Nderperje të rrymës gjatë tri dtiëve të ardhshme në rajonin e Pejës

Peja

Nderperje të rrymës gjatë tri dtiëve të ardhshme në rajonin e Pejës

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 22:24
Ilustrim

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT me datë 16, 17 dhe 18 tetor 2016, nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 17:00, do të bëhet shkyçja e linjes Zallq- Bllagac dhe linjës Gurakoc-Ferataj.

Ndërsa nga ora 07:00 deri në 10:00 do të çkyçet linja Gurakoc – Pejë 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët, institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Çkyçjet sipas njoftimit bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve në linjën e tensionit të lartë që lidhë Nënstacionet Peja 3 – Peja 1.

“Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti”, thuhet në njoftimin e KOSTT.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat