtare, dhe, kufijtë e Kosovës janë të panegociushëm, e të pandashëm” bazuar mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Por, edhe sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe, se me këta Kufijë, Kosova është njohur nga 116 shtete.
“Pisi-denti” i Kosovës, nuk e ka legjitimitetin të bisedojë më për kufijtë dhe nuk mundë të udhëheq kurrfar bisedimesh pa autorizimin e organit më të lartë legjislativ, Parlamentit dhe në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutese të Republikës së Kosovës.
 
Dhe, ai, “Pisi-denti”, shkeli Kushtetutën, shkeli Parlamentin, shkeli popullin, të cilin , as që e respektonë, as që e pyet dhe as që i përgjigjet. Ky, monstrum me emër shqiptari, tani ju njef vetëm juve zotëri të Bashkësisë Ndërkombëtare, që, disa nga ju edhe po i ipni përkrahje të keqes së madhe, jo paqes dhe ndal gjakëderdhjes.
 
Njohësit të çështjeve të Ballkanit! si analisti amerikan Daniel Server, i cili në dëgjimin e organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, para disa vjetve kur u folë rreth bisedimeve me Serbinë, athere patë deklaruar: “se këto bisedime i ngjajnë sikur kalit ta qitësh para karrocës, dhe se këto bisedime jo që nuk perfitonë Kosova por humbë shumë”.
 
Aresya ishte sepse e kuptueshme dhe e qartë se nuk ka bisedime pa njohje reciproke. I të njëjtit mendim është edhe profesori Univerzitetit të Kolumbias zoti Davd Filips.
Mirëpo, për mendimin tim dhe si konkluzion mendojë se vetëm Opozita e bashkuar ndershmërisht, e ka shansin e fundit që ta shpëtojë popullin!
 
Të shpëtojë Republikën e Kosovës të kapur e nëpërkëmbur, po nga këta që duke u thirrur në emër të “luftës”që gjoja e paskanë bërë, duhet të sillen tash edhe si monarkë, si pronar dhe, askush nuk mundet t’ja zërë rrugën, as gjykatësit as prokurorët dhe më në fundë, populli, duhet t’u nënshtrohet këtyre.

A ka mbet më shpresë për të mos e coptue Kosovën?!

Po! 

Sepse asesi! nuk ka për t’u bërë kurrë ashtu si ka biseduar Thaqi dhe Vuçiçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat