Thaçi në Gorazhdec të Pejës i qeras bashkëbiseduesit me birra

Peja

Thaçi në Gorazhdec të Pejës i qeras bashkëbiseduesit me birra

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 17:53
Hashim Thaçi në Gorazhdec të Pejës

Presidenti i republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot gjatë ditës ishte për vizitë në Pejë më saktesisht në Gorazhdec të Pejës.

Ai gjatë qendrimit të tij atje pati rastin të bisedoj me qytetaret e atij vendi për shumë preokupimet që kanë ata.

Ndër të tjera presidenti gjeti kohën edhe për ti qerosur me nga një birrë bashkëbiseduesit që ishin aty.

Ja shkimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Në Gorazhdec të Pejës pata rastin të bashkëbisedoj edhe me qytetarët e këtij vendbanimi piktoresk dhe të dëgjoj për jetën e tyre, për hallet dhe gëzimet. Siguria, ekonomia, pronat dhe kthimi i njerëzve në shtëpitë e tyre ishin hallet e tyre, sikur që janë gati për çdo qytetar të Kosovës. Vizitat e “gastarbajterëve”, gazmendet familjare ishin gëzimet e tyre, sikur që janë për çdo qytetar të Kosovës në këto ditë të bukura vere. Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë çelësi i jetës më të mirë në Kosovë dhe në rajon. Ky ishte mesazhi i kësaj vizite.
Në fund, pata kënaqësinë që bashkëbiseduesit t’i qeras me nga një birrë “Peja”. HTH

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat