Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në tri rrugë të Pejës

Peja

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në tri rrugë të Pejës

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar  se është kthyer furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugëve “Azem Bejta”, “Mbreti Bardhyl” dhe “Tahir Coli”.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo kompani njoftoi se rrebeshi i mbrëmshëm i shiut dhe breshrit që pasoi me vërshime në Pejë, solli defekte edhe në sistemin e ujësjellësit në B.T. 'Asllan çeshme'.

Pas intervenimeve të menjëhershme dhe pas rreth 16 orë punë intensive të specialistëve të terrenit, “Hidrodrini”  thotë se tashmë furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer edhe për konsumatorët e 'Asllan çeshme'-së.

“Dëmtime të evidentuara dhe sanuara me intervenim në sistem furnizues brenda kësaj bashkësie, janë regjistruar në rrugët 'Azem Bejta', 'Mbreti Bardhyl' dhe 'Tahir Coli'.Respekt për ekipet e punonjësve të KRU 'Hidrodrini'. Të njejtit, gjatë punës, janë vizituar për tu mbështetur për angazhimin vetmohues edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena.Kompania mbanë të ngritur shkallën e gatishmërisë!:, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat